LIVE UPDATES
Bota

Rusia i jep fund mekanizmit mbikëqyrës të OKB-së për zbatimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut

Ndryshimi i qëndrimi rus për mbikëqyrjen, të cilin vazhdimisht e kishte mbështetur në të kaluarën, nxiti akuzat e Perëndimit se Moska po vepron për të fshehur blerjen e armëve nga Koreja e Veriut për luftën e saj në Ukrainë, duke shkelur sanksionet e OKB-së.

28 Mars 2024, 20:15 Nga S.N
Rusia i jep fund mekanizmit mbikëqyrës të OKB-së për
Foto Ilustrim

SHBA- Rusia vendosi veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara të enjten që praktikisht shfuqizon një mekanizëm mbikëqyrës të ekspertëve të kësaj organizate për zbatimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut për programin e saj bërthamor.

Ndryshimi i qëndrimi rus për mbikëqyrjen, të cilin vazhdimisht e kishte mbështetur në të kaluarën, nxiti akuzat e Perëndimit se Moska po vepron për të fshehur blerjen e armëve nga Koreja e Veriut për luftën e saj në Ukrainë, duke shkelur sanksionet e OKB-së.

Trembëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan në favor, me Rusinë kundër dhe Kinën që abstenoi. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit do të mundësonte zgjatjen e mandatit të ekspertëve për një vit, por vetoja e Rusisë i jep fund këtij mekanizmi. Sanksionet ndaj Koresë së Veriut ende mbesin në fuqi.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia tha para votimit se shtetet perëndimore po përpiqen që ta “mbysin” Korenë e Veriut dhe se sanksionet janë “të parëndësishme” dhe “të shkëputura nga realiteti” si masë për të frenuar programin bërthamor të këtij vendi.

Zëvendës ambasadori amerikan Robert Wood i tha këshillit pas votimit se vetoja e Rusisë nuk ishte asgjë më shumë se “një përpjekje e një anëtari të këshillit për të mbyllur hetimet e pavarura objektive” për shkeljen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut. Ai tha se Rusia veproi pasi “ekspertët filluan të raportojnë vitin e kaluar rreth shkeljeve flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Rusia.”

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare John Kirby e dënoi veton ruse duke e quajtur atë “veprim të pamatur” që minon sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut, ndërkohë që shprehu shqetësim rreth thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë, në veçanti tani që Koreja e Veriut po vazhdon të furnizojë Rusinë me armë për luftën e saj në Ukrainë.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet ta përkrahë me vendosmëri rendin botëror për kufizimin e armëve bërthamore dhe të përkrahë popullin e Ukrainës ndërkohë që mbron lirinë dhe pavarësinë e tij kundër agresionit brutal të Rusisë,” tha zëdhënësi Kirby.

Ambasadorja britanike në OKB, Barbara Woodward tha se vetoja ruse erdhi pas marrëveshjeve të armatimit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut në kundërshtim me sanksionet e OKB-së, përfshirë “transferimin e raketave balistike, të cilat Rusia i ka përdorur në sulmin e saj të jashtëligjshëm ndaj Ukrainës që nga fillimi i këtij viti.”

Këshilli i Sigurimi vendosi sanksione pas provës së parë bërthamore që bëri Koreja e Veriut në vitin 2006 dhe i ka shtuar ato përgjatë viteve përmes 10 rezolutave që kanë synuar – deri tani pa sukses – ta ndalojnë financimin dhe të frenojnë programet bërthamore dhe të raketave balistike të këtij vendi.

Rezoluta për sanksionet e fundit u miratua nga Këshilli i Sigurimit në dhjetor të vitit 2017. Kina dhe Rusia i vendosën veton një rezolute të Shteteve të Bashkuara në maj të vitit 2022 pas një sërë provash me raketa balistike ndërkontinentale që bëri Pheniani. Këshilli i Sigurimit ngriti një komision për mbikëqyrjen e sanksioneve dhe mandati i ekspertëve që vëzhgojnë shkeljet është ripërtëritë për 14 vjet me radhë./ VOA

okb koreja e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj