LIVE UPDATES
Bota

REL: Përse Kosova nuk është pjesë e OSBE-së?

Organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë numëron aktualisht 57 vende anëtare, që shtrihen në tri kontinente: Evropë, Amerikë e Veriut dhe Azi. Në mesin e tyre janë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, por jo edhe Kosova.

30 Nëntor 2023, 13:29 Nga r.ll
REL: Përse Kosova nuk është pjesë e OSBE-së?
foto ilustruese

KOSOVË- Për t’u bërë shtet anëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nevojitet pajtimi i të gjitha shteteve pjesëmarrëse.

Organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë numëron aktualisht 57 vende anëtare, që shtrihen në tri kontinente: Evropë, Amerikë e Veriut dhe Azi. Në mesin e tyre janë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, por jo edhe Kosova.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës - e shpallur në vitin 2008 - dhe kundërshton pjesëmarrjen e saj në organizata rajonale e ndërkombëtare. Për më tepër, ajo ka edhe mbështetjen e Rusisë, e cila po ashtu është anëtare e OSBE-së.

Në radhët e kësaj organizate janë edhe Greqia, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Spanja - pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën - ashtu si edhe shtete të tjera mosnjohëse.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë se a planifikon të aplikojë për anëtarësim në OSBE dhe ku e sheh pengesën kryesore në këtë proces, por nuk mori përgjigje. Ngjashëm, as misioni i OSBE-së në Kosovë nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment në lidhje me këtë temë, ndonëse konfirmoi marrjen e pyetjeve.

Çfarë bën OSBE-ja në Kosovë?

Këshilli i Përhershëm i OSBE-së mori vendim për themelimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë në korrik të vitit 1999 - pak javë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Misionit iu dha rol udhëheqës në çështjet që lidheshin me ndërtimin e institucioneve, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Ai është misioni më i madh në terren i OSBE-së, ndërsa mandati i tij është i përcaktuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe në vendimin numër 305 të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së. Misioni, aktualisht, ka pesë qendra rajonale - në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

Në ueb-faqen e tij thuhet se ai është veçanërisht i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, monitorimin e gjyqësorit, lirinë dhe zhvillimin e medias, promovimin e mekanizmave kundër diskriminimit, përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën politike dhe publike e të tjera.

Misioni i OSBE-së, po ashtu, bashkëpunon dhe mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me qëllim të, siç thuhet, forcimit të kapaciteteve të tyre, në përputhje me standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Misioni mbështet edhe zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Aktualisht, në krye të tij është ambasadori Michael Davenport, diplomat britanik i karrierës.

Kosova nuk merr pjesë në samitin në Shkup

Duke mos qenë anëtare e OSBE-së, Kosova nuk merr pjesë në takimin ministror të kësaj organizate që zhvillon punimet sot dhe nesër në Shkup të Maqedonisë së Veriut - vendit që aktualisht kryeson OSBE-në.

Samiti mbledh 76 delegacione nga 57 vende anëtare të OSBE-së dhe shtete partnere. Në mesin e të pranishmëve është edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Por, vëmendjen e mediave e mori prania e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Edhe pse i sanksionuar nga Perëndimi, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, Maqedonia e Veriut e lejoi pjesëmarrjen e tij në samit. Për rrjedhojë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, njoftoi se nuk do të jetë i pranishëm.

Pjesëmarrja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Vitin e kaluar, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin Evropës dhe në Bashkimin Evropian. Në gati 16 vjet pavarësi, vendi ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare - në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Kosova nuk është ende as anëtare e Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) e të tjera. Pavarësia e Kosovës njihet nga 117 shtete.

Serbia, në disa raste, ka zhvilluar fushatë kundër njohjes apo për çnjohje të Kosovës, përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”./REL

osbe kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj