LIVE UPDATES
Bota

Rrëfehet ish-truproja e Princeshë Diana: Kishte frikë se do vritej, nëse do isha me të ajo do ishte akoma gjallë

Një nga truprojat e Princeshës Diana, të cilën ajo e quajti Rambo, beson se ajo mund t'i kishte mbijetuar aksidentit me makinë nëse ai do të ishte në detyrë atë natë fatale.  

16 Gusht 2022, 08:44 Nga s.s
Rrëfehet ish-truproja e Princeshë Diana: Kishte frikë se do
Princeshë Diana dhe tuproja e saj Lee Sansum

BRITANI- Një nga truprojat e Princeshës Diana, Lee Sansum, të cilën ajo e quajti Rambo, beson se ajo mund t'i kishte mbijetuar aksidentit me makinë nëse ai do të ishte në detyrë atë natë fatale. Lee Sansum thotë se ai gjithmonë insistonte që ajo të vinte rripin e sigurimit. Por natën e vitit 1997 kur Princesha e Popullit 36-vjeçare vdiq pas një përplasjeje me makinë me shpejtësi të lartë në një tunel në Paris, asnjë nga pasagjerët, përfshirë të dashurin e saj, Dodi Fayed, nuk kishte vendosur rripat e sigurimit.

Në një intervistë për The Sun ai tha: “Mund të isha unë në atë makinë. Ne tërhoqëm kashtë për të parë se kush do të shoqëronte Trevor Rees-Jones, i cili ishte një tjetër nga truprojat e Dianës atë fundjavë. Kur mësova se ata nuk kishin vendosur rripa sigurie në përplasjen e kuptova pse nuk mbijetuan. Unë gjithmonë kam insistuar për të”, raporton news24.com.

Lee, i cili tani shpesh bën fjalime publike, ka një letër që ka marrë nga princesha 25 vite më parë pas asaj arratisjeje verore, të cilën ai thotë se do ta vlerësojë gjithmonë. Letra thotë: “I dashur Lee. William, Harry dhe unë dëshironim shumë të shkruanim për t’ju falënderuar për kujdesin kaq të mirë për ne gjatë qëndrimit tonë në St Tropez. E kuptojmë se prania jonë, së bashku me atë të medias, e vështirësoi jashtëzakonisht punën tuaj dhe për këtë ju kërkojmë ndjesë! Megjithatë, të gjithë kemi pasur dhjetë ditë magjike dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa kontributin tuaj të paçmuar dhe për këtë, ne të gjithë dërgojmë falënderimet tona më të ngrohta të mundshme”.

Lee, ish-polic ushtarak mbretëror, kampion i arteve marciale, dhe ekspert në mbrojtje, shtoi se ishte praktikë standarde që familja të vendoste rripat e sigurimit, një urdhër i dërguar nga Mohamed Al-Fayed. “Ishte praktikë standarde që familja të vinte rripat e sigurimit. Ishte një urdhër i dërguar nga shefi, Mohamed Fayed. Veçanërisht Dodi e urrente vendosjen e rripave të sigurimit dhe unë gjithmonë kam insistuar për të". Ai i bëri komentet teksa diskutonte për librin e tij të ri, “The Bodyguard”, për jetën e tij si ekspert në mbrojtje, duke e quajtur atë “histori e truprojës së vërtetë”. Gjatë karrierës së tij, Lee punoi me të pasurit dhe të famshmit, si yjet e Hollivudit, Tom dhe Nicole, Pele dhe Sylvester Stallone, dhe në libër ai jep një përshkrim të sinqertë se si është të punosh në një punë ku ka fjalë për fjalë jetë në rrezik. Në kohën e vdekjes së Dianës, ai ishte pjesë e ekipit të mbrojtjes së Mohamed Al-Fayed, pronar i Hôtel Ritz Paris. Ai ishte caktuar të kujdesej për Dianën dhe djemtë e saj William dhe Harry, gjatë qëndrimit të tyre në vilën me 30 dhoma gjumi të Al-Fayad në St Tropez atë verë të vitit 1997.

Në librin e tij, ai thotë se ka krijuar një lidhje të ngushtë me Dianën dhe princat e rinj, veçanërisht me Harry-n. Lee i lindur në Burnley tha se Diana zgjohej në 7 të mëngjesit çdo ditë dhe bisedonte me të. Ai tha se ajo ishte e shqetësuar për jetën e saj pas vrasjes së mikut të saj stilistit Gianni Versace, i cili ishte qëlluar për vdekje jashtë rezidencës së tij në Miami Beach në korrik 1997. “Ajo ishte e lumtur në atë festë. Por edhe unë e kisha parë me lot, ajo më besoi frikën e saj se një ditë mund të vritet. Ajo tha diçka që më ka mbetur gjithmonë me mua. A mendon se do ta bëjnë këtë me mua?”, shtoi ai.

princesh diana britani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj