LIVE UPDATES
Bota

Sa punohet për riintegrimin e të burgosurve në shoqërinë kosovare?

Shqetësues, po ashtu, vlerësohet edhe kategorizimi i të burgosurve, por Zogaj thotë se për të vendosin gjykatat. Avokati i Popullit ka thënë se sa i përket kategorizimit, ka pasur përparim në institucionet e reja, por kjo sfidë mbetet në institucionet që janë në objekte të vjetra dhe nuk kanë hapësirë të mjaftueshme. Edhe QKRMT-ja ka adresuar çështjen e kategorizimit, duke marrë si shembull personat me çrregullime mendore, të cilët ka thënë se janë të shpërndarë në të gjitha institucionet, njësoj sikurse përdoruesit e substancave narkotike.

25 Korrik 2024, 22:26 Nga N.F
Sa punohet për riintegrimin e të burgosurve në
Foto ilustruese


KOSOVË- Pas arratisjes së Faton Hajrizit, i cili u vra nga autoritetet në Serbi, ku ai ishte bërë i dyshuar për vrasjen e një oficeri policor serb, në Kosovë u ngrit çështja nëse institucionet po bëjnë mjaftueshëm për rehabilitimin e të burgosurve. Shërbimi Korrektues i Kosovës ofron disa programe, të cilat synojnë t’i risocializojnë dhe t’i riintegrojnë të burgosurit në shoqëri. Por, organizatat që monitorojnë burgjet i vlerësojnë ato si të mangëta.

Qëllimi i një dënimi me burgim konsiderohet risocializimi dhe riintegrimi i një personi të burgosur në shoqëri. Por, nga organizatat joqeveritare thonë për Radion Evropa e Lirë se në institucionet korrektuese në Kosovë ka mungesë të programeve adekuate për të arritur këtë qëllim. Sipas tyre, programet zakonisht janë grupore dhe të njëjta për të gjitha institucionet.

Që programet rehabilituese të jenë të suksesshme “duhet të vlerësohen nevojat individuale të secilit të burgosur, sepse secili ka karakteristika të veçanta dhe nevoja të veçanta për t’u rehabilituar dhe për t’u risocializuar”, vlerëson Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila monitoron punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).

Një tjetër sfidë, sipas Halitit, por edhe sipas ish-drejtorit të SHKK-së, Sokol Zogaj, është edhe buxheti. Raporti vjetor për 2023-tën i SHKK-së tregon se ai kishte një buxhet prej 20.7 milionë eurosh. Këtë vit, SHKK-ja parashihet të ketë 8 milionë euro më shumë, kryesisht për investime kapitale.

“Që të burgosurit të përmirësohen dhe të riintegrohen, duhet që shteti të paguajë, të ketë buxhet të madh, në mënyrë që t’ua sigurojë kushtet”, thotë Zogaj për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, Haliti thotë se, përveç mungesës së buxhetit, ka edhe mungesë të kuadrove të specializuara për programet individuale për risocializim dhe riintegrim.

Shqetësues, po ashtu, vlerësohet edhe kategorizimi i të burgosurve, por Zogaj thotë se për të vendosin gjykatat. Avokati i Popullit ka thënë se sa i përket kategorizimit, ka pasur përparim në institucionet e reja, por kjo sfidë mbetet në institucionet që janë në objekte të vjetra dhe nuk kanë hapësirë të mjaftueshme. Edhe QKRMT-ja ka adresuar çështjen e kategorizimit, duke marrë si shembull personat me çrregullime mendore, të cilët ka thënë se janë të shpërndarë në të gjitha institucionet, njësoj sikurse përdoruesit e substancave narkotike.

“Në mungesë të kategorizimit, apo ndarjes së mirëfilltë të tyre, mungon edhe risocializimi apo rehabilitimi i tyre”, thotë Haliti.

Ajo shton se, për dallim nga e kaluara, tani ka më pak raste kur në një qeli vendosen persona që kanë dënime më të gjata me ata me dënime më të shkurtra. Kosova ka disa qendra korrektuese dhe edukuese, si Qendrën edukuese korrektuese në Lipjan, Burgun e sigurisë së lartë, Qendrën korrektuese për femra dhe të mitur në Lipjan, Qendrën korrektuese në Dubravë, Qendrën korrektuese në Smrekonicë, dhe qendrat e paraburgimit në Gjilan, Mitrovicë, Lipjan, Prizren dhe Pejë.

Në burgje – që janë të llojeve të ndryshme, sikurse të tipit të hapur, gjysmë të hapur dhe të mbyllur – ka edhe punishte, ku të burgosurit me sjellje të mirë lejohen të punojnë.
 Në raportin e tij vjetor për 2023-tën, Avokati i Popullit ka kërkuar përmirësim të kushteve të punës për të burgosurit dhe rritjen e pagesës për ta. Aktualisht, çdo i burgosur që punon paguhet 1 euro në ditë.

Këtë kompensim, Haliti e konsideron “dekurajues” për punën e të burgosurve brenda burgjeve. Megjithatë, ajo thotë se ka interesim mes tyre për të punuar.

Vitin e kaluar, histori suksesi, sipas QKRMT-së, u konsiderua Smrekonica, ku të burgosurve që patën sjellje të mirë dhe nuk patën ndonjë incident iu mundësua puna jashtë burgut. Të burgosurit angazhohen në fusha të ndryshme, sikurse në bujqësi e blegtori, në prodhimin e letrave të tualetit e të qeseve plastike, por trajnohen edhe në floktari e rrobaqepësi.

Me qëllim të integrimit më të mirë në shoqëri, institucionet korrektuese në Kosovë ofrojnë edhe shkollim. Ndonëse të burgosurit në moshë madhore duhet të plotësojnë disa kritere për t’iu mundësuar shkollimi, të miturve u sigurohet shkollim i vazhdueshëm.

Ndonëse QKRMT-ja vë në pah se cilësia në shkollimin e të miturve nuk është ashtu siç do të duhej të ishte, për shkak të mungesës së mësimdhënësve dhe për shkak të klasave të kombinuara, Zogaj, megjithatë, thotë se qendra për të mitur në Lipjan është më e mirë se ato në Ballkan.

Pavarësisht se institucionet korrektuese ofrojnë trajnime dhe punë për të burgosurit, kur ata dalin nga burgu nuk kanë një vend pune, por as nuk monitorohen – përveç atyre që lirohen me kusht.

QKRMT-ja ka kërkuar që institucionet të hartojnë një strategji, e cila, përveç shërbimit korrektues, do të përfshinte edhe përcjelljen e përparimit të risocializimit dhe të rintegrimit të tyre në shoqëri. Sipas Halitit, “ata, nëse lirohen nga burgu dhe nuk gjejnë një vend pune, një trajnim apo diçka tjetër, mund t’i përsërisin veprat penale”.

Gjendja e burgjeve në Kosovë është përmendur edhe në raportin e fundit për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të Shtetit, ku thuhet se burgjet dhe qendrat e ndalimit në Kosovë plotësojnë “disa standarde ndërkombëtare”.

Megjithatë, sipas DASH-it, qendrat e paraburgimit “vazhdojnë të kenë probleme, përfshirë raportimet për dhunë mes të burgosurve, ekspozim ndaj radikalizmit fetar dhe qëndrimeve politike dhe trajtimit jo të duhur të të burgosurve me probleme mendore”./ REL

kosve burg riintegrim

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë