LIVE UPDATES
Bota

Refuzuan të japin dorëheqje pasi qeveria ua kërkoi! Kuvendi në Shkup, debat mbi interpelancat ndaj 5 anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Qeveria e Kryeministrit, Hristijan Mickovski pretendon se me largimin e prokurorëve dhe gjykatësve “të korruptuar” do të bëjë reforma në sistemin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit e filloi me anëtarët e Këshillit Gjyqsor, një organ që emëron dhe shkarkon gjykatësit në të gjitha nivelet.

11 Mars 2025, 20:34 Nga M.B
Refuzuan të japin dorëheqje pasi qeveria ua kërkoi! Kuvendi
Foto ilustruese

SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë së Veriut hapi të marten debatin mbi interpelancat ndaj pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilët refuzuan të japin dorëheqje pasi qeveria ua kërkoi këtë. Qeveria e Kryeministrit, Hristijan Mickovski pretendon se me largimin e prokurorëve dhe gjykatësve “të korruptuar” do të bëjë reforma në sistemin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit e filloi me anëtarët e Këshillit Gjyqsor, një organ që emëron dhe shkarkon gjykatësit në të gjitha nivelet.

Vesna Dameva, Tanja Çaçarova Ilievska, Milazim Mustafa, Pavlina Cërvenkovska dhe Selim Ademi janë pesë anëtarët e Këshillit për të cilët ligjvënësit e VMRO-DPMNE-së i kërkuan në interpelancë. 77 deputetë votuan për interpelancën ndaj zonjës Vesna Dameva, e cila deri para pak muajsh ishte kryetare e Këshillit. Interpelanca zhvillohet për secilin anëtar veç e veç.

Por, nuk është e qartë nëse interpelanca detyron shkarkimin e këtyre anëtarëve ose jo, teksa më tepër duket si një shtim i trysnisë ndaj tyre për t’u dorëhequr, sipas një analistëve.

VMRO-DPMNE-ja akuzon Këshillin Gjyqësor se ka rrënuar imazhin e gjyqësorit në vend duke ulur dhe besueshmërinë e qytetarëve në vetëm 2 – 3 përqind tek gjykatësit, një gjë që konfirmohet edhe nga anketat publike. Partia në pushtet akuzon pesë anëtarët e Këshillit se nuk kanë bërë asgjë për pengimin e këtyre “rrethanave negative në shoqëri”.

Vesna Dameva tha se nuk ka lejuar që trysnia dhe përulja e shprehur nga deputetë të parlamentit të ndikojnë në punën e ndershme dhe ndërgjegjen e saj, por se nuk ka mundur ta ndalojë dhimbjen që i është shkaktuar familjes së saj.

“Si është e mundur të shkelësh mbi njerëzit e gjallë?, pyeti ajo duke shtuar se “është e qartë se dëshira për pushtet është më e fuqishme se çfarëdo ndjenje dhe mjeti tjetër”.

Zonja Dameva theksoi se kishte ardhur në parlament jo për të mbrojtur veten por sundimin e ligjit, Kushtetutën dhe pushtetin gjyqësor dhe për t’iu kundërvënë një “raporti diskriminues”.

Ajo nënvizoi mirënjohjet, siç tha nga ana e misionit vlerësues të Bashkimit Evropian mbi punën e saj rreth reformave në gjyqësor, për çka “jam shumë krenare”, siç u shpreh.

“Problemi nuk do të zhgjidhet me anë të interpelancës. Në këtë mënyrë vetëm se thellohet problemi dhe bëhet një precedencë e rrezikshme që do të ketë pasoja afatgjata edhe ndaj gjyqsorit edhe ndaj shtetit”, tha Dameva, së cilës i kanë mbetur edhe nëntë muaj deri në përfundimin e mandatit.

Shumica parlamentare e cilësoi paraqitjen e zonjë Dameva si një fjalim politik. Jo të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor morën pjesë në interpelancat ndaj tyre në parlament. Ata thonë se është hera e parë kur parlamenti paraqet interpelancë ndaj anëtarëve të Këshillit dhe këtë akt e quajnë të paprecedent. Pesë anëtarë të Këshillit i zgjedh parlamenti, ndërkaq tetë të tjerët zgjidhen përmes konkursit nga vetë gjykatësit e të gjitha gjykatave të vendit./ VOA

shkup

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj