LIVE UPDATES
Bota

REL: Pse u zhvendos në Prishtinë pllaka përkujtimore e ushtarëve serbë të Luftës së Parë Botërore?

Reagimi i Ambasadës së Francës vjen pasi ishte zhvendosur një monumet i ushtarëve të rënë serbë në Luftën e Parë Botërore 1912-1918, gjë që shkaktoi reagime në mesin e komunitetit serb në Kosovë.

15 Nëntor 2023, 22:55 Nga r.ll
REL: Pse u zhvendos në Prishtinë pllaka përkujtimore e
Pllaka e ushtarëve të rënë serbë

KOSOVË- Ambasada e Francës në Prishtinë njoftoi mbrëmjen e 15 nëntorit se do të shqyrtojë mundësitë teknike që të gjitha monumentet në varrezat në Prishtinë të kthehen në vendet e tyre të mëparshme, pllakën e re përkujtimore në nderim të ushtarëve francezë që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në kuadër të KFOR-it.

Kjo ambasadë po ashtu shprehu keqardhje për polemikën e shkaktuar në publik pas riorganizimit të monumenteve në varrezat ortodokse në Prishtinë.

Reagimi i Ambasadës së Francës vjen pasi ishte zhvendosur një monumet i ushtarëve të rënë serbë në Luftën e Parë Botërore 1912-1918, gjë që shkaktoi reagime në mesin e komunitetit serb në Kosovë.

Si erdhi deri te kjo?

Ky monument gjendet në varrezat ortodokse në Prishtinë, në vendin ku janë varrosur ushtarët serbë të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore. Pikërisht në këtë vend, disa vite më parë, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë festuan Ditën e Armëpushimit.

Dita e Armëpushimit shënohet në të gjithë botën më 11 nëntor për të përkujtuar nënshkrimin e armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Kjo ditë shënohet në të gjithë Evropën dhe vendet e Komonuelthit e festojnë atë si Ditën e Përkujtimit, amerikanët si Ditën e Veteranëve ose Ditën e Përkujtimit.

Deri para pak kohësh pranë atij monumenti ishte edhe një pllakë përkujtimore kushtuar ushtarëve francezë të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore. Midis këtyre monumenteve është një më i vogël që nderon ushtarin e rënë gjerman më 2015.

Dita e Armëpushimit u festua edhe këtë vit, më 11 nëntor. Mirëpo, në vendin ku dikur ishte një monument kushtuar ushtarëve serbë, tani gjendet një pllakë përkujtimore kushtuar ushtarëve francezë të vrarë në Kosovë.

Ndërsa, pllaka përkujtimore për ushtarët serbë është zhvendosur nga ana e varrit.

Ishin fotot e publikuara nga ambasadat nga shënimi i sivjetshëm i Ditës së Armëpushimit që shkaktuan reagime të furishme në mesin e komunitetit serb, pasi në to nuk u pa pllaka përkujtimore për ushtarët serbë në vendin ku kishte qenë paraprakisht.

Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në një komunikatë të përbashkët për media kanë pranuar se monumenti i luftëtarëve të rënë serbë në Luftën e Parë Botërore është zhvendosur me iniciativën e tyre.

Siç thonë ata, “në vitet e fundit, dhe veçanërisht në vitin 2022, kjo ceremoni e përbashkët franko-gjermane u njollos nga polemika në media të caktuara në Kosovë në lidhje me praninë e një stele [pllakë përkujtimore] për nder të ushtarëve serbë që vdiqën mes viteve 1912 dhe 1918”.

“Serbia dhe Franca kanë qenë aleate gjatë Luftës së Parë Botërore. Kjo polemikë ishte e padenjë për kujtimin e të gjithë ushtarëve: ushtarëve francezë, gjermanë dhe serbë të rënë në Luftën e Parë Botërore, por edhe 18 ushtarëve francezë që vdiqën gjatë shërbimit në KFOR, në mbrojtje të të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

“Vendosja e një stele të re në përkujtim të sakrificës së të gjithë ushtarëve francezë në Kosovë është bërë me iniciativën e Ambasadës së Francës. Më pas, në shenjë respekti për ushtarët serbë, stela është zhvendosur vetëm disa metra, me respektin më të madh pas njoftimit të Komunës. Asnjë trup i vetëm i një ushtari nuk u zhvendos. Kjo stelë mbetet plotësisht e dukshme në të njëjtin vend”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadave të Francës dhe Gjermanisë në Kosovë.

Aty shtohet se ambasadat janë “të zhgënjyera që ky gjest u keqinterpretua dhe çoi në shfrytëzim politik”.

Reagimet që pasuan

Famullitari i Kishës Ortodokse në Prishtinë, Stanisha Arsiq, ishte i pari që vuri në dukje zhvendosjen e monumentit nëpërmjet një komunikate për media, duke thënë se rastin e ka raportuar në polici dhe se i është thënë se ambasadat e Francës dhe Gjermania e kishin iniciuar një gjë të tillë.

Pastaj Dioqeza e Rashkës-Prizrenit bëri të ditur se askush nuk është konsultuar me komunitetin serb që i shfrytëzon varrezat, e as me Kishën Ortodokse Serbe, e cila “përkujdeset shpirtërisht për varrezat ortodokse në Kosovë”, në lidhje me zhvendosjen e monumentit të ushtarëve të rënë serbë.

Njoftimi përfundon se kjo mënyrë tregon “mosrespekt” ndaj një memoriali në varrezat ortodokse dhe se bëhet fjalë për “rishkrimin e historisë”.

Përveç Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, kanë reaguar edhe partitë politike serbe, aktivistë politikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucione të Serbisë.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit, ka kërkuar nga ambasadori francez dhe ai gjerman që monumentin e zhvendosur ta kthejnë në vendin e tij origjinal, mbi varrin ku janë varrosur eshtrat e ushtarëve serbë të vrarë në Luftën e Parë Botërore.

Në njoftim thuhet se presin një falje nga Ambasada franceze dhe ajo gjermane.

Demokracia Serbe, e cila së fundi u shndërrua në parti nga Iniciativa Qytetare për Mbijetesë Serbe, vlerësoi se zhvendosja e monumentit “thellon edhe më tej mosbesimin e popullit serb ndaj ambasadave të huaja në Kosovë dhe autoriteteve të Kosovës”.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e cilësoi heqjen dhe zhvendosjen e pllakës përkujtimore për ushtarët serbë si fshirje të të gjitha gjurmëve të ekzistencës serbe në Kosovë dhe rishkrim brutal të historisë.

Ndërkohë, Dragisha Mijaçiq, koordinator i grupit punues të Beogradit për Kapitullin 35 të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, nisi një peticion online më 13 nëntor për ta kthyer monumentin ushtarëve të rënë serbë në vendin e tij.

Peticioni, i cili deri më tani është nënshkruar nga rreth 2.500 persona, kërkon gjithashtu një falje publike nga dy ambasadorët për veprimin e tyre të pamenduar. Prishtina zyrtare nuk është deklaruar për këtë çështje./REL

pllaka e ushtarëve serbë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj