LIVE UPDATES
Bota

Rritur në azil/ Kjo është ministrja e parë afro-gjermane në Gjermani

Aminata Touré është në shumë drejtime një emërim i pazakontë. Mosha e re e 29-vjeçares nuk është e vetmja veçanti e saj. Politikania ekologjiste është ministrja e parë afro-gjermane në Gjermani.

1 Korrik 2022, 09:36 Nga k.m.
Rritur në azil/ Kjo është ministrja e parë afro-gjermane
Aminata Touré

Kjo është ende një pamje e pazakontë në Gjermani. Një afro-amerikane ministre. 29-vjeçarja Aminata Touré e partisë Të Gjelbrit, për katër vitet e ardhshme do të jetë ministre për çështje sociale në landin gjermano-verior, Schleswig-Holstein. Landi me afro 3 milionë banorë po shkruan kështu histori.

"Çfarë nderi. Nga sot jam Ministre për Çështjet Sociale, Rininë, Familjen, të moshuarit, Integrimin dhe Barazinë në Schleswig-Holstein. Jam e lumtur që jam pjesë e Kabinetit II të Daniel Günther. Do ta kryej detyrën me ndërgjegje dhe me gëzim", shkroi Toure në Twitter.

Që Touré në këtë post nuk do ta ketë të lehtë, kjo merret me mend. Në media sociale filluan që tani skeptikët të kërkonin jetëshkrimin e saj dhe të ankoheshin që ajo, përveç një diplome bachelor në shkenca politike, nuk mund të dëshmonte asnjë përvojë tjetër profesionale. Por Toure nuk është kaq e panjohur. Ajo ka katër vjet që është në parlamentin e landit dhe ka drejtuar edhe shumë seanca si nënkryetare e Parlamentit.

Kolë Gjoka, konsulli i nderit i Shqipërisë për Gjermaninë veriore, por edhe vetë aktivist në politikë, aktualisht kryetar i CDU-së në qytetin Elmshorn, në të njëjjtin land, thotë për DW: "Asaj nuk i është besuar posti për shkak të ngjyrës së lëkurës, por sepse është intelektuale dhe dallon nga shumica e anëtarëve të partisë së vet”.

Rritur në azil

E megjithatë, ngjyra e lëkurës, por jo vetëm, edhe përvoja e saj si bijë azilkërkuesish, kanë qenë elemente të rëndësishme në formimin e saj si njeri, por edhe si politikane. E lindur në vitin 1992 në Neumünster të Gjermanisë, ajo është rritur në një strehimore azilkërkuesish. Prindërit kishin ardhur në Gjermani nga Mali vetëm një vit më parë dhe luftonin për të drejtën e qëndrimit. Vetëm në moshën 12-vjeaçre ajo arriti të marrë shtetësinë gjermane. Pikërisht atë vit, i jati do të linte nënën me katër vajzat.

Fillon një fazë tejet e vështirë për nënën, që do të kujdesej e vetme për katër vajzat. "Unë i takoj një brezi njerëzisht që nuk kanë qenë të mirëseardhur. Për një kohë të gjatë nuk janë pranuar si pjesë të kësaj shoqërie. Por ne kemi bërë tonën, dhe ka gjëra në këtë shoqëri që ne i kritikojmë, por kemi edhe sugjerime se si t'i ndryshojmë”, tha jo dikur në një intervistë me DW.

Për shanse të barabarta

Touré ka tani mundësinë të ndryshojë vërtet diçka. Në një intervistë dhënë për median gjermane pas betimit, ajo tha se është e vetëdijshme për përgjegjësinë që ka: "Biografia nuk zëvendëson politikën. Është e rëndësishme që të përballesh me njerëzit që kanë këto sfida dhe të zhvillosh koncepte politike. Kombinimi i të gjithave bën politikën”.

Kolë Gjoka ka besim se Touré do të sjellë koncepte të reja dhe jo konvencionale në qeverinë e landit. Për një gjë ai është i sigurt: Ajo do të ketë mbështetje të plotë nga kryeministri demokristian, Daniel Guenther, i cili i përket CDU-së, anipse partia e tij ka nivelin më të ulët përsa i përket përfaqësimit të imigrantëve në politikë./DW

aminata touré

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj