LIVE UPDATES
Bota

Republika Sërpska miraton ligjin që e bën shpifjen vepër penale

Ligjvënësit e kanë miratuar ligjin me 47 vota për dhe 16 kundër. Kuvendi që funksionon në këtë pjesë të Bosnjës i ka 83 ligjvënës, mirëpo jo të gjithë kanë marrë pjesë në seancë.

20 Korrik 2023, 18:49 Nga a.l
Republika Sërpska miraton ligjin që e bën shpifjen vepër
Parlamenti i Republikës Spërska

Parlamenti i Republikës Sërpska – entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë – e ka miratuar sërish ligjin që e kriminalizon shpifjen, dhe i cili, sipas kritikëve, do ta kufizojë lirinë e shprehjes dhe do t’i heshtë kritikët e medias.

Ligjvënësit e kanë miratuar ligjin me 47 vota për dhe 16 kundër. Kuvendi që funksionon në këtë pjesë të Bosnjës i ka 83 ligjvënës, mirëpo jo të gjithë kanë marrë pjesë në seancë.

Ligji është shtyrë përpara nga presidenti pro-rus i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për politikat e tij përçarëse.

Ligji i ri e ndryshon ligjin aktual, për t’i rikthyer gjobat në deri 60.000 euro për shpifje. Kjo shumë është përtej asaj që mund ta përballojnë banorët e Bosnje-Hercegovinës.

Ligji paraprak nuk e ka konsideruar shpifjen si shkelje penale. Organizatat e gazetarëve në Republikën Sërpska, dhe organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, kanë thënë se ligji i ri nuk duhet të miratohet, mirëpo Dodik nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre.

“Me miratimin e sotëm të ndryshimeve në Ligjin Penal, autoritetet e Republikës Sërpska kanë hyrë në një fazë të re të shtypjes së hapur të qytetarëve dhe u janë bashkuar regjimeve më të këqija autoriteteve në këtë pjesë të botës”, ka thënë organizata Transparency International.

Gazetarët serbë në Bosnje i kanë mbajtur disa protesta kundër këtyre ndryshimeve.  Dodik dhe partia e tij, Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur, ka tentuar që disa kohë ta shtrëngojë pushtetin në Republikën Sërpska.

Ky entitet, bashkë me dy entitet tjera, të boshnjakëve dhe kroatëve, janë krijuar pas luftës së viteve 1992-1995, që i ka lënë 100.000 persona të vdekur. / REL 

milorad dodik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj