LIVE UPDATES
Bota

REL/ Refugjatët afganë të frikësuar nga hakmarrja pas sulmit në Uashington

Departamenti i Sigurisë tha se i dyshuari është Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, konfirmoi po ashtu vdekjen e Beckstrom përmes një postimi në rrjete sociale.

30 Nëntor 2025, 12:06 Nga E.d
REL/ Refugjatët afganë të frikësuar nga hakmarrja pas sulmit
Foto ilustruse

Shtetet e Bashkuara njoftuan për ndalimin e të gjitha kërkesave për imigrim që lidhen me Afganistanin pasi një shtetas afgan qëlloi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare, pranë Shtëpisë së Bardhë të mërkurën. Një anëtare e Gardës më pas vdiq nga plagët e marra. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 27 nëntor se Sarah Beckstrom, 20 vjeçe, vdiq nga plagët e marra pasi u qëllua me armë zjarri. Departamenti i Sigurisë tha se i dyshuari është Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, konfirmoi po ashtu vdekjen e Beckstrom përmes një postimi në rrjete sociale. Pjesëtari tjetër i Gardës, Andrew Wolfe, 24-vjeçar, “po lufton për jetën e tij”, tha Trump.

Lakanwal u plagos gjatë këmbimit të zjarrit me pjesëtarë të tjetër të Gardës Kombëtare, kur edhe u arrestua më 26 nëntor. Trump, i cili ishte në pronën e tij në Florida në kohën e sulmit, i ka cilësuar të shtënat si “akt të ligësisë, të urrejtjes dhe akt të terrorit”. Udhëheqësi amerikan tha se Lakanwal kishte shkuar në SHBA në shtator të vitit 2021 në një “nga ato fluturimet famëkeqe” – referencë për evakuimin e afganëve pasi talibanët morën kontrollin e shtetit pas tërheqjes amerikane.

Ai shtoi se administrata e tij do të “rivlerësojë” të gjithë afganët që kanë shkuar në SHBA gjatë presidencës së Joe Bidenit. Agjencia e Shërbimeve për Shtetësi dhe Imigracion e SHBA-së se “menjëherë, përpunimi i të gjitha kërkesave të imigracionit që lidhen me shtetasit afganë ndërpritet, duke pritur rishikimin e mëtejshëm të protokolleve të sigurisë dhe verifikimit”.

“Mbrojtja dhe siguria e atdheut tonë dhe e popullit amerikan mbetet fokus dhe misioni ynë kryesor”. Lakanwal kishte shërbyer për një dekadë në ushtrinë afgane, duke mbështetur atëbotë forcat speciale amerikane që gjendeshin në Afganistanin e shkatërruar nga lufta. Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Lakanwal po ashtu kishte punuar për CIA-n dhe ushtrinë amerikane në kohën kur ishte në Afganistan.

Frikë nga hakmarrja

Afganët në SHBA thanë se kishin frikë se të shtënat në Uashington do të rrisin presionin ndaj tyre dhe mund t’i shndërronin ata në cak të sulmeve hakmarrëse.

“Kam një vit që jam në SHBA si refugjat dhe ende nuk kam marrë green card, dhe tani jam shqetësuar shumë”, tha për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë një afgan që aktualisht jeton në Kaliforni.

“Jo vetëm unë, por të gjithë afganët këtu janë të shqetësuar. Ne kemi frikë se do të dëbohemi ose do të përballemi me probleme të tjera, sepse kemi ardhur këtu nga Afganistani me shumë vështirësi. Ka shumë rrezik për ne në Afganistan”, shtoi refugjati, i cili kërkoi të mos identifikohej. Një tjetër refugjat, i cili iku drejt Pakistanit fqinj, tha se jehona e të shtënave u ndie në gjysmën e botës.

“Shita gjithçka që kisha në Afganistan dhe erdha në Pakistan me familjen time me shpresën se e ardhmja jonë do të ndryshonte dhe se do të shpërnguleshim në Amerikë”, tha ai, duke folur për zhvendosjen në Islamabad pasi kishte punuar me forcat amerikane për gati dy dekada teksa forcat ndërkombëtare mbështesnin një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Bëmë gjithçka që mundëm, por kemi qëndruar këtu duke pritur me dëshpërim. Ata duhet të ndëshkojnë një person dhe jo të gjithë afganët të ndëshkohen për shkak të veprimeve [të sulmuesit]”.

Refugjatët afganë veçse po përballeshin me presion në SHBA pas skadimit të statusit të tyre nën Programin e Mbrojtjes së Përkohshme (TPS) më 14 korrik. Ky ndryshim prek rreth 9.000 deri në 12.000 afganë që jetojnë dhe punojnë ligjërisht në SHBA, në bazë të këtij programi. Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha në një deklaratë se përfundimi i TPS-it bazohet në vlerësimin se kushtet në Afganistan “janë përmirësuar mjaftueshëm” dhe nuk përmbushin më kërkesat ligjore për TPS-së.

Dislokimi i Gardës Kombëtare

Sulmi i 26 nëntorit, i cili ndodhi pranë një stacioni metroje disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, pritet gjithashtu të rikthejë vëmendjen te veprimi i kontestuar i Trumpit për të dislokuar Gardën Kombëtare në disa qytete kryesore të SHBA-së, pasi presidenti amerikan ka deklaruar se po përpiqet që të ulë nivelin e kriminalitetit në mbarë vendin.

Si përgjigje ndaj të shtënave, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se në kryeqytetin amerikan do të dërgohen edhe 500 trupa të Gardës Kombëtare. Në Uashington, veçse janë vendosur mbi 2.000 trupa të Gardës. Kryetarja e Uashingtonit, Muriel Bowser, e cila ka pasur hapur mosmarrëveshje me administratën e Trumpit për vendosjen e Gardës Kombëtare në kryeqytet, e përshkroi sulmin si “të tmerrshëm dhe të papranueshëm” dhe shtoi se “i dyshuari ndodhet në paraburgim për këtë sulm të qëllimshëm dhe do të ndiqet penalisht”./REL

shtetet e bashkuara afganë uashington

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj