LIVE UPDATES
Bota

Rritja e armiqësive mes Afganistanit e Pakistanit rrezikon interesat dhe investimet kineze

Por, edhe pse Pekini e ka zgjeruar praninë e vet ekonomike dhe politike në Afganistanin e drejtuar nga talibanët që nga viti 2021, interesat e Kinës po rrezikohen nga armiqësitë midis Kabulit dhe Pakistanit fqinj, si dhe nga sulmet ndaj punëtorëve dhe projekteve kineze në rajon.

6 Dhjetor 2025, 22:35 Nga I.A
Rritja e armiqësive mes Afganistanit e Pakistanit rrezikon interesat dhe
Foto Ilustruese

KINË- Kina e vlerësoi përfundimin e luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan si mundësi për ta shtrirë ndikimin e saj rajonal, për të fituar qasje në pasuritë xeherore të vendit dhe për të siguruar kufirin e vet kundër grupeve ekstremiste.

Por, edhe pse Pekini e ka zgjeruar praninë e vet ekonomike dhe politike në Afganistanin e drejtuar nga talibanët që nga viti 2021, interesat e Kinës po rrezikohen nga armiqësitë midis Kabulit dhe Pakistanit fqinj, si dhe nga sulmet ndaj punëtorëve dhe projekteve kineze në rajon.

Sipas ekspertëve, çelësi për arritjen e synimeve për Pekinin është stabilizimi i Afganistanit përmes zhvillimit dhe përmirësimi i marrëdhënieve historikisht armiqësore të Kabulit me Islamabadin, aleatin e ngushtë të Kinës, përmes bashkëpunimit ekonomik.

Deri tani, ky plan ka dështuar.

“Ambiciet e Kinës vareshin nga njëfarë stabiliteti mes Pakistanit dhe Afganistanit, por kjo nuk po ndodh”, tha Marvin Weinbaum, drejtor i Institutit të Lindjes së Mesme për Afganistanin dhe Pakistanin, me bazë në Uashington.

Në tetor, Afganistani dhe Pakistani shkëmbyen zjarr duke i lënë dhjetëra njerëz të vdekur dhe e duke e detyruar Pakistanin të mbyllë kufirin me Afganistanin. Ky ishte shpërthimi më i madh i armiqësive ndër vite dhe ngjalli frikën për një luftë të përgjithshme.

Islamabadi e akuzon Kabulin se e strehon grupin ekstremist Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), i cili po zhvillon një kryengritje gjithnjë e më të fuqishme brenda Pakistanit.

Që nga tetori, dhuna sporadike ka shpërthyer përgjatë kufirit të gjatë mes dy vendeve pasi një armëpushim i përkohshëm përfundoi.

Në fund të nëntorit, talibanët akuzuan Pakistanin se kreu sulme ajrore brenda Afganistanit që vranë të paktën 10 njerëz, nëntë prej të cilëve fëmijë.

Për luftime u raportua edhe më 6 dhjetor.

Weinbaum tha se Pekini është i shqetësuar se një luftë e përgjithshme midis Afganistanit dhe Pakistanit mund t’i minojë projektet e tij infrastrukturore në të dyja vendet.

“Kjo u ka prishur planet kinezëve dhe duket se ata nuk kanë asnjë levë trysnie për të arritur përmirësim”, tha ai.

Në Pakistan ndodhet korridori ekonomik mes Kinës dhe Pakistanit (CPEC), me vlerë 60 miliardë dollarë. Ky korridor është pjesë jetike e nismës së madhe globale të infrastrukturës, Brezi dhe Rruga (BRI) të Pekinit.

Megjithatë, Islamabadi ka siguruar investime në vlerë të vetëm rreth 25 miliardë dollarëve që nga nisja e CPEC-it në vitin 2015.

Mijëra shtetas kinezë punojnë në Pakistan, ku autoritetet kanë krijuar një forcë të veçantë policore, kanë vendosur qindra pika kontrolli dhe kanë ngritur barriera të shumta përreth projekteve të mëdha.

Kina ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje për nxjerrjen e naftës dhe mineraleve me Qeverinë e talibanëve, e cila vuan nga mungesa e parave.

Pekini ka premtuar gjithashtu zgjerimin e CPEC-së në Afganistan, të cilin e sheh si një urë lidhëse midis Azisë Qendrore dhe Jugore.

Pekini ka tentuar t’i lehtësojë tensionet e kamotshme midis Afganistanit dhe Pakistanit duke promovuar bashkëpunim ekonomik më të madh mes fqinjëve.

Në vitin 2022, Kina riorganizoi një forum të nivelit të lartë diplomatik për të avancuar bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë midis Islamabadit dhe Kabulit. Pekini ka ndërmjetësuar gjithashtu takime midis ministrave të Jashtëm të talibanëve dhe Pakistanit dhe u bëri thirrje të dy palëve të përmbahen kur shpërthyen dhuna në tetor.

“Kina është shumë e shqetësuar sepse këto tensione minojnë interesat e saj në rajon dhe madje në botë”, tha Ihsanullah Tipu Mehsud, drejtor i lajmeve në Khorasan Diary, një faqe që ndjek grupet militante në Afganistan dhe Pakistan.

Interesat e Kinës përfshijnë parandalimin e përhapjes së dhunës në Afganistan përtej kufijve.

Mehsud tha se Kina është e shqetësuar për shtimin e grupeve militante - përfshirë ato që luftojnë kundër Pekinit - nëse shpërthen një konflikt i përgjithshëm i armatosur midis Afganistanit dhe Pakistanit.

“Pekini është tashmë i shqetësuar se provinca verilindore afgane e Badahshanit po kthehet në një qendër për militantët”, tha Mehsud.

Badahshani malor kufizohet me Pakistanin dhe përbën të vetmen lidhje tokësore të Afganistanit me rajonin veriperëndimor të Kinës, Xinjiang.

Më 27 nëntor, një sulm i kryer nga Badahshani vrau pesë punëtorë kinezë dhe plagosi pesë të tjerë që po punonin për një kompani të përbashkët kinezo–taxhike të minierave të arit në jug të Taxhikistanit.

Nuk është hera e parë që punëtorët kinezë vihen në shënjestër në këtë zonë. Vitin e kaluar, një shtetas kinez u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm përtej kufirit në Taxhikistanin jugor. Burimet i thanë REL-it asokohe se sulmuesit kishin kaluar nga Afganistani.

Numri i militantëve ujgurë në zonë është i panjohur, por besohet të jetë i vogël, dhe nuk është e qartë se çfarë lidhjesh kanë ata me diasporën e gjerë ujgure dhe me rajonin e Xinjiangut.

Në fund të vitit 2021, talibanët i zhvendosën militantët etnikë ujgurë nga Badahshani në zona të tjera të Afganistanit, raportoi REL-i asokohe.

Thuhet se luftëtarët ishin anëtarë të Partisë Islamike të Turkestanit (TIP), një grup ekstremist që Pekini e fajëson për trazirat në Xinjiang dhe të cilin e quan Lëvizja Islamike e Turkestanit Lindor (ETIM).

ETIM është emri i një grupi më të vjetër militant, për të cilin shumë ekspertë thonë se nuk është më aktiv dhe se ndikimi i tij është ekzagjeruar nga Pekini për arsye politike.

Pas sulmit të fundit ndaj punëtorëve kinezë, ministri i Jashtëm i talibanëve, Amir Khan Muttaqi, u zotua “të forcojë sigurinë kufitare, të kryejë hetime të përbashkëta dhe të angazhohet në çdo formë koordinimi” me Taxhikistanin.

Por, vrasjet e kanë detyruar Pekinin të urdhërojë tërheqjen e punëtorëve të tij nga rajoni kufitar i Taxhikistanit me Afganistanin.

“Rreziqet për Kinën pritet të rriten, por ajo duket e pashpresë”, tha Mehsud./REL

kine afganistan pakistan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj