Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas koalicionit, një iniciativë e tillë buron nga forca të njohura për qëndrimet e tyre kundër NATO-s.
MAQEDONIA E VERIUT- Koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut ka reaguar sot ndaj një iniciative që lidhet për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale VLEN bën me dije se pas një mbledhjeje pune, trupi koordinues politik i tyre, që është pjesë e qeverisë atje, e konsideron çësthjen si çelës që rrezikon të hapë Kutinë e Pandorës për të gjitha arritjet kyçe të shtetit përfshirë edhe ndryshimin e emrit kushtetues, që gjithashtu, siç shkruhet në postim, u realizua pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm, Gjorgje Ivanov.
Sipas koalicionit, një iniciativë e tillë buron nga forca të njohura për qëndrimet e tyre kundër NATO-s. Sipas koalicionit një akt i tillë do të minonte stabilitetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërcënuar seriozisht orientimin e saj euro-atlantik. Gjithashtu në postim bëhet me dije se në këtë takim është diskutuar edhe për interpelancën nga kreu i Kuvendit Afrim Gashi, duke e cilësuar këtë iniciativë si përpjekje për destabilizim.
POSTIMI I PLOTË I VLEN:
VLEN: MBËSHTETJE TË PAREZERVË PËR KRYEPARLAMENTARIN AFRIM GASHI DHE THIRRJE QË GJYKATA KUSHTETUESE TË MOS HAP “KUTINË E PANDORËS”
Trupi Koordinues politik i koalicionit VLEN u mblodh sot në një takim pune ku u diskutuan disa çështje me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në qendër të diskutimeve ishte interpelanca e parashtruar ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe deklaratat e fundit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe balansuesin.
Pas diskutimeve të thelluara, Trupi Koordinues i VLEN-it arriti në këto dy konkluzione të rëndësishme:
1. Trupi Koordinues i VLEN-it e vlerëson interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit si një eksperiment politik të pakuptimtë dhe një përpjekje për destabilizim. Ne shprehim mbështetje të parezervë dhe unanime për kryetarin Afrim Gashi, duke theksuar se kjo interpelancë është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve shtetërore dhe integrimit euro-atlantik të vendit. Kjo është një iniciativë e parashtruar nga partia anti-NATO, "LEVICA", me mbështetje të hapur nga LSDM dhe të fshehur nga BDI, të cilat në fakt po testojnë një koalicion opozitar të zgjeruar në dëm të interesave strategjike.ж
2. Trupi Koordinues i VLEN-it pa dashur të ndërhyjë në punët e Gjykatës Kushtetuese e vlerëson si të rrezikshme dhe të papranueshme nismën e tyre për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ne vlerësojmë se kjo iniciativë, e cila buron nga forca të njohura për qëndrimet e tyre kundër NATO-s, nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për grusht shteti me eksperimente juridike. Nëse një iniciativë e tillë pranohet, hapet Kutia e Pandorës për të gjitha arritjet kyçe të shtetit, duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit kushtetues, i cili gjithashtu u realizua pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm, Gjorge Ivanov, e që mundësoi anëtarësimin në NATO. Një akt i tillë do të minonte stabilitetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërcënuar seriozisht orientimin e saj euro-atlantik.
Koalicioni VLEN do të mbrojë me vendosmëri dhe pa kompromis integritetin e institucioneve të shtetit dhe interesat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke qëndruar fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të dëmtuar rrugën euro-atlantike të vendit.
Foto ilustruese PRISHTINA- Mësimi nuk do të kufizohet vetëm në libra dhe në teori. Do të ketë aktivitete praktike, ...
BJELLORUSIA- Pas protestave të papara prodemokracisë që shpërthyen pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Bjellorusi m&e...
Foto ilustruese RUISA- Rusia njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore gjurmuan dhe shkatërruan 158 dronë, mes tyre dy mbi Moskë dhe ...
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov RUSIA- Rusia do të bëjë ndryshime në doktrinën e saj bërthamore...
foto ilustruese MAL I ZI- Partitë pro-serbe dhe pro-ruse kanë shtuar kërkesat për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës s&e...
foto ilustruese IZRAEL- Tre izraelitë janë vrarë më 1 shtator pasi makina e tyre u sulmua me armë zjarri afër qytetit Hebron,...
foto ilustruese EUROPË- Më shumë se 20 për qind e cigareve ilegale të konfiskuara vitin e kaluar në kufijtë e Bashkimit ...
miroslav lajcak BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi një vizi...
foto ilustruese EUROPË- Nëse planifikoni të udhëtoni brenda Bashkimit Evropian, është e rëndësishme...
sulmet MOSKË- Zyrtarët rusë thanë se Ukraina ka kryer sulme me dronë në orët e para të 1 shtatorit, duke shënj...