LIVE UPDATES
Bota

REL: “Pikënisja s’është e njëjtë” - Gratë nga pakicat etnike sfidojnë botën e biznesit

Angazhimi iu shpërblye Albanës në vitin 2021, kur mori përkrahje nga Fondacioni Jahjaga - një organizatë joqeveritare me seli në Prishtinë - për ta hapur biznesin e saj, Elava.

27 Mars 2024, 18:47 Nga h.k
REL: “Pikënisja s’është e njëjtë” -
Foto ilustruese

KOSOVË-Në fshatin Klinafc të Klinës - pjesa perëndimore e Kosovës - adresë e shumë grave të komunitetit egjiptian ishte bërë tani 33-vjeçarja Albana Rahishtaj.

Ne s’dimë të flasim. Duam të punojmë, por nuk kemi shkollë të kryer”, kujton Albana t’i kenë thënë shumë gra gjatë vitit 2021, në mbledhje të ndryshme që kishin zhvilluar në tentim për të gjetur punë.

Albana kishte kohë që punonte. Herë në pastrim të shtëpive e herë në dyqane të ndryshme. Ajo thotë se motivin për të arritur diçka në jetën e saj, e ka pasur gjithmonë.

Unë jam marrë me aktivitete, kam shkuar nëpër fondacione, kam marrë vesh qysh po bëhet puna për punësimin e të rinjve tonë [të komunitetit egjiptian]. E kam përfunduar shkollimin, thjesht kam qenë e gjindshme”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Angazhimi iu shpërblye Albanës në vitin 2021, kur mori përkrahje nga Fondacioni Jahjaga - një organizatë joqeveritare me seli në Prishtinë - për ta hapur biznesin e saj, Elava.

Bashkë me tetë gra të tjera të komunitetit egjiptian, Albana mori pajisjet që iu dhuruan dhe nisi të kërkonte kliente për biznesin e saj të ri, që merrej me pastrim të shtëpive.

Paragjykimet që mund t’i kenë pasur të tjerët, nuk i bënin përshtypje, pasi që thotë se ishte shumë e sigurt në qëllimin e saj.

“Unë e ndiej veten edhe paksa krenare. Kam qenë një shtytje e madhe për komunitetin tonë. Jam punësuar, e kam pasur lirinë të dal e të punoj”, thotë Albana.

Por, jo të gjitha gratë e komuniteteve etnike minoritare në Kosovë e kanë pasur fatin e saj.

Sipas një raporti të Institutit për Studime të Avancuara Gap në Prishtinë, të publikuar në shkurt të këtij viti, sfidat për bizneset në pronësi të grave që vijnë nga komunitetet etnike minoritare në Kosovë, janë të shumëllojshme.

Shumica e atyre që janë përmendur në këtë raport, kanë të bëjnë me sfidat financiare, si: vështirësitë deri në arritjen e marrëveshjeve me shitës të mëdhenj, mungesa e trajnimeve për marketing digjital, problemet në blerjen e pajisjeve, etj.

Sipas Ernera Dushicës, hulumtuese në Institutin Gap, një prej arsyeve pse biznese si Elava nuk ndiejnë shumë paragjykime, është se operojnë brenda një tregu që perceptohet në shoqëri si më i përshtatshëm për gratë.

Si sektorë të tillë ajo veçon, ndër të tjerë, gastronominë, pastrimin dhe lulishtet.

Për më tepër, ajo thotë se gratë nuk janë shumë të vetëdijshme për paragjykimet që i përjetojnë, sa janë për sfidat financiare.

“Kur i kemi pyetur se a vëreni dallime në bazë të gjinisë, ato kanë thënë fillimisht ‘jo’. Por, kur i kemi pyetur për lidhjen e kontratave me blerës me shumicë, na kanë thënë ‘jo, unë duhet ta marr burrin me vete’ sepse shumë burra u thonë që nuk bëjnë biznes me gra”, thotë Dushica për REL-in.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) nga tremujori i parë i vitit 2023, mbi 51 për qind e burrave dhe rreth 18 për qind e grave në Kosovë janë të punësuar.

Po i njëjti raport tregon se edhe trendi i vetëpunësimit, përmes krijimit të bizneseve, është më i theksuar në mesin e burrave.

Dushica thotë se gratë janë më shumë të angazhuara në tregun joformal të punës në Kosovë dhe, për këtë arsye, kanë edhe problem në marrjen e kredive, të cilat do t’i ndihmonin në rritjen e biznesit.

“Mungesa e pasurisë formale dhe pronësisë së tokës përbën një pengesë për qasje në kredi. Gratë zotërojnë vetëm 15 për qind të pronave në Kosovë. Pikënisja s’është e njëjtë, se grave, për ta marrë një kredi për biznes, u duhet ta sigurojnë disi atë”, thotë ajo.

Sipas të dhënave të Institutit Gap, rreth 18 për qind e bizneseve të regjistruara në Kosovë, janë në pronësi të grave.

Shifra bie në pak mbi pesë për qind kur merren parasysh vetëm bizneset e udhëhequra nga gratë e komuniteteve etnike minoritare.

Një ndër faktorët që ndikon në përqindjen e ulët të kredive të marra nga gratë, është mungesa e pasurisë që kanë në emër të tyre, për ta siguruar marrjen e kredisë në bankat komerciale, sipas Dushicës.

Albana, si drejtuese e kompanisë Elava në Klinë, thotë se po të mos i ishin dhuruar pajisjet, për të do të ishte e vështirë të hapte biznes.

“Kur kam pastruar vetë, nuk i kam pasur pajisjet e mia. Por, ende jam e re dhe kam qejf t’i arrij disa gjëra që nuk kam arritur t’i bëj më herët”, thotë Albana.

Kjo 33-vjeçare e pranon se është përballur me sfida të ndryshme gjatë fillimit të biznesit të saj, por thekson se dyshimet e të tjerëve nuk ia kishin mposhtur asnjëherë motivin për të punuar.

“Çdo sukses mund të arrihet, vetëm të mos dorëzohesh. Çdo ëndërr mund të preket, edhe qielli me dorë, nëse është sipas qejfit dhe vullnetit të vet”, thotë ajo./REL 

klina kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj