LIVE UPDATES
Bota

REL: Krijuesit e kartelave të rreme “Trump” filluan t’i fshijnë gjurmët digjitale

Dy ditë pasi REL-i publikoi detajet e një mekanizmi në internet, të krijuar me qëllimin që dhjetëra maqedonas - kryesisht nga qyteti i Velesit - të përfitonin para nga qytetarët amerikanë, përmbajtja nga shumica e kanaleve në platformën Telegram u fshi.

29 Shkurt 2024, 10:30 Nga N.F
REL: Krijuesit e kartelave të rreme “Trump” filluan t’i
Foto ilustruese

SHBA- “Do të kthehemi tri herë më të fortë, pa merak” - ishte mesazhi i lënë më 26 shkurt të këtij viti në njërin prej disa grupeve të mbyllura të Telegramit, përmes të cilit komunikonin “shitësit” maqedonas të kartelave false të debitit me imazhin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Siç konfirmoi Radio Evropa e Lirë, nga ky grup u fshi e gjithë përmbajtja. Dhe, ai nuk është i vetmi. Dy ditë pasi REL-i publikoi detajet e një mekanizmi në internet, të krijuar me qëllimin që dhjetëra maqedonas - kryesisht nga qyteti i Velesit - të përfitonin para nga qytetarët amerikanë, përmbajtja nga shumica e kanaleve në platformën Telegram u fshi. Në këtë rrjet, sipas gjetjeve të REL-it, ishin të përfshirë 69 individë dhe gjithsej 88 faqe interneti.

Një e treta e ueb-faqeve nuk ishin më aktive më 28 shkurt. Më saktësisht, nga gjithsej 88 ueb-faqet e gjetura nga gazetarët e REL-it, 23 u mbyllën, ndërsa opsionet e pagesës u çaktivizuan për 10. Hulumtimi i Radios Evropa e Lirë për shitësit e produkteve të rreme në Maqedoninë e Veriut, i cili u publikua më 26 shkurt, ndoqi gjurmët digjitale të një rrjeti individësh, të cilët krijuan oferta mashtruese për të shitur kartela me imazhin e Trumpit.

Përmes reklamave, qytetarëve amerikanë u thuhej se produktet e blera sot me imazhin e Trumpit, do të vlejnë miliona dollarë pas rikthimit të tij në pushtet. Por, në fakt, produktet e ofruara, si kartela, monedha, afishe, pulla e të tjera, nuk kanë asnjë vlerë. Rruga digjitale i çonte klientët nga ueb-faqet në platformën e pagesave të regjistruar në SHBA, CopeCart. Përfaqësuesit e kësaj platforme nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për këtë raportim.

Ann Bratton, 86 vjeçe, nga shteti amerikan Tenesi, bleu disa kartela false përmes reklamave dhe kësaj platforme pagese, dhe ndau përvojën e saj me REL-in. Viteve të fundit, ajo shpenzoi më shumë se 30.000 dollarë për kartela të ndryshme dhe produkte financiare. Platforma CopeCart nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse është në dijeni me rastin e Bartonit dhe si vepron në situata të tilla. REL-i zbuloi, gjithashtu, se 33 qytetarë maqedonas që shisnin kartela dhe monedha me imazhin e Trumpit, i tërhoqën produktet e tyre nga platforma CopeCart.

Qyteti i Velesit, i cili ka një popullsi prej pak më shumë se 45 mijë banorësh, u bë i famshëm para zgjedhjeve amerikane të vitit 2016, kur mediat botërore zbuluan se aty ishin krijuar më shumë se 100 ueb-faqe politike, ku shpërndaheshin lajme të rreme - zakonisht në favor të politikave të Trumpit. Ueb-faqet përdornin përmbajtje nga blogje jashtëzakonisht konservatore dhe i reklamonin ato përmes Facebookut, duke gjeneruar miliona shikime në muaj.

Marrë nga REL

trump kartela te rreme gjurme digjitale

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta