LIVE UPDATES
Bota

Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?

Që nga 24 shkurti 2022 dhe deri më sot, që nga fillimi i të ashtuquajturit “operacion ushtarak special” shpenzimet për mbrojtjen në Rusi janë rritur çdo muaj.

23 Maj 2022, 11:56 Nga DOSJA
Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?
Foto ilustruese

Nga Federico Giuliani

RUSI- Gjatë muajit prill, Rusia shpenzoi mbi 300 milionë dollarë në ditë për mbrojtjen, ose rreth 280 milionë euro, për shkak të luftës në Ukrainë. Sipas asaj që u zbulua nga “MoscowTimes”, që citoi të dhëna nga Ministria ruse e Financave, krahasuar me periudhën e paraluftës, kjo shumë është dyfish më e madhe,

Në përgjithësi, që nga 24 shkurti 2022 dhe deri më sot pra që nga fillimi i të ashtuquajturit “operacion ushtarak special” shpenzimet për mbrojtjen në Rusi janë rritur çdo muaj. Në shkurt, shifra ishte rreth 5.1 miliardë dollarë (rreth 369 miliardë rubla).

Në mars pati një tjetër rritje, dhe shpenzimet arritën në 6.2 miliardë dollarë (450 miliardë rubla). Ndërkohë muaji prill, mbetet tani më i kushtueshmi, me 8.7 miliardë dollarë që kanë “avulluar” për shkak të shpenzimeve të luftës.

Për më tepër, shpenzimet në mbrojtje të investuara nga Rusia në prill, ishin më shumë se dyfishi i periudhës së paraluftës. Kështu në janar ato ishin rreth 3.2 miliardë dollarë (233.7 miliardë rubla). Në prill 2021, kjo shifër ishte 275 miliardë rubla.

Sa shpenzon Rusia për mbrojtjen

Është e rëndësishme të theksohet se shuma e shpenzuar nga Rusia për mbrojtjen që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkallë të gjerë, është e barabartë me trefishin e shumës së shpenzuar për arsimin (517 miliardë rubla), më shumë se dyfishi i fondit të dhënë për sistemin shëndetësor (615 miliardë rubla) dhe 10 herë më shumë se paratë e shpenzuara për ruajtjen dhe menaxhimin e mjedisit (167 miliardë).

Siç llogarit në një artikulli “Moscow Times”, konflikti në Ukrainë po harxhon me gati 1 miliardë rubla në orë paratë e taksapaguesve rusë. Në prill, Moska shpenzoi 628 miliardë rubla për “mbrojtjen kombëtare”. Mesatarisht, në 3 muajt e luftës aktuale, makineria ushtarake ruse ka gllabëruar 21 miliardë rubla në ditë.

Problemi është se kostoja e luftës vazhdon të rritet, në një kohë që ofensiva e forcave të Kremlinit duket se ka ngecur. Duke analizuar muajt e fundit, në muajin shkurt, në sfondin e përgatitjes së fushatës ushtarake, transferimit të pajisjeve dhe forcave përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, shpenzimet u rritën me 136 miliardë rubla krahasuar me janarin, duke arritur në 369 miliardë. Kur lufta hyri në fazat e saj më të nxehta, këto shpenzime u rritën me 81 miliardë rubla të tjera, në 450 miliardë në mars, dhe 178 miliardë rubla të tjera në prill.

Kostoja e luftës në Ukrainë

Duke mbledhur shpenzimet e ndryshme, rezultoi se  në periudhën midis janarit dhe prillit, Rusia shpenzoi rreth 1.681 trilion rubla për pajisjet ushtarake. Megjithëse Thesari i Rusisë,  vazhdon të marrë një fluks të ardhurash nga taksat mbi mallrat në shumën prej mbi 1 trilionë rublash në muaj – dhe embargoja e naftës nga BE është ende e largët – një rritje e fortë e shpenzimeve ushtarake dhe një ekonomi në tkurrje do të krijonin disa probleme.

Në fakt, në prill Ministria e Financave regjistroi deficitin e parë të këtij viti: të ardhurat në buxhet ishin 262.3 miliardë rubla më të ulëta se sa shpenzimet. Në total deficiti i Thesarit mund të jetë rreth 1.6 trilionë rubla.

Sipas një vlerësimi tjetër, Rusia është e detyruar të shpenzojë 900 milionë dollarë në ditë për të ushqyer makinerinë e saj ushtarake. Revista amerikane “Newsweek”, thekson se kjo shumë përfshin zëra të ndryshëm, duke përfshirë pagesën e ushtarëve rusë që luftojnë në Ukrainë; furnizimin me municione, plumba dhe raketa për vetë ushtarët; por edhe koston e riparimit të pajisjeve ushtarake të shkatërruara ose të dëmtuara. Por Rusia duhet të paguajë edhe për mijëra raketa që po përdor gjatë luftës. Kostoja e tyre? Duket se është rreth 1.5 milion dollarë secila. 

Marrë nga Bota.al 

Sondazh

Poll

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?