LIVE UPDATES
Bota

Rritje tjetër e çmimeve të ushqimeve në Gjermani

Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir pret vazhdimin e rritjes së çmimeve për artikujt ushqimorë në Gjermani e kërkon lehtësime të tjera. Paralajmërohet nga një krizë akute e mungesës së artikujve ushqimorë në botë

27 Qershor 2022, 08:19 Nga d.d
Rritje tjetër e çmimeve të ushqimeve në Gjermani
Perime

Sipas vlerësimit të ministrit gjerman të Bujqësisë, Cem Özdemir rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë nuk e ka arritur akoma pikën më të lartë të saj. Priten çmime edhe më të larta në të ardhmen. Özdemir kërkon lehtësime të tjera për familjet me të ardhura të vogla. Sërish ai ka përmendur si masë të mundshme heqjen e tvsh-së për frutat dhe perimet. "Mendoj se do të ishte një gjë e mirë, sepse shpenzimet e konsumit ushqimor përbëjnë një pjesë të madhe të shpenzimeve tek më të varfrit dhe ky do të ishte edhe një kontribut për t'u ushqyer më mirë."

Debati për heqjen e tvsh-së vazhdon prej disa javësh në Gjermani. Këtë e kanë kërkuar edhe shoqatat sociale, si VdK dhe Qendra Federale e Konsumatorëve, që veç frutave dhe perimeve kërkojnë që taksa mbi vlerën e shtuar të hiqet edhe për qumështin dhe legumet. Ministri gjerman i Bujqësisë e ka shprehur disa herë mbështetjen për një hap të tillë. Por në një intervistë për gazetën gjermane "Tagesspiegel" ai shprehu dyshime, nëse kjo ide mund të mbështetej nga partnerët në koalicionin qeveritar gjerman.

Një faktor i rritjes së çmimeve janë kostot e shtuara për fermerët gjermanë, si për shembull plehu i shtrenjtë apo çmimet më të larta të energjisë. Kosto të tilla pjesërisht ata ia kalojnë konsumatorit. Për të vepruar kundër këtij trendi, Bundestagu ka miratuar kornizën ligjore për mbështetjen e fermerëve në rast krize. Për këtë janë planifikuar 180 milionë euro që do të paguhet më së voni tek fermerët deri në fund të shtatorit.

Siguria ushqimore globale

Lufta në Ukrainë ka ashpërsuar edhe sigurinë e furnizimit me ushqime në botë dhe ka krijuar uri në vendet e varfra. Në konferencën ndërkombëtare të thirrur nga qeveria gjermane, "Së bashku për sigurinë ushqimore globale" në Berlin ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock paralajmëroi për një krizë akute të mungesës së artikujve ushqimorë. Kjo është një gjendje "që po ngrihet para nesh si një dallgë me rrezik jete", tha Baerbock. Narrativi rus se shkak për krizën janë sanksionet e perëndimit është thjesht "fake news". Qeveria në Moskë, mban përgjegjësinë e vetme për këtë, tha Baerbock. Pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se SHBA e Gjermania duan të bëjnë më shumë së bashku kundër krizës ushqimore që kërcënon botën pas luftës në Ukrainë. "Mesazhi ynë si G7 është i qartë. Ne nuk do të lejojmë që lufta e agresionit rus ta zhysë botën në zi buke."

Problem kryesor mbetet bllokimi i eksporteve të drithit nga Ukraina. Ministri gjerman i Bujqësisë, Özdemir paralajmëroi se duhet të gjenden "alternativa afatgjata dhe të afta" për transportimin e drithit nga Ukraina përmes Detit të Zi. Për sa kohë që Rusia paraqitet si agresore, "për kaq kohë Ukraina nuk mund të mbështetet edhe në rast paqeje, tek transportimi i drithit të saj përmes Detit të Zi. Eksporti i drithit është një "detyrë globale", tha Özdemiri që kërkon edhe angazhimin e SHBA, BE dhe ekonomisë.

Marrë nga DW

cem özdemir rritja e cmimeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj