LIVE UPDATES
Bota

Ristuccia: Gjithçka që lidhet me sigurinë në Kosovë, duhet koordinuar me KFOR-in

Ristuccia ka thënë se pret që kryesit e sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it të “ndiqen menjëherë penalisht dhe të dalin para drejtësisë, në të dyja anët”. Mes tjerash, komandanti i KFOR-it ka thënë se ky mision mbetet i përkushtuar për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.

19 Shtator 2023, 19:25 Nga f.i
Ristuccia: Gjithçka që lidhet me sigurinë në Kosovë,
Angelo Ristuccia

SERBI- Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Ristuccia, ka thënë të martën se gjithçka që lidhet me sigurinë në Kosovë, duhet të bëhet në koordinim me këtë mision. Në një konferencë për media në Beograd, ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse duhet kërkuar leja e KFOR-it kur është fjala për dërgimin e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka thënë më 7 shtator, pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani se dhjetë vjet më parë, Kosova është zotuar për të mos e angazhuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri, pa konsultim paraprak dhe miratim të komandantit të KFOR-it.

“Në përputhje me obligimet e Prishtinës më 2013, çdo angazhim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri kërkon negociata me KFOR-in. Ne presim konsultime për çdo veprim të forcave speciale të Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në siguri”, ka thënë Stoltenberg atë ditë.

Ristuccia ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është “shumë të paqëndrueshme” dhe që gjendja mund të përshkallëzohet shpejt. Ai ka vlerësuar se ngjarjet që kanë kërcënuar me dëmtim të sigurisë, janë pasuar me përpjekje të mëdha ushtarake dhe diplomatike për të krijuar një situatë më paqësore dhe të balancuar.

“Ato vetëm e konfirmojnë që zgjidhjet politike mund të rezultojnë me paqe afatgjatë dhe stabilitet në atë zonë. Shumë ngjarje, sidomos ato të 29 majit, e konfirmojnë se zgjidhjet politike janë të nevojshme. Kjo është arsyeja pse NATO-ja dhe KFOR-i e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”.

Ai ka thënë se qasja konstruktive nga të dyja palët është kyçe për t’i krijuar kushtet e nevojshme për siguri të përhershme në Kosovë dhe në rajon, për të mirën e të gjithëve dhe të gjeneratave të reja. Situata në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe, është tensionuar në fund të majit, pasi disa grupe lokale serbe kanë protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit në veri janë bojkotuar nga serbët lokalë. Situata në veri, me raste, është përshkallëzuar në dhunë. Situata më kritike është regjistruar më 29 maj, kur dhjetëra ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të plagosur. Autoritetet e Kosovës janë duke kryer hetime për të vërtetuar se kush është përgjegjës për dhunën. Përshkallëzimi i situatës është dënuar nga zyrtarët në Bashkimin Evropian, i cili e ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve. Dhuna është dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara, derisa KFOR-i ka marrë vendim për rritje të prezencës së tij në Kosovë.

Lidhur me hetimet për sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it

Duke folur për hetimet e autoriteteve të Kosovës për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, Ristuccia ka thënë se nuk ka informacione të reja, por e di se hetimet po kryhen.  Ai ka thënë se shpreson që autoritetet në Serbi janë duke kryer hetime për personat që janë kthyer në këtë shtet.

Ristuccia ka thënë se pret që kryesit e sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it të “ndiqen menjëherë penalisht dhe të dalin para drejtësisë, në të dyja anët”. Mes tjerash, komandanti i KFOR-it ka thënë se ky mision mbetet i përkushtuar për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.

Misioni i KFOR-it është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, siç e parasheh mandati i Kombeve të Bashkuara.

Marrë nga REL

tensionet në veri të kosovës kfor angelo ristuccia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj