LIVE UPDATES
Bota

Rusia sulmon Kievin me dronë dhe raketa, të paktën 2 persona humbin jetën, Zelensky: Ishte goditja më e madhe ajror brenda një dite

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Rusia i ka nisur 400 dronë dhe 18 raketa.

10 Korrik 2025, 09:06 Nga M.B
Rusia sulmon Kievin me dronë dhe raketa, të paktën 2 persona
Një ndërtesë banimi e dëmtuar pas sulmeve ajrore ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

UKRAINA- Dronët rusë e kanë sulmuar Kievin në orët e para të 10 korrikut duke vrarë dy njerëz dhe duke nxitur nisjen e zjarreve, kanë thënë zyrtarët, teksa sirenat janë aktivizuar në më shumë se gjysmën e shtetit për t’i paralajmëruar qytetarët për sulmin. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Rusia i ka nisur 400 dronë dhe 18 raketa. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se dy banesa janë përfshirë nga flakët në rajonin qendror dhe që ekipet e emergjencës janë angazhuar në pjesë të ndryshme të qytetit.

Tymur Tkachenko, shef i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se gjashtë prej 10 rajoneve të Kievit janë goditur dhe që zjarri është përhapur në disa ndërtesa, qendra magazinimi dhe makina nga copëzat e dronëve që kanë rënë. Ushtria ukrainase ka thënë se dy njerëz janë vrarë dhe të paktën 12 të tjerë janë plagosur.

Sulmet ajrore ruse më 9 korrik kanë lënë të vrarë tre persona dhe kanë plagosur një tjetër në qytezën afër linjës së frontit, Kostjantnivka në lindje të Ukrainës, sipas ekipeve të emergjencës. Për këto sulme raportohet pasi Rusia ka nisur 728 dronë, 13 raketa hipersonike Kinzhal dhe raketa balistike Islander në Ukrainë në orët e vona të 8 korrikut.

“Ishte sulmi më i madh ajror brenda një dite”, ka deklaruar Zelensky në platformën X.

Pothuajse gjysma e dronëve kanë qenë të prodhuar nga Irani, sipas Zelenskyt. Sulmet kanë rikthyer thirrjet e Zelenskyt për sanksione të ashpra kundër naftës ruse dhe masa tjera që mund ta ulin Moskën në tavolinën e negociatave për arritje të paqes. Zelensky është takuar më 9 korrik me të dërguarin amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg në Romë, dhe ka shprehur mbështetjen e plotë të Ukrainës për iniciativën e presidentit amerikan, Donald Trump për paqe.

Njëra prej temave të diskutuara në takimin mes dy palëve ka qenë për forcimin e mbrojtjes ajrore ukrainase, pas sulmeve masive të ditëve të fundit. Zelensky është thënë të ketë përmendur edhe “rëndësinë e sinjaleve të Uashigtonit për rinisje të ndihmës ushtarake për Ukrainën”.

Pentagoni ka bërë të ditur javën e kaluar se do të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë, me arsyetimin se rezervat amerikane po zvogëlohen. Mirëpo, Trump ka thënë që më shumë armë duhet dërguar në Ukrainë, që ajo të mund ta mbrojë veten.

“Ata duhet të gjejnë në gjendje ta mbrojnë veten. Ata po goditen shumë ashpër tani”, ka thënë Trump në 8 korrik.

Trump ka thënë më herët gjatë javës se është i zemëruar me presidentin rus, Vladimir Putin për luftën e nisur nga Moska më 2022. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov më 10 korrik në Kuala Lampur, ka bërë të ditur një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, sipas raportimeve të mediave amerikane. Rubio do ta takojë Lavrovin në margjina të takimit me ministra të Jashtëm të Asociacionit për Kombet e Azisë Juglindore. Ky do të jetë takimi i dytë ballë për ballë mes diplomatit amerikan dhe atij rus./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj