LIVE UPDATES
Bota

REL: Drithërat e Ukrainës në fokus të takimit Erdogan-Putin

Lideri turk shpreson që ta përdorë samitin joformal në resorin në Detin e Zi të Soçit si bazë për negociata të paqes të cilat po i debatojnë disa zyrtarë perëndimorë, por dy palët duan të mbajnë negociata vetëm sipas kushteve të tyre.

4 Shtator 2023, 11:40 Nga k.m.
REL: Drithërat e Ukrainës në fokus të takimit Erdogan-Putin
Foto ilustruese

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, takohet të hënën me homologun e tij rus, Vladimir Putin, me synim të ringjalljes së marrëveshjes për eksportin e drithërave ukrainase para nisjes së korrjeve gjatë vjeshtës. Ky do të jetë takimi i parë kokë më kokë mes Erdoganit dhe Putinit që nga tetori i vitit të kaluar dhe vjen në kohën kur forcat ruse po përballen me kundërofensivën ukrainase, që pas tre muajsh betejash brutale në frontin jugor të Ukrainës, ka nisur të shfaqë sukses.

Lideri turk shpreson që ta përdorë samitin joformal në resorin në Detin e Zi të Soçit si bazë për negociata të paqes të cilat po i debatojnë disa zyrtarë perëndimorë, por dy palët duan të mbajnë negociata vetëm sipas kushteve të tyre.

Erdogan është një prej liderëve të paktë të aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s që ka mbajtur të hapur qasjen me Putinin.

Dy liderët kanë raporte të ngushta, por duket se marrëdhënia e tyre është forcuar që kur Rusia nisi “operacionin e posaçëm ushtarak” – pushtimin e paprovokuar të Ukrainës – shkurtin e vitit të kaluar. Vendimi i Putinit për të ulur dhe vonuar pagesat e Turqisë për importet e gazit rus ka ndihmuar në lehtësimin e krizës ekonomike, që për pak ia humbi zgjedhjet presidenciale Erdoganit që u mbajtën në maj.

Ankaraja u kundërpërgjigj duke refuzuar që t’i bashkohet Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës dhe Turqia është bërë një shtet kyç për qasjen e Rusisë në mallra dhe shërbime. Por, Erdogani po ashtu ka irrituar Putinin pasi ka furnizuar Ukrainën me armë dhe ka mbështetur ambiciet e Kievit për t’u anëtarësuar në NATO. Kremlini është zemëruar veçanërisht kur Erdogani në korrik lejoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, - i cili ishte duke vizituar shtetin – të merrte në Ukrainë pesë komandantë që Rusia dërgoi në Turqi. Ky ishte një këmbim i madh të burgosurish. Komandantët ishte paraparë të qëndronin në Turqi dhe Kremlini paralajmëroi se kjo gjë “do të merret parasysh në marrëveshjet e ardhshme” me Erdoganin.

Megjithatë, Moska dhe Kievi tani po kërkojnë mbështetjen e Erdoganit sa i përket mosmarrëveshjeve të tyre për eksportin e drithërave dhe armiqësive në Detin e Zi. Rusia u largua nga marrëveshja për drithërat në korrik dhe që atëherë ka kryer sulme ajrore ndaj porteve ukrainase, ndërkaq Kievi ka kryer sulme përreth Detit të Zi.

Marrëveshja e drithërave ishte pakti i vetëm i arritur nga të dyja palët gjatë luftimeve.

Aftësia e Ukrainës për të eksportuar mbi 32 milionë tonë drithëra në bazë të marrëveshjes, bëri që të uleshin çmimet globale ushqimore dhe të lehtësohej gjendja me urinë në Afrikë dhe pjesë të Lindjes së Mesme.

Turqia dhe Kombet e Bashkuara ndihmuan në arritjen e marrëveshjes dhe tani Ankaraja po tenton që të rimarrë prestigjin diplomatik duke u bërë një ndërmjetëse kyçe mes Moskës dhe Kievit.

Erdogan dërgoi në Kiev dhe Moskë ministrin e tij të Jashtëm, Hakan Fidan, për të përgatitur bisedimet me Putinin dhe ka tentuar që të pengojë palët që të prezantojnë plane të reja për eksportin e drithërave të tyre.

Ukraina ka dërguar katër anije për të testuar një rrugë të re eksportuese që kalon përmes ujërave ndërkombëtare dhe më pas kalon përmes ujërave të kontrolluara nga anëtarët e NATO-s. Kjo rrugë është më pak e cenueshme nga sulmet ruse.

Video: Rrugë të reja për drithërat ukrainase

Moska po ashtu po shtyn përpara propozimin e saj për të furnizuar falas me ushqime Afrikën dhe për të dërguar drithëra me çmim të lirë, për përpunim në Turqi, në bazë të një marrëveshjeje të propozuar në të cilën është përfshirë edhe Katari. Vitin e kaluar, Rusia dështoi të largonte kufizimet indirekte ndaj eksporteve të saj të drithërave dhe plehrave, pasi Perëndimi ia ndaloi Moskës qasjen në sistemin ndërkombëtar të pagesave. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, po ashtu ka refuzuar një propozim të ri për marrëveshjen e drithërave të paraqitur nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Ende nuk ka asnjë garanci në këtë propozim, vetëm premtime”, deklaroi Lavrov./REL

marreveshja e dritherave recep tayyip erdogan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj