LIVE UPDATES
Bota

REL: Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza për t’i hapur rrugë "pronësisë" amerikane

Trump tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara, pas më shumë se një viti luftë mes Izraelit dhe Hamasit, të cilin SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.

5 Shkurt 2025, 14:31 Nga M.B
REL: Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza për t’i
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, mbajnë konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, më 4 shkurt 2025.

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli më 4 shkurt një propozim, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor bregdetar dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.

Trump tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara, pas më shumë se një viti luftë mes Izraelit dhe Hamasit, të cilin SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.

Trump e bëri këtë propozim gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se një hap kaq drastik është i nevojshëm, sepse idetë e tjera për t’i dhënë fund konfliktit dekadësh mes palestinezëve dhe izraelitëve nuk kanë funksionuar.

Propozimi i tij për Gazën do të nënkuptonte se SHBA-ja do ta ketë atë nën kontroll, si dhe do të përmbyste politikën amerikane afatgjate që mbështeste zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Trump tha se SHBA-ja do të punojë për çmontimin e të gjitha bombave të pashpërthyera dhe armëve të tjera në këtë territor, si dhe për pastrimin e ndërtesave të shkatërruara, para se ta zhvillojë ekonomikisht zonën.

“Nëse është e nevojshme, ne do ta bëjmë këtë. Do ta marrim atë pjesë, do ta zhvillojmë, do të krijojmë mijëra e mijëra vende pune dhe do të jetë diçka për të cilën e gjithë Lindja e Mesme mund të ndihet krenare”, tha Trump.

Presidenti nuk dha menjëherë detaje mbi vendet ku palestinezët do të zhvendoseshin, por tha se do të mbështeste vendosjen e tyre “në mënyrë të përhershme” në shtete të tjera. Më herët gjatë ditës, ai përsëriti thirrjen e tij që Jordania, Egjipti dhe shtetet e tjera arabe t'i pranojnë palestinezët nga Gaza.

Hamasi ka këmbëngulur se dëshiron të mbetet në Gazë. Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, e dënoi më herët thirrjen e Trumpit për largimin e palestinezëve si një “dëbim nga toka e tyre”. Në një deklaratë të lëshuar pas njoftimit të Trumpit, Hamasi e hodhi poshtë idenë që palestinezët duhet të largohen nga territori.

“Në vend që të mbahet përgjegjës pushtimi zionist për krimet e gjenocidit dhe dëbimit, ai po shpërblehet, nuk po ndëshkohet”, tha Hamasi. “Ne i refuzojmë deklaratat e Trumpit, në të cilat ai thotë se banorët e Gazës nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të largohen, dhe i konsiderojmë ato një recetë për krijimin e kaosit dhe tensioneve në rajon".

Ministria e Jashtme saudite lëshoi një deklaratë ku theksoi se mbështetja e saj për krijimin e një shteti të pavarur palestinez është një “qëndrim i palëkundur, i qëndrueshëm dhe i patundur”. Sipas deklaratës, princi i kurorës, Mohammed bin Salman, sundimtari de facto i Arabisë Saudite, ka thënë se vendi i tij nuk do të ndalojë përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Trump tha se e kishte diskutuar propozimin e tij me Netanyahun gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Ai gjithashtu tha se e kishte ngritur këtë çështje me liderë të tjerë të vendeve të Lindjes së Mesme dhe pretendoi se ishte pritur pozitivisht. Netanyahu tha se Trump sheh një të ardhme ndryshe për Rripin e Gazës, të cilin ai e përshkroi si burimin e shumë “vuajtjeve dhe fatkeqësive” për popullin izraelit.

“Ai ka një ide të ndryshme", tha Netanyahu. “Është diçka që mund ta ndryshojë historinë dhe ia vlen ta ndjekim këtë rrugë”.

Vetëm dy javë pas fillimit të mandatit të tij të dytë, Trump priti Netanyahun për të diskutuar të ardhmen e armëpushimit në Gaza, lirimin e pengjeve dhe një përpjekje të re për një marrëveshje normalizimi mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. I pyetur për sugjerimin e Trumpit, kryeministri britanik, Keir Starmer iu referua imazheve të “mijëra palestinezëve që ecin mes rrënojave” për t'u rikthyer në atë që u ka mbetur nga shtëpitë e tyre.

“Ata duhet të lejohen të kthehen në shtëpi”, tha Starmer. “Ata duhet të lejohen të rindërtojnë dhe ne duhet të jemi me ta në atë rindërtim, në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete”.

Edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se zgjidhja me dy shtete mbetet e vetmja zgjidhje e pranueshme dhe tha se “është e qartë që Gaza – së bashku me Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor – u përkasin palestinezëve”.

“Zhvendosja e popullsisë civile palestineze nga Gaza jo vetëm që do të ishte e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Baerbock.

Përderisa Baerbock nuk komentoi drejtpërdrejt sugjerimin e Trumpit, Franca dënoi fuqishëm çdo zhvendosje të detyruar të palestinezëve të Gazës, duke paralajmëruar se kjo do të shkaktonte trazira në të gjithë Lindjen e Mesme. Në përgjigje ndaj komenteve të Trumpit, ministri i Jashtëm francez, Jean Noel Barrot, tha se zhvendosja e palestinezëve të Gazës “do të përbënte një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar, një sulm ndaj aspiratave legjitime të palestinezëve, një kërcënim të madh ndaj zgjidhjes me dy shtete dhe një faktor destabilizimi për partnerët tanë të afërt Egjiptin dhe Jordaninë, si dhe për të gjithë rajonin”.

Ai tha se Franca do të angazhohet për një zgjidhje me dy shtete nën Autoritetin Palestinez dhe se “Hamas duhet të çarmatoset dhe të mos ketë asnjë rol në qeverisjen e këtij territori.” Kundërshtimeve u janë bashkuar edhe Rusia, Kina e Turqia, si dhe përfaqësues të OKB-së. Komisionari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha se dëbimi i njerëzve nga territori i pushtuar është rreptësisht i ndaluar dhe se ligji ndërkombëtar është “shumë i qartë”.

“E drejta për vetëvendosje është një parim themelor i ligjit ndërkombëtar dhe duhet të mbrohet nga të gjitha shtetet, ashtu siç e ka theksuar së fundmi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, shtoi ai.

Mark Dubowitz, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive, tha se Trump mund ta ketë hedhur këtë ide për të rritur presionin pasi vendet arabe refuzuan kërkesën e tij për të pranuar palestinezët.

“Tani, ai po rrit presionin: Nëse nuk i pranoni ju, do t’i largojmë vetë dhe do ta marrim nën kontroll Gazën”, shkroi Dubowitz në X. “Klasik Trump: Shkon në ekstrem, duke e bërë atë që dikur dukej e paimagjinueshme të duket papritur si një mes i arsyeshëm"./ REL

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj