All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Rënia e regjimit në Siri, forcat ruse largohen nga vendlindja e Assad-it

Automjete të rënda të ushtrisë dhe avionë po largohen nga baza ushtarake ruse në provincën Lakatia në Siri.

18 Dhjetor 2024, 15:49 Nga M.B
Rënia e regjimit në Siri, forcat ruse largohen nga vendlindja e
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

LINDJE E MESME- Mes njoftimeve kundërthënëse mbi të ardhmen e Rusisë në Siri, mjetet ushtarake ruse kanë filluar të largohen nga province Lakatia, vendilindja e diktatorit të rënë Bashar al-Assad dhe të atit të tij Hafez al-Assad, i cilësuar atje si “udhëheqësi i pavdekshëm”. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Heather Murdock, njofton nga Latakia në Siri.

Automjete të rënda të ushtrisë dhe avionë po largohen nga baza ushtarake ruse në provincën Lakatia në Siri. Në raportimet mediatike dhe në komunikimet në rrugët e qytetit ka të dhëna kontradiktore, se ku po shkojnë këto mjete. Disa thonë se po largohen nga Siria. Disa të tjerë thonë se jo.

Në një lagje aty pranë, ka ende dyqane me tabela në rusisht, kryesisht për të plotësuar nevojat që mund të kenë ushtarët. Disa vendas i thane Zërit të Amerikës se druhen se grupet e pakicave në Siri do të jenë në rrezik pa mbrojtjen nga Rusia, pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit.

Të tjerë thonë se lëvizja e rusëve është një sinjal se lufta po mbaron. Ushtarë nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, grupi rebel që e shtriu me shpejtësi aktivitetin në githë Sirinë pas rënies së regjimit, thonë se, kjo është një arsye për të festuar. “Ka shumë gëzim. Dhe kur ata të largohen, unë do të jem edhe më i lumtur”, shprehet ai.

Në anën tjetër të Latakias, provincës që është vendlindja e familjes Assad, në këtë tabelë shkruhet: "Varri i Hafez al-Assad, udhëheqësit të pavdekshëm". Hafezi ishte i ati i Bashar al-Assadit që gjithashtu kujtohet si një diktator i egër.

Edhe në këtë zonë pro-Asadit, në mbishkrimet në mur bëhet thirrje për hakmarrje për vdekjen e viktimave të panumërta në burgjet e Asadit, ku të burgosurit u torturuan dhe u vranë. Zëri i Amerikës u takua me familje nga pjesë të tjera të Sirisë, të cilët po kërkojnë trupat e të dashurve të tyre.

“Janë arrestuar kaq shumë njerëz sa që nuk mund t'i numërojmë. Ne po kërkojmë të dashurit tanë më të afërt, xhaxhallarët dhe vëllezërit. Nuk ka familje që nuk i mungojnë dy ose tre pjesëtarë”, thotë Ahmed Maarowi, i afërm i një të burgosuri të zhdukur

Rusia ishte një aleate e ngushtë e qeverisë së Asadit, e cila në vitin 2015 u përfshi në Luftën Civile të Sirisë, për të mbrojtur regjimin. Në pjesë të tjera të Sirisë, vendasit thonë se bombat ruse ishin përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin.

Por në Latakia, ku shumë njerëz druhen se do të shihen padrejtësisht si të lidhur me regjimin e rënë kur të formohet qeveria e re, disa banorë janë të shqetësuar se çfarë do të bëhet me ta nëse rusët, që i cilësojnë miq të tyre, do të largohen nga vendi./ VOA

siria

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj