LIVE UPDATES
Bota

Samiti i G7 mblidhet në Hiroshimë, çfarë pritet të diskutohet, zbardhet AXHENDA

Udhëheqësit e shtatë prej vendeve më të pasura të botës takohen këtë javë në samitin e G7-ës, për të diskutuar çështje gjeopolitike, ekonomike dhe klimatike. Ngjarja zhvillohet në qytetin japonez të Hiroshimës.

18 Maj 2023, 09:57 Nga a.l
Samiti i G7 mblidhet në Hiroshimë, çfarë pritet të
Samiti i G7

JAPONI- Udhëheqësit e shtatë prej vendeve më të pasura të botës takohen këtë javë në samitin e G7-ës, për të diskutuar çështje gjeopolitike, ekonomike dhe klimatike. Ngjarja zhvillohet në qytetin japonez të Hiroshimës.

Çfarë është samiti i G7-ës?
G7 është një grupim joformal i vendeve të pasura perëndimore. Nuk ka sekretariat të përhershëm apo status ligjor. Çdo vit, njëri prej vendeve anëtare merr presidencën e grupit, përcakton prioritetet dhe organizon një samit të liderëve, si dhe takime ministrore gjatë gjithë vitit.

Italia do ta marrë presidencën nga Japonia në vitin 2024. Rusia u përfshi në atë që u bë G8 në vitin 1997, por u përjashtua në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina.

Ku dhe kur mbahet?
Takimi i këtij viti do të mbahet nga data 19 deri më 21 maj në Hiroshimë të Japonisë, që në vitin 1945 ishte qyteti i parë që u bombardua me armë bërthamore.

Kush merr pjesë?
G7 përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë. Përfaqësues nga Bashkimi Evropian marrin pjesë, po ashtu. Viteve të fundit u bë zakon që të ftohen edhe vende të tjera, për të ndihmuar në nxjerrjen në pah të çështjeve kryesore.

Këtë vit, në mesin e të ftuarve janë udhëheqësit e Australisë, Brazilit, Ishujve Kuk për Forumin e Paqësorit, Indisë, Indonezisë, Koresë së Jugut e Vietnamit.

G7-ta dhe shtetet e tjera perëndimore po përpiqen t’i forcojnë aleancat, të arrijnë te Jugu Global dhe ta mbrojnë ndikimin e tyre në tkurrje, pasi Kina dhe Rusia po përpiqen të depërtojnë ekonomikisht dhe të nxisin alternativa ndaj rendit ndërkombëtar ekzistues.

Sa kohë ekziston G7-ta?
G7-ta u themelua pas embargos së naftës nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), në vitin 1973, si një forum për vendet më të pasura për të diskutuar çështjet ekonomike globale. Vendet e G7-ës kanë një bruto prodhim të brendshëm të kombinuar që arrin 40 trilionë dollarë brenda viti – pak më pak se gjysma e ekonomisë botërore.

Nga Rusia, Kina deri te çështjet bërthamore: Çfarë është në agjendë?
G7-ta do të zhvillojë diskutime të gjera mbi ndryshimet klimatike, shëndetin e ekonomisë globale, inflacionin dhe sigurinë globale të ushqimit.

Mbështetja për Ukrainën
Edhe më shumë se një vit pasi Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, konflikti do të jetë në qendër të vëmendjes. G7-ta do të dëshirojë të tregojë unitet përpara kundërofensivës së pritur të Ukrainës, duke nënvizuar nevojën për më shumë dërgesa armësh, mbështetje politike dhe ndihmë financiare.

Sasia e ndihmës që do të ofrojë G7-ta në muajt e ardhshëm, do të luajë rol të madh në përcaktimin e mënyrës se si do të përfundojë konflikti.

Kjo do të shoqërohet me premtime për intensifikimin e sanksioneve kundër Rusisë. Por, prapa skenave, vendet e G7-ës ndryshojnë në qasje ndaj çështjeve të tilla. Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenskyy, pritet t’i drejtohet G7-ës përmes video-lidhjes.

Pengimi i Kinës
Shtetet e Bashkuara po i shtyjnë aleatët e tyre më të afërt për një strategji më të fortë parandaluese ndaj Kinës. G7-ta në Japoni do të jetë forumi për ta përcaktuar këtë.

Mospërhapja bërthamore
Zgjedhja simbolike e kryeministrit japonez, Fumio Kishida, për Hiroshimën, si vend nikoqir, nxjerr në pah dëshirën e tij për të vendosur çarmatimin bërthamor dhe mospërhapjen bërthamore në krye të agjendës së këtij viti.

Arkitektura e sigurisë bërthamore pas Luftës së Dytë Botërore është duke u tronditur nga paralajmërimet e fshehta të Rusisë se mund të përdorë armë taktike bërthamore në Ukrainë, nga testimet e përsëritura të raketave balistike në Korenë e Veriut, si dhe nga zgjerimi i programit bërthamor në Iran.

Inteligjenca artificiale
Edhe pse fillimisht nuk ishte në agjendë, rritja e shpejtë e inteligjencës gjeneruese artificiale bëri që udhëheqësit e G7-ës të mos mund ta injorojnë më atë.

Ministrat digjitalë të G7-ës ranë dakord në prill për miratimin e rregullores për inteligjencën artificiale “të bazuar në rrezik”./REL/ 

samiti i g7

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj