LIVE UPDATES
Bota

Reuters: Burimet thonë se Putin dëshiron armëpushim me Ukrainën përgjatë vijave aktuale të frontit

Tre nga burimet, të njohur me diskutimet në rrethin e presidentit Putin, thanë se udhëheqësi veteran rus kishte shprehur zhgënjimin në takim me një grup të vogël këshilltarësh për ato që ai i sheh si përpjekje të mbështetura nga perëndimi për të penguar negociatat dhe vendimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të përjashtuar bisedimet.

24 Maj 2024, 13:00 Nga r.ll
Reuters: Burimet thonë se Putin dëshiron armëpushim me
vladimir putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, është i gatshëm t’i jap fund luftës në Ukrainë me një armëpushim të negociuar që njeh vijat aktuale të fushëbetejës, thanë katër burime ruse për agjencinë e lajmeve Reuters, duke theksuar se ai është i përgatitur të luftojë nëse Kievi dhe perëndimi nuk përgjigjen.

Tre nga burimet, të njohur me diskutimet në rrethin e presidentit Putin, thanë se udhëheqësi veteran rus kishte shprehur zhgënjimin në takim me një grup të vogël këshilltarësh për ato që ai i sheh si përpjekje të mbështetura nga perëndimi për të penguar negociatat dhe vendimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të përjashtuar bisedimet.

"Putini mund të luftojë për aq kohë sa të duhet, por ai është gjithashtu gati për një armëpushim, për të ‘ngrirë’ luftën", tha një burim i lartë rus që ka punuar me Putinin dhe ka njohuri për bisedat e nivelit të lartë në Kremlin.

Ai, si edhe të tjerët të përmendur në këtë material, foli me kushtin që të mos i përmendet emri duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes.

Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, në përgjigje të një kërkese për koment, tha se shefi i Kremlinit e kishte bërë të qartë vazhdimisht se Rusia ishte e hapur ndaj dialogut për të arritur qëllimet e saj, duke thënë se vendi nuk dëshiron "luftë të përjetshme". Ministria e jashtme dhe e ajo e Mbrojtjes e Ukrainës, nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Emërimi javën e kaluar i ekonomistit Andrei Belousov në postin e ministrit të Mbrojtjes së Rusisë u pa nga disa analistë ushtarakë dhe politikë perëndimorë si vendosja e ekonomisë ruse në një gjendje të përhershme lufte, me qëllim që të fitojë një konflikt të zgjatur. Ai pasoi trysninë në fushën e betejës dhe përparimet territoriale ruse në javët e fundit.

Megjithatë, burimet thanë se presidenti Putin, i rizgjedhur në muajin mars për një mandat të ri gjashtëvjeçar, më me dëshirë do të përdorte situatën aktuale të Rusisë për ta lënë luftën prapa krahëve. Ata nuk e komentuan drejtpërdrejt emërimin e ministrit të ri të Mbrojtjes.

Bazuar në njohuritë e tyre për bisedat në rangjet e larta të Kremlinit, dy nga burimet thanë se presidenti Putin ishte i mendimit se përfitimet në luftën e deritanishme janë të mjaftueshme për t'i shitur si “një fitore të populli rus”.

Konflikti më i madh i Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, ka kushtuar dhjetëra mijëra jetë nga të dyja palët dhe ka çuar në sanksione gjithëpërfshirëse perëndimore ndaj ekonomisë ruse.

Tre burime thanë se presidenti Putin e kupton se çdo përparim i ri dramatik do të kërkonte një mobilizim tjetër mbarëkombëtar, të cilin ai nuk e dëshiron, me një burim, i cili e njeh presidentin rus, i cili tha se popullariteti i tij ra pas mobilizimit të parë në shtator të vitit 2022.

Mobilizimi trembi një pjesë të popullsisë në Rusi, duke bërë që qindra mijëra burra në moshë të rekrutimit të largoheshin nga vendi. Zëdhënësi Peskov tha se Rusia nuk kishte nevojë për mobilizim dhe në vend të kësaj po rekrutonte kontraktorë vullnetarë në forcat e armatosura. Mundësitë e një armëpushimi, apo edhe të bisedimeve të paqes, duken aktualisht të largëta.

Presidenti Zelensky ka thënë vazhdimisht se paqja me kushtet e presidentit Putin nuk është e mundur. Ai është zotuar të rimarrë territorin e humbur, duke përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Ai nënshkroi një dekret në vitin 2022 që zyrtarisht shpalli çdo bisedë me Putinin "të pamundur".

Një nga burimet parashikoi se asnjë marrëveshje nuk mund të ndodhte derisa presidenti Zelensky është në pushtet, përveç nëse Rusia e anashkalon atë dhe arrin një marrëveshje me Uashingtonin. Megjithatë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke folur në Kiev javën e kaluar, u tha gazetarëve se nuk besonte se Putini ishte i interesuar për negociata serioze./VOA

vladimir putin lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj