LIVE UPDATES
Bota

REL: Sofja refuzon kërkesën e Shkupit për kërkim-falje për deportimin e hebrenjve

Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka marrë pjesë në manifestimin përkujtimor në Sofje për shpëtimin e hebrenjve bullgarë, por nuk ka nderuar kujtimin e të dëbuarve.

13 Mars 2023, 22:21 Nga k.m.
REL: Sofja refuzon kërkesën e Shkupit për kërkim-falje
Foto ilustruese

Autoritetet bullgare nuk pajtohen me qëndrimin e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, se Sofja duhet të kërkojë falje për deportimin e hebrenjve në vitin 1943 nga territori i Maqedonisë së atëhershme për në kampin shfarosës Treblinka në Poloni. Sofja njeh faktin e dëbimit të hebrenjve nga territoret që ishin nën kontrollin e saj në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, por jo përgjegjësinë për të. Çdo vit në mars, ajo përkujton vetëm shpëtimin e hebrenjve, por jo edhe përgjegjësinë për dëbimin dhe vrasjen e mijëra të tjerëve në kampet e përqendrimit.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka marrë pjesë në manifestimin përkujtimor në Sofje për shpëtimin e hebrenjve bullgarë, por nuk ka nderuar kujtimin e të dëbuarve.

“Përpjekjet për të fajësuar janë një manifestim i mungesës së respektit për hebrenjtë e shpëtuar dhe për veprën morale të Bullgarisë së vogël gjatë Luftës së Dytë Botërore,”- deklaroi Radev, në fjalimin e tij, por pa hyrë në detaje lidhur deportimin e hebrenjve.
Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, tha të dielën se për të pasur pajtim duhet të kërkohet falje për rolin e qeverisë profashiste të Sofjes në atë kohë në deportimin e hebrenjve nga territori maqedonas.

“Drejtësi do të thotë të njohësh dhe emërtosh të vërtetën që ajo të respektohet nga të gjithë. Që të ketë pajtim, duhet kërkuar falje për rolin e qeverisë profashiste në atë kohë në Sofje në dëbimin e hebrenjve maqedonas”, tha Pendarovski, në manifestimin e mbajtur në Shkup kushtuar 80-vjetorit të dëbimit dhe vrasjes të hebrenjve.

Eurodeputeti bullgar, Angel Xhambaski, që në publik në disa raste ka demonstruar pretendime territoriale dhe gjuhë urrejtjeje me hartën e Bullgarisë së Madhe dhe me pikëpamjet se Maqedonia e Veriut është Bullgari, shkroi në rrjetet sociale se Pendarovski me këtë kërkesë ka treguar “arrogancë skandaloze antibullgare”. Xhambaski shkroi se autoritetet në Shkup po përpiqen të mohojnë, sipas tij, meritën e padiskutueshme historike të kombit bullgar, i cili kundërshtoi Hitlerin dhe shpëtoi hebrenjtë në Bullgari.

“Të fajësosh vetëm Bullgarinë për deportimin e hebrenjve nga Maqedonia e Veriut para 80 vjetësh është joserioze”, tha Angel Dimitrov, bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Shkupit dhe Sofjes. Në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve, BTA, Dimitrov tha se një deklaratë e tillë është jo vetëm e papranueshme, por edhe e pasaktë, sipas tij.

“Të flasësh kështu për Bullgarinë është jashtëzakonisht e papranueshme, madje e pasaktë nga një politikan me përgjegjësi të madhe, qëllimi i të cilit duhet të jetë vendosja e marrëdhënieve të mira diplomatike mes dy vendeve tona”, u shpreh Dimitrov. Një vizitor në Muzeun e Holokaustit në Shkup, ku janë vendosur portretet e hebrenjve që vdiqën në kampin e përqendrimit Treblinka. Ai tha se mbi 10.000 hebrenj me ndihmën e përfaqësive diplomatike bullgare në Evropë arritën të merrnin dokumente dhe përmes Bullgarisë të merrnin rrugën e shpëtimit.

"T'i atribuosh fajin Bullgarisë është joserioze, sepse deportimi u bë me urdhër dhe nën kontrollin e përfaqësuesve të Gjermanisë naziste", deklaroi Dimitrov për agjencinë e lajmeve BTA.

“Atëherë nuk kishte shtet maqedonas, ata ishin qytetarë të Jugosllavisë. Dhe Jugosllavia jo vetëm që po dëbonte hebrenjtë e saj, por mburrej se ishte vendi i parë që zgjidhi çështjen hebraike. Në territorin e Serbisë ka kampe përqendrimi, në të cilat hebrenjtë vendas janë shfarosur në masë”, u shpreh Dimitrov.

Por, ndryshe nga Dimitrov, një historian tjetër bullgar, Mihail Ivanov, e mbështeti thirrjen e Pendarovskit drejtuar zyrtarëve bullgarë për kërkim të faljes për depërtimin e hebrenjve. Efraim Zurof, historian izraelit nga SHBA-ja, ishte i pranishëm në Shkup në manifestimin e 80-vjetorit të Holokaustit. Ai tha për mediat në Shkup se hulumtimet që ka bërë, dëshmojnë se “deportimi i hebrenjve nga Maqedonia e atëhershme është bërë nga Bullgaria fashiste”.

“Unë e kam hulumtuar këtë situatë, të kaluarën me Holokaustin në Maqedoni dhe e di shumë mirë se kush është përgjegjës për deportimin e hebrenjve nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi. Në Treblinka u dërguan 11.343 hebrenj dhe asnjë prej tyre nuk është kthyer. Njerëzit përgjegjës për këtë janë okupatorët bullgarë. Ata i kanë bërë deportimet. Ata e bartin përgjegjësinë për këtë krim të tmerrshëm,”- deklaroi Zurof. Goran Sadikaroi, drejtor ekzekutiv i Fondit të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë së Veriut, tha për Radion Evropa e Lirë se deportimi i hebrenjve është bërë nga autoritetet bullgare, të cilat gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin rreshtuar përkrah Gjermanisë fashiste.

“E vërteta është një. Është fakt i pamohueshëm se Bullgaria në vitin 1941 e ka okupuar Maqedoninë pas çka edhe kanë filluar dëbimet dhe vrasjet masive të hebrenjve”, theksoi Sadikaroi. Sipas tij, më 11 mars të vitit 1943 ushtria dhe policia bullgare me dhunë i ka dëbuar hebrenjtë nga shtëpitë e veta dhe më 22, 25 dhe 29 mars ata u deportuan nga Maqedonia e atëhershme në kampin shfarosësh nazist në Treblinka. Nga Maqedonia u deportuan 7.144 hebrenj dhe asnjë prej tyre nuk u kthye i gjallë./REL

stevo pendarovski

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj