Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kështu e sheh ai marrëveshjen për të cilën u diskutua të shtunën në Ohër, duke shtuar se të dy palët u pajtuan që procesi të vazhdojë, se Bashkimi Evropian ka konfirmuar se është marrëveshje dhe se nënshkrimet nuk janë të nevojshme.
BRUKSEL- Kjo nuk është marrëveshje për njohje reciproke, por për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, thotë i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kështu e sheh ai marrëveshjen për të cilën u diskutua të shtunën në Ohër, duke shtuar se të dy palët u pajtuan që procesi të vazhdojë, se Bashkimi Evropian ka konfirmuar se është marrëveshje dhe se nënshkrimet nuk janë të nevojshme.
"SHBA e mirëpret fuqishëm këtë marrëveshje historike. U desh guxim nga të dyja palët, edhe nga presidenti Vuçiç edhe nga kryeministri Kurti, për të arritur një marrëveshje," tha Escobar në një konferencë për mediat nga rajoni.
Ai thotë se është i detyrueshëm për të dyja palët dhe thekson se të dyja do të vlerësohen në rrugën evropiane se si do ta zbatojnë atë.
"Shefi i diplomacisë së BE-së Borell ishte i qartë, ne kemi një detyrim nga të dyja palët, të dy ranë dakord, është një marrëveshje," tha Escobar.
Ai tha gjithashtu se kjo është një rrugë drejt pajtimit të Serbisë dhe Kosovës. Kur është fjala për zbatimin e marrëveshjes, Escobar thotë se duhet të fillojë menjëherë dhe shpreson se do të ndodhë së shpejti.
"Rruga evropiane është e lidhur ngushtë me zbatimin e marrëveshjes," theksoi ai, duke shtuar se Amerika do ta vëzhgojë në mënyrë aktive procesin.
Sipas tij, nga zbatimi i marrëveshjes do të përfitojnë të dyja palët dhe më të rëndësishmet janë integrimet euroatlantike. Ai shtoi se është e rëndësishme për të dyja palët që të zbatohet gjithçka që ka mbetur nga Marrëveshja e Brukselit.
I pyetur nëse të shtunën në Ohër është folur për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Escobar tha se nuk mund të precizojë, sepse SHBA-të nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në bisedime.
“Gjithçka e shkruar në propozimin europian është diskutuar”, thekson ai.
Duke folur për Bashkimin e Komunave Serbe, ai thotë se nuk varet nga BE-ja, por nga Prishtina dhe thekson se interesi duhet të jetë një jetë më e mirë për njerëzit, por edhe që të mos shkelet kushtetuta e Kosovës.
"Ka modele, dhe ka mundësi për këtë," thekson i dërguari amerikan.
Duke iu referuar ngjarjeve në Ohër, Escobar tha se Rusia as nuk u përmend dhe as nuk mori pjesë në bisedime.
"Ne besojmë se Rusia dëshiron ta vështirësojë zbatimin e marrëveshjes, por ky është një problem lokal dhe zgjidhja duhet të jetë lokale, dhe zgjidhja është pajtimi rajonal", theksoi ai.
I pyetur për pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe nëse kjo do të ndodhë, ai thotë se është më e rëndësishme për ta.
"Shpresoj se do ta bëjnë në të ardhmen," thotë ai.
I pyetur nëse mund të bëhet një paralele mes Zoran Zaevit dhe Alexis Tsipras-it dhe tani mes Vuçiç dhe Kurtit, Escobar thotë se këto dy raste janë të ndara, por se mund të ketë një analogji të caktuar.
"Shpresojmë që marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut të ndjekin si shembull të mirë", tha ai dhe theksoi se i gëzohej që Maqedonia e Veriut ishte partnere në ngjarjen e së shtunës, sepse është një tregues i mirë se po punon për të. Ai theksoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë rrugën evropiane.
Dendias dhe Cavashoglu BRUKSEL- Nikos Dendias dhe Mevlut Cavusoglu njoftuan pas takimit të sotëm në Bruksel, në...
Kurti dhe Vucic SERBI- Mediat serbe i kanë kushtuar një artikull të shkurtër se si e ka parë opozita në Kosovë, takimin ...
Balena e deformuar SPANJË- Një balenë masive që dikur mendohej se ishte në ankth u zbulua shpejt se vuante nga një deformim i...
Arta Bajrami dhe Xhemajl Xhimi Sekiraqa KOSOVË- Bashkëshorti i këngëtares Arta Bajrami, Xhemajl Xhimi Sekiraqa është lën...
Momente nga pritja RUSI- Presidenti kinez Xi Jinping zbarkoi sot në Aeroportin Ndërkombëtar "Vnukovo", duke nisur një vizitë 3-dit...
Xi Jinping dhe Vladimir Putin RUSI- Udhëheqësi kinez Xi Jinping i tha presidentit Vladimir Putin gjatë bisedimeve në Kremlin se ai &eum...
Lista serbe KOSOVË- Lista Serbe i ka thënë ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier se nuk do të marri...
Putin RUSI- Vladimir Putin dyshohet se ka dërguar një kloun në Mariupolin e shkatërruar nga lufta në një vizitë të ...
Tërmet RUMANI- Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Rumani. Sipas të dhënave paraprake tërmeti ka ...
Xi Jinping dhe Vladimir Putin RUSI- Ka nisur takimi mes presidentit të Kinës dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Kremlin. Kjo &e...