LIVE UPDATES
Bota

Sa të sigurta janë aeroportet e Gjermanisë?

Si mundet që një njeri me një makinë të hyjë në aeroportin e Hamburgut dhe të shkaktojë kaos? Janë shtuar shumë kritikat ndaj autoriteteve të sigurisë.

7 Nëntor 2023, 08:18 Nga A.B

Sa të sigurta janë aeroportet e Gjermanisë?

Të dielën, një burrë 35-vjeçar u dorëzua në polici, pasi mbajti vajzën e tij katërvjeçare në një makinë në aeroportin e Hamburgut për plot tetëmbëdhjetë orë. Gjendja shëndetësore e vajzës së vogël është "e padëmtuar", siç kumtuar autoritetet. Më parë, ai u fut me makinë në pistën e aeroportit dhe qëndroi pranë avionit. Ai ishte i armatosur. I gjithë aeroporti u bllokua me orë të tëra, ndërsa mijëra persona mbetën pa fluturimet e planifikuara dhe të paguara.

Kjo dramë nxiti debate të shumta rreth sigurisë në aeroportet gjermane. Ndryshe nga vendet e tjera, ku ka shtylla që mund të ulen ose ngrihen në rrugë dhe të pengojnë hyrjen e makinave, në Hamburg rrëmbyesi me sa duket kishte para vetes vetëm rampa kuq e bardhë si pengesë në rrugën e tij për në zonën e siguruar shumë.

E kjo nuk është hera e parë që persona të paautorizuar depërtojnë në zonën e aeroportit. Verën e kaluar, aktivistët e "Brezit të fundit" prenë gardhin metalik dhe e futën në pistë.

Autroritetet thonë se nuk ka pasur lëshime

Menaxhmenti i aeroportit nuk sheh asnjë lëshim të mundshëm: "Siguria e zonës së aeroportit është në përputhje me dispozitat ligjore, madje shkon përtej kësaj”, tha një zëdhënëse për DPA.

Ajo shtoi se në një aeroport kaq të madh, i cili ka një sipërfaqe prej afërsisht 800 fusha futbolli, nuk mund të përjashtohet që "ndonjë kriminel i rëndë të futet në zonën e siguruar”.

Kjo zëdhënëse shtoi se ekziston një sistem alarmi për situata të tilla, "i cili aktivizohet pa të meta”.

Siç shtoi ajo, pas protestës së aktivistëve të klimës, është shtuar numri i patrullave pranë rrethojës së aeroportit, ndërsa po testohen edhe kamera dhe sensorë të rinj.

Ajo nuk tha asgjë për rampat që mund të kalohen lehtë: "Ju lutemi kuptoni, ne nuk ofrojmë informacion më të detajuar në lidhje me konceptin tonë të sigurisë."

Rregullat e vjetruara

Andreas Roskopf, kryetar i Sindikatës së Policisë, u pyet nga programi i parë gjerman ARD, nëse koncepti i sigurisë në aeroportin e Hamburgut është në nivelin e duhur?

"Ne kemi nevojë urgjente për të krijuar një koncept sigurie që korrespondon me gjendjen e sotme”, përgjigjet Roskopf. Ai shton se nuk guxon as të mendojë se çfarë mund të kishte ndodhur po të ishte fjala për terrorizëm.

Roskopf nënvizon se standardet e sigurisë së aeroportit sot nënkuptojnë edhe kamerat e vëzhgimit dhe detektorët e lëvizjes në zona të ndjeshme: "Në rrugët e afrimit duhet të punojmë me barriera dhe pengesa që të paktën një makinë e zakonshme nuk mund t'i kalojë."

Ai thotë se rreziku është në rritje në këtë zonë në Gjermani. Por thekson se aeroportet funksionojnë sipas rregulloreve aktuale të sigurisë.

"Legjislativi duhet të miratojë rregullore shumë të qarta në këtë fushë, në mënyrë që aeroportet të detyrohen të vendosin këto masa mbrojtëse dhe që ekspozimi ndaj rrezikut që kemi aktualisht të jetë sa më i ulët.

"Nënë apo njerkë"

Profesori në Akademinë e Policisë, Raphfael Beer, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Policisë Gjermane, Heiko Tagaz, kërkojnë mbrojtje më të mirë të aeroporteve. "Është e vështirë të kuptohet se edhe panairet e Krishtlindjeve janë të siguruara me barrikada betoni, ndërsa ndaj kompanive të aeroporteve ka një raport si njerkë, në zona të mbrojtura rreptësisht," tha Tagaz për agjencinë e lajmeve dpa.

Profesori u shpreh për NDR se koncepti i sigurisë duhet patjetër të rishikohet. "Nuk mund ta kuptoj që kompania e aeroportit tani fshihet pas dispozitave ligjore që nuk parashikojnë masa më të rrepta."

Ai thotë se përmbushja e detyrimeve ligjore është një çështje e rëndësishme. "Por nëse shikojmë botën përreth nesh, shohim se autorëve të sulmeve nuk u intereson se cilat rregullore ndiqen dhe cilat jo. E thënë thjesht, ajo pjesë e trafikut duhet të mbrohet më mirë. Kjo është arsyeja pse e gjithë kjo në mënyrë të pashmangshme duhet të rishqyrtohet”.

As aeroportet e tjera nuk janë të sigurta

Eksperti i aviacionit Heinrich Grosbongart ka punuar më parë për Lufthansa, Boeing dhe sindikatën e pilotëve Cockpit. Vlerësimi i tij është alarmant. "Aeroporti i Hamburgut nuk është i sigurt – por as aeroportet e tjera gjermane nuk janë”, tha ai për Spiegel.

Sipas tij, kjo është skandaloze sepse aeroportet "janë të njohura prej dekadash si objektivat e preferuar të terroristëve. Avionët me dhjetëra mijëra litra kerozinë dhe qindra pasagjerë presin të ngrihen. Për shkak të gjithë kësaj, Grosbongart i quan administratën dhe institucionet e aeroportit "të pakuptueshme dhe naive”./DW

gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj