LIVE UPDATES
Bota

"Ritme të shpejta të rritjes së pagave!" Vietnami, nga vendi më i varfër në botë në një rajon në lulëzim

Në vitin 1990, të ardhurat mesatare për frymë në Vietnam ishin më pak se 100 dollarë në vit. Që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar: ekonomia po rritet si pak të tjera në botë.

1 Maj 2025, 07:46 Nga M.B
"Ritme të shpejta të rritjes së pagave!" Vietnami, nga
Foto ilustruese

VIETNAMI- Më 23 janar 1973, Presidenti i SHBA-së, Richard Nixon, iu drejtua bashkëkombësve të tij amerikanë dhe njoftoi fundin e Luftës së Vietnamit. Në fillim, kjo nënkuptonte vetëm tërheqjen e trupave amerikane. Paqja erdhi dy vjet më vonë. Vendi ishte i ndarë dhe i shkatërruar.

Vijuan vite varfërie ekstreme, të cilat vazhduan deri në vitet 1990, sipas historianit Reiner Zitelmann, i cili ka studiuar gjerësisht historinë vietnameze. «Në vitin 1990, Vietnami ishte vendi më i varfër në botë, madje më i varfër se të gjitha vendet afrikane.» Produkti i brendshëm bruto për frymë ishte 98 dollarë. Ishte më pak se në Sierra Leone ose në Somali.

Kompani gjermane edhe në Vietnam

Ndërsa 35 vjet më parë të ardhurat mesatare vjetore ishin 98 dollarë, sot ato janë rreth 5000 dollarë. Nuk është shumë, por përfaqëson një hap të madh përpara. Ndryshimi filloi në vitin 1986. Situata katastrofike ekonomike e detyroi qeverinë të nisë një politikë hapjeje të quajtur "Doi Noi" ("ripërtëritje"). Kjo u mundësoi kompanive të huaja të hynin në vend.

Edhe kompanive gjermane. Peter Buerstedde punon për GTAI, një organizatë që këshillon kompanitë gjermane që kërkojnë të investojnë në Vietnam. Sipas tij, përparim nuk pati deri shumë vonë: "Fluksi i konsiderueshëm i investimeve të huaja nuk erdhi derisa vendi u bashkua me Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2007, dhe më së fundmi, në vitin 2018, pati një nxitje të madhe nga tarifat ndëshkuese mbi mallrat kineze nën administratën e parë Trump."

Drejt neutralitetit të klimës

A po përjeton Vietnami tani një rritje të re, ndërsa përfiton përsëri nga konflikti tregtar midis Kinës dhe SHBA-së? Planet janë ambicioze: Vietnami synon të bëhet një komb i industrializuar deri në vitin 2045. Dhe jo vetëm kaq, sipas Buerstedde. Vietnami gjithashtu synon të arrijë neutralitet klimatik deri në vitin 2050, si shumë vende të tjera anembanë botës. Por ka ende shumë rrugë për të bërë për një ekonomi si ajo e Vietnamit, e cila ende mbështetet në qymyr për gjysmën e konsumit të saj të energjisë elektrike.

Vietnami duket se dëshiron t'ia kalojë vetes. Deri në vitin 2050, ai synon gjithashtu të bëhet një nga lojtarët kryesorë në botë në industrinë e gjysëmpërçuesve. Megjithatë, Dietmar Schwank i Dhomës së Tregtisë Austriake në Hanoi ka dyshime: "Më shumë se 40 kompani të huaja gjysmëpërçuesish kanë investuar tashmë në Vietnam, por Vietmani do të ketë nevojë për rreth 50.000 inxhinierë të specializuar për gjysmëpërçues deri në vitin 2030 nëse dëshiron të ruajë ritmin e planifikuar të zhvillimit."

Vend me paga të ulëta dhe ritme të shpejta rritjeje

Infineon i listuar në bursën DAX, prodhuesi më i madh i gjysmëpërçuesve në Gjermani, prodhon gjithashtu në Vietnam. Gjermania është e përfaqësuar mirë në Vietnam dhe ka hapësirë ​​për rritje, sipas ekspertit të GTAI Buerstedde: "Çdo vit shtohen midis pesë dhe dhjetë fabrikave, kështu që zhvillimi është relativisht konstant, por investorët më të mëdhenj janë japonezët, kinezët, tajvanezët ose koreanët."/ DW

vietnam

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj