Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Putin e nënshkroi dekretin për pagesa të gazit natyror rus në muajin mars, duke detyruar konsumatorët “jomiqësorë” evropianë që të hapin llogari bankare në rubla në Gazprombank, dhe të paguajnë në rubla, nëse dëshironin të merrnin gaz natyror rus.
RUSI- Rusia do të lejojë shtetet “jomiqësore” që të shlyejnë borxhin e tyre për furnizimet me gaz natyror me valuta të huaja. Kjo mundësohet përmes ndryshimeve të bëra në një dekret që më herët kishte lëshuar presidenti rus, Vladimir Putin. Dokumenti, që u publikua më 30 dhjetor në ueb-faqen e Qeverisë ruse, tha se furnizuesit me gaz natyror rus mund të bëjnë marrëveshje me blerësit nga shtetet “jomiqësore” në valuta të huaja, të specifikuara në kontratë.
Borxhi për furnizimet me gaz do të konsiderohet i paguar pasi paratë nga blerësit e huaj të jenë dërguar në bankën e autorizuar, ku një llogari speciale është hapur me qëllim që të pranojë pagesat. Putin e nënshkroi dekretin për pagesa të gazit natyror rus në muajin mars, duke detyruar konsumatorët “jomiqësorë” evropianë që të hapin llogari bankare në rubla në Gazprombank, dhe të paguajnë në rubla, nëse dëshironin të merrnin gaz natyror rus. Ky dekret ka prekur vetëm furnizimet që janë bërë nga Gazprom.
Furnizimet më pas u ndërprenë për disa kompani dhe shtete, sikurse Polonia dhe Finlanda, që refuzuan të pajtoheshin me kushtet e këtij dekreti. Ky vendim i Rusisë për pagesa në rubla erdhi pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione të ashpra ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Dekreti i Putinit nënkuptonte se blerësit e gazit rus në Evropë – të gjitha shtetet e BE-së, ku ishte përfshirë edhe kategoria e shteteve “jomiqësore” – duhej të blinin rubla në tregun rus, për të paguar për furnizimet me gaz.
Putin mbrojti këtë politikë duke thënë se shtetet perëndimore kishin dëmtuar rublën ruse, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Ndryshimi i njoftuar më 30 dhjetor do të lejojë marrëveshje për borxhe, por nuk nënkupton se automatikisht do të rikthehen furnizimet me gaz rus, u tha në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e Qeverisë ruse.
Marrë nga REL
Mahsa Amini Ndikimi vjen në shumë forma. Për vitin 2022, Financial Times ka publikuar 25 gratë më të fuqishme në b...
Sydney AUSTRALI- Australia ka mirëpritur Vitin 2023 me një spektakël fishekzjarresh në qiell. Pamjet e publikuara në media tregoj...
Andrew Tate RUMANI- Andrew Tate do ta kalojë natën e ndërrimit të viteve në një qeli të ngushtë prej vetëm 15...
Zelanda e Re ZELANDA E RE- Zelanda e Re është shteti i parë që pret Vitin e Ri 2023. Qielli është “pushtuar” nga ...
Oleksiy Reznikov UKRAINË- Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, pretendoi se Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës mbi 10 muaj ...
Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy Konflikti në Ukrainë po hyn në vitin e dytë kalendarik. 24 shkurti ishte ditë e trishtë...
Barrikadë në Mitrovicë KOSOVË- Drejtori i Qendrës së Beogradit për Çështje Ndërkombëtare dhe Sigur...
Papa Benedikti XVI VATIKAN- Jozef Ratzinger, Papa Benedikti XVI, ka vdekur në moshën 95-vjeçare. Në konsistonin e zakonshëm t&eu...
Papa Benedict XVI VATIKAN- Vdes Papa Benedict XVI! Ish-papa Benedikti XVI ka vdekur në rezidencën e tij në Vatikan, në moshën 95-...
Foto ilustruese Koreja e Veriut lëshoi sot tre raketa të reja balistike, duke i dhënë fund vitit 2022 me një numër rekord t...