All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Rusia lëshon urdhërarrest për shkrimtarin dhe kritikun e luftës Boris Akunin

Akunin njihet ndryshe si Grigory Chkhartishvili.

6 Shkurt 2024, 10:51 Nga N.F
Rusia lëshon urdhërarrest për shkrimtarin dhe kritikun e
Boris Akuni
All - Paragraf - 1

RUSI- Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një urdhërarrest në mungesë për shkrimtarin e njohur rus, Boris Akunin, i cili është akuzuar për thirrje për "terrorizëm" dhe shpërndarje të "informacioneve të rreme" për ushtrinë ruse. Akunin njihet ndryshe si Grigory Chkhartishvili.

“Ndaj Chkhartishvilit është dhënë një masë parandaluese e paraburgimit për një periudhë prej dy muajsh nga momenti i ndalimit të tij në Rusi ose ekstradimit”, tha gjykata e Basmanny, më 6 shkurt.

Muajin e kaluar, Ministria e Brendshme e Rusisë e vendosi Akuninin person në kërkim për aktivitet të dyshuar kriminal, megjithëse nuk u përmendën akuza specifike. Akunin, 67 vjeç, i cili aktualisht jeton në Londër pasi u largua nga Rusia në vitin 2014, ka kritikuar hapur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, i cili filloi në shkurt të vitit 2022.

Në fillim të këtij muaji, Ministria ruse e Drejtësisë e shpalli Akunin "agjent të huaj", në një listë ndëshkuese e aplikuar gjerësisht dhe që synon kritikët e regjimit. Muajin e kaluar, shërbimi monitorues financiar i Rusisë, Rosfinmonitoring, shtoi Akunin në listën e "terroristëve dhe ekstremistëve" pa asnjë shpjegim, por raportet e mediave thanë se kishte nisur një hetim kundër Akuninit lidhur me akuzat e diskreditimit të forcave të armatosura ruse.

Ky veprim u ndërmor më pak se një javë pasi një nga botuesit më të mëdhenj të librave në Rusi, dhe rrjeti më i madh i librarive në vend, njoftuan se kishin hequr dorë nga shkrimtari Akunin dhe një shkrimtar tjetër, Dmitry Bykov, për shkak të komenteve të tyre pro-ukrainase dhe anti-ruse.

Në tetor, të gjitha teatrot ruse që shfaqnin shfaqje të bazuara në veprat e Akuninit, e hoqën emrin e tij nga posterët. Akunin ishte në mesin e dhjetëra shkrimtarëve rusë që e dënuan hapur agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Më 24 shkurt 2022, menjëherë pas fillimit të pushtimit rus, ai shkroi në Facebook se "filloi një epokë e re e tmerrshme" në Rusi.

"Deri në momentin e fundit nuk mund ta besoja se [presidenti rus, Vladimir] Putin do ta nisë këtë luftë absurde, dhe gabova. Gjithmonë kam besuar se në fund do të fitojë mendja e shëndoshë dhe kam gabuar. Fitoi çmenduria", kishte shkruar Akunin.

Marrë nga REL

boris akuni rusia urdher arrest

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj