LIVE UPDATES
Bota

REPORTAZHI i REL: Një serb nga Bosnja që ndërroi identitetin, i bashkohet luftës së Rusisë kundër Ukrainës

Të dhënat dhe burimet e inteligjencës në Bosnje e Hercegovinë konfirmojnë se "Sasha muzikanti" është një 43-vjeçar nga Banja Lluka, i cili lindi si Ljubisha Boziç, por zyrtarisht ndryshoi emrin e tij disa vjet më herët në Aleksandar Velimiroviç, mes problemeve të vazhdueshme ligjore. Dhe dy burime të sigurisë në Bosnje, të cilët folën në kushte anonimiteti, sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht, i thanë REL-it se Velimiroviç shkoi në Ukrainë në pranverën e vitit 2022, disa javë pasi nisi pushtimi i paprovokuar i Kievit nga Moska.

23 Maj 2023, 16:23 Nga k.m.
REPORTAZHI i REL: Një serb nga Bosnja që ndërroi identitetin, i
"Sasha muzikanti", Ljubisha Boziç

I pyetur nëse di t’i bie violinës, “Sasha muzikanti” jep dy përgjigje njëherësh “shumë dhe hiç”. Imazhet e violinës që janë të shpërndara nëpër postimet e tij nga Rusia dhe Ukraina, thotë ai gjatë një bisede, janë një homazh për grupin mercenar rus që vepron si një krah luftarak brutal i Kremlinit, i quajtur Wagner, emër i një kompozitori gjerman, i shekullit XIX. Ky 43-vjeçar, serb i Bosnje e Hercegovinës, me besnikëri të shpallur ndaj "mënyrës ruse", i është bashkuar luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Jam i lidhur ngushtë me Rusinë. Gjithçka tek unë është ruse”, tha ai për Shërbimin Ballkanik të Radios Evropa e Lirë.

“Unë jam në anën ruse, po. Personalisht, do të kthehem në shtëpi në momentin që marrëveshja të përfundojë dhe gjithçka të jetë ruse. Gjithçka”.

Në biseda të shumta nëpër disa platforma dhe dy profile në internet, ai foli haptas për bashkim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Që nga nëntori, postimet e tij në VKontakte kanë qenë një paradë e ushtarëve të kamufluar, pako me ushqime dhe furnizime të tjera që thuhet se janë të destinuara për trupat ruse në Ukrainë. Po ashtu edhe video të individëve të maskuar duke përdorur pushkë të nivelit ushtarak dhe armë të tjera. Të gjitha në mbështetje të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Burime të inteligjencës boshnjake i thanë REL-it se, "Sasha muzikanti" është një nga shtatë shtetasit boshnjakë në fushëbetejat e Ukrainës.

Të dhënat dhe burimet e inteligjencës në Bosnje e Hercegovinë konfirmojnë se "Sasha muzikanti" është një 43-vjeçar nga Banja Lluka, i cili lindi si Ljubisha Boziç, por zyrtarisht ndryshoi emrin e tij disa vjet më herët në Aleksandar Velimiroviç, mes problemeve të vazhdueshme ligjore. Dhe dy burime të sigurisë në Bosnje, të cilët folën në kushte anonimiteti, sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht, i thanë REL-it se Velimiroviç shkoi në Ukrainë në pranverën e vitit 2022, disa javë pasi nisi pushtimi i paprovokuar i Kievit nga Moska.

Duke folur në biseda dhe korrespondencë në internet gjatë disa muajve me REL-in, Velimiroviç nuk pranoi të konfirmonte se ai kishte qenë në Ukrainë gjatë tetë vjetëve të fundit. Ai tha se detyra e tij është të dërgojë ndihma, ushqime dhe furnizime të tjera për ushtrinë ruse. Ai, gjithashtu, pohoi se nuk është në fushëbetejë dhe se fotot dhe videot që ai publikon në rrjetet sociale janë aty rastësisht dhe se nuk nënkuptojnë asgjë.

“Do të kthehem në Bosnje kur të mos ketë më kufi mes nesh”, shtoi ai.

Në një bisedë, ai pyeti se pse po kontaktohej nga një korrespondent nga entiteti i Federatës - e cila bashkë me Republika Sërpskan me shumicë serbe përbën Bosnje e Hercegovinën - "kur unë jam nga Republika Sërpska".

Ai, gjithashtu, akuzoi korrespondentin e Radios Evropa e Lirë se ishte "në SIPA", një referencë për Agjencinë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes, agjencisë zyrtare të policisë shtetërore të Bosnjës.

Velimiroviç është shfaqur në fotot që e tregojnë atë në fushëbetejë me simbolin Wagner, por veshja e tij ushtarake - gjatë bisedave të tij me REL-in - nuk kishte asnjë emërtim të dukshëm.

Ai kaloi më shumë se një dekadë në telashe me ligjin në Bosnjë e Hercegovinë, duke përfshirë një dënim për rrëmbim në vitin 2010 dhe një kundërvajtje për fyerje të myslimanëve para një xhamie në Banja Lluka në vitin 2016, kështu që ai ishte i njohur për policinë boshnjake.

Përplasja e tij e tretë e madhe me ligjin ndodhi në vitin 2020, kur ai u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës. Më pas ai u transferua nga autoritetet shtetërore të Bosnje e Hercegovinës në sistemin e drejtësisë në Republika Sërpska, përpara se të lirohej, kur një gjykatë e Banja Llukës tha se nuk ishte në gjendje të "përcaktonte se cili urdhër" po zbatohej.

Ndryshimi i emrit dukej se luante një rol në këto çështje.

Agjentët e SIPA-s, që zakonisht trajtojnë rastet e pjesëmarrjes së dyshuar në konflikte të huaja, e morën në pyetje si të dyshuar.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Bosnjës i tha Shërbimit Ballkanik të Radios Evropa e Lirë se urdhri për pezullimin e rastit ishte lëshuar “për shkak se nuk kishte prova të mjaftueshme për kryerjen e një vepre penale”. Shumica e provave, shtoi ai, përbëheshin nga detaje rrethanore dhe "informacione vështirë të verifikueshme në rrjetet sociale".

Një burim i besueshëm i tha Radios Evropa e Lirë se, pas largimit për në Rusi, Velimiroviç nënshkroi një kontratë me grupin e Wagner-it dhe po kërkonte shtetësinë ruse. Por, REL-i nuk ka mundur ta verifikojë këtë në mënyrë të pavarur.

Wagner, forca luftarake paraushtarake e lidhur me Kremlinin, e cila së bashku me themeluesin e saj, Yevgeny Prigozhin, është nën sanksione të SHBA-së dhe sanksione tjera perëndimore, ka shpallur vende "pune" në Russia Today Balkans, kanal i propagandës ruse.

“Unë nuk jam aq budalla sa të shkoj në shtëpi tani, ku do të ketë shumë pyetje”, tha Velimiroviç për REL-in.

Planifikuesit rusë të luftës mendohet se kanë pritur betejë më të lehtë dhe të shpejtë në nënshtrimin e Ukrainës, por mbrojtësit ukrainas, me mbështetjen perëndimore, e kanë penguar pushtimin përgjatë 15 muajve. Dhjetëra mijëra trupa ruse besohet se janë vrarë, me shumë të tjerë të plagosur, duke e detyruar Putinin të thirrë një "mobilizim të pjesshëm" për të vazhduar luftimet - me mbështetjen e mercenarëve të Wagner-it. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një praktikë “alarmante” të grupit Wagner të rekrutimit të të burgosurve rusë për të luftuar në Ukrainë. Në mars, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) përshkroi një skemë, sipas së cilës faljet e të burgosurve shkëmbeheshin me bashkimin në luftë. Gjithashtu, u tha se Wagner rekruton shtetas rusë dhe të huaj, të cilët vuanin burgun për vepra penale. Është e vështirë të thuhet se sa të rinj nga Ballkani kanë shkuar për të luftuar në Ukrainë.

Ligji boshnjak ua ndalon qytetarëve të saj të bashkohen me ushtritë e huaja.

Prokurorët boshnjakë i thanë REL-it se po hetonin shtatë shtetas të Bosnje e Hercegovinës nën dyshimet se iu bashkuan forcave luftarake të Rusisë. Ata nuk pranuan të konfirmonin zyrtarisht nëse këtu përfshihet edhe Velimiroviçi.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, çështja e profilit më të lartë për luftime të dyshuara në Ukrainë ishte ndjekja penale e Gavrilo Steviçit, i cili u lirua në mars të vitit 2020 nga të gjitha akuzat për luftë për separatistët anti-Kiev.

Ai u akuzua se kishte udhëtuar nëpërmjet Beogradit për në Moskë dhe Rostov-on-Don në Ukrainë, në vitin 2014, ku prokurorët besonin se ai iu bashkua njësisë paraushtarake “Jovan Seviç”, në një zonë të rajonit të Luhanskut të Ukrainës që ishte pushtuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Steviç, i cili që atëherë ka pasur aktivizëm pro-rus, pranoi se kishte udhëtuar në Ukrainë "si një jugosllav dhe idealist", por pohoi se kurrë nuk ka luftuar.

Inteligjenca ukrainase beson se qindra qytetarë serbë kanë luftuar në Ukrainën lindore së bashku me separatistët e mbështetur nga Rusia pas vitit 2014. Më shumë persona është raportuar t’i jenë bashkuar palës ruse, prej nisjes së luftës më 2022, pasi pasojat ligjore kanë qenë të pakta dhe dënime janë shqiptuar në pak raste.

lufta ukraine-rusi ljubisha bozic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj