Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Se a do të bëjë ndonjë hap në këtë drejtim, tash për tash nuk është e qartë. Interesimit të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje nuk iu përgjigj as Qeveria e Kosovës, as Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
KOSOVË- Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pritja e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE) do të shndërrohet në një “sëmundje të gjatë” dhe me “kosto të lartë”, thotë Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.
Se a do të bëjë ndonjë hap në këtë drejtim, tash për tash nuk është e qartë. Interesimit të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje nuk iu përgjigj as Qeveria e Kosovës, as Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Çështja e Asociacionit e la Kosovën jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, kur edhe do të vendosej për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.
Kusht i disa vendeve anëtare të saj, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ishte që Kosova ta çonte së paku për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut të diplomatëve perëndimorë për Asociacionin.
Vetëm 24 orë përpara se të mblidheshin ministrat e Këshillit të Evropës, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se vendi është duke përgatitur një draft-statut të vetin, bazuar në modelin e një organizate gjermane, për ta dorëzuar në Kushtetuese deri në fund të majit.
Njoftimi i saj nuk i ndryshoi zhvillimet në KiE, sepse u konsiderua i vonshëm.
Rrjedhimisht, Gërvalla tha se oferta e Kosovës “e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën”.
REL-i e pyeti MPJD-në nëse kjo nënkupton heqjen dorë nga hartimi i draft-statutit, por nuk mori përgjigje.
Shasha thotë se nëse Qeveria e Kosovës nuk e dërgon draft-statutin në Kushtetuese, siç u zotua, do të ketë pasoja për vetë Kosovën.
Sipas tij, duke mos bërë hapa konkretë, vendi rrezikon të shkojë drejt një situate të ngjashme me atë të vitit 2016, kur nuk e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje nga Kuvendi i Kosovës ishte kusht për heqjen e regjimit të vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës.
Për pasojë, thotë Shasha, Kosova i humbi gati 8 vjet, derisa siguroi udhëtimin pa viza nga 1 janari i këtij viti.
Ai thotë se situatë e ngjashme mund të ndodhë edhe me anëtarësimin në KiE - organizatën lidere në kontinent për të drejtat e njeriut.
Për më tepër, shton ai, situata mund të ndikojë edhe në kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe ta frenojë atë edhe në proceset e tjera integruese.
Formimi i Asociacionit, thotë Shasha, “është i pashmangshëm”.
“Nga kjo punë, epilog tjetër s’ka. Siç thotë fjala popullore: ‘mund të ketë vonim, por shpëtim nuk ka’. Mund të provohet të bëhen të gjitha manovrat politike, por ikje nga përgjegjësia për ngritjen e Asociacionit, nuk ka”, thotë ai.
Për Belgzim Kamberin, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari” në Prishtinë, Kosova tashmë e humbi rastin që u desh ta shfrytëzonte për anëtarësim në KiE.
“Tash, këtu kemi një lloj moskuptimi dhe kundërthënieje të thellë midis Quint-it [SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë] dhe Qeverisë së Kosovës, lidhur me atë se për cilin draft-statut [të Asociacionit] po flitet”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.
Këtë, sipas tij, e dëshmon edhe fakti se Kosova nuk e dërgoi draft-statutin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese edhe me koston e mospranimit në KiE.
“...pra, nuk është e gatshme fare ta themelojë Asociacionin ose po taktizon në kuptimin që për të [Qeverinë e Kosovës], themelimi i Asociacionit në këmbim me Këshillin e Evropës është ‘pazar i vogël’”, thotë Kamberi pa specifikuar më shumë.
Marrë parasysh zhvillimet në terren, njohësit e çështjeve politike, megjithatë, shprehen skeptikë për ndonjë hap të shpejtë konkret në drejtim të themelimit të Asociacionit.
Në Kosovë, gjithnjë e më shumë, është duke u diskutuar mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.
Bashkimi Evropian, po ashtu, është në fazën e procesit zgjedhor, në të cilën marrin pjesë aktive edhe disa prej figurave kryesore të institucioneve të BE-së./REL
foto ilustruese BRAZIL- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brazil ku një 16-vjeçar ka vrarë prindit e tij dhe motrën. Si&cc...
Ivan Anushiç KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiç ka thënë se situata në Kosovë dhe raj...
Nicole Chulick dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim Zëvendës ndihmës Sekretare...
foto ilustruese SHBA- Ozempic 2.0? Studiuesit thonë se kanë gjetur një përdorim të ri për GLP-1 i cili është h...
ish-kreret e UÇK-sç HAGË- Ditën e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhd...
foto ilustruese KOSOVË- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se është i zhgënjyer që Policia e Kosovës ka ndërmarr...
foto nga portali SHBA- Portali i drejtpërdrejtë video midis Dublinit dhe Nju Jorkut është rihapur pasi u mbyll përkohësi...
Anija Dali SHBA- Anija që u përplas në Urën Francis Scott Key në Baltimore nisi sërish lundrimin të hënën...
pamje nga vendngjarja TAJVAN- Një video e tmerdhme ëshë publikuar në rrjete sociale ku një burrë sulmon me thikë pasagje...
Asambleja e OKB-së PALESTINË- Spanja dhe Irlanda janë dy shtete që kanë nxitur iniciativën e njohjes së Palestinës ...