LIVE UPDATES
Bota

Samiti i Klimës/ "Çështjet financiare ende nuk kanë progres", DW: BE nuk pranon draftin e konferencës

Në konferencën e OKB-së për klimën në Baku janë prezantuar (21.11) propozime të reja për financimin e mbrojtjes së klimës dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Megjithatë se cilat përmasa do të ketë kuadri i ri financiar të planifikuar janë lënë të hapura në draftin e vendimeve, ose thjesht janë vënë përballë njëra-tjetrës si çështje të kontestueshme.

21 Nëntor 2024, 14:17 Nga N.F
Samiti i Klimës/ "Çështjet financiare ende nuk kanë
Samiti i Klimes

AZERBAJXHAN- Rrezikon të dështojë samiti i klimës në Baku, Azerbajxhan? Për çështjet financiare ende nuk ka progres. Por të paktën ka një ujdi për turizmin e butë ndaj klimës. Edhe pas dhjetë ditë diskutimesh në Konferencën Botërore të Klimës në Baku puna ngec tek paratë, sa do të jenë ndihmat financiare të vendeve të industrializuara. Në konferencën e OKB-së për klimën në Baku janë prezantuar (21.11) propozime të reja për financimin e mbrojtjes së klimës dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Megjithatë se cilat përmasa do të ketë kuadri i ri financiar të planifikuar janë lënë të hapura në draftin e vendimeve, ose thjesht janë vënë përballë njëra-tjetrës si çështje të kontestueshme.

Konferenca duhet të vendosë kuadrin e ri financiar për vitet 2025-2035. Por në vend të një shume konkrete, në një version të deklaratës gjen një hapësirë ​​bosh, në një version tjetër shuma minimale është thjesht prej 100 miliardë eurosh në vit, shumë që vendet e industrializuara janë angazhuar t'ua paguajnë vendeve në zhvillim për vitet nga 2020 e në vazhdim. Në një version tjetër, kërkohet një pagesë kompensimi për faktin se ky synim u arrit vetëm në vitin 2022. Por sipas një grupi të pavarur ekspertësh të OKB-së nevoja e ndihmës financiare kap një trilionë dollarë amerikanë në vit deri në vitin 2030 - dhe madje 1.3 trilionë deri në vitin 2035, pra deri në 13 herë më shumë se shuma aktuale e ndihmës për klimën.

Për një gjë u ra në ujdi në Baku. Mbi 50 shtete ranë dakord për një turizëm të butë. "Në COP29 kemi sot arritje historike”, tha Drejtoresha Ekzekutive e OKB-së për Turizmin, Zoritsa Urosevic, para gazetarëve. Për herë të parë, është përfshirë një turizëm miqësor ndaj klimës në objektivat e OKB-së. Industria e turizmit zë tre për qind të produktit të brendshëm global bruto, por shkakton 9% të emetimeve të gazrave serrë. Vendet që kanë rënë dakord për marrëveshjen duan që të respektojnë më shumë mbrojtjen e klimës në turizëm Për këtë do duhet të vendosen qëllime specifike.

BE nuk pranon draftin e konferencës


BE nuk i ka pranuar vendimet e draftit të deklaratës të përpiluara nga presidenca e Azerbajxhanit të paraqitura të enjten në konferencën e OKB-së për klimën në Baku. "Kjo është qartësisht e papranueshme siç është tani," tha komisioneri i BE-së për Klimën, Wopke Hoekstra në konferencën COP29. Nuk ka "asgjë për të zbukuruar". BE thekson se do të ofrojë shuma konkrete vetëm pasi të jenë sqaruar çështjet e tjera kyçe. "Përndryshe përfundoni me një shportë me produkte me një etiketë çmimi, por nuk e dini saktësisht se çfarë ka në të," tha komisioneri i BE-së për Klimën, Wopke Hoekstra. Sekretarja gjermane e shtetit për klimën, Jennifer Morgan tha se "ne do të japin kontributin tonë”. Megjithatë, më parë, ajo e kishte quajtur "jorealiste" që vendet e industrializuara do të mblidhnin triliona ndihmë financiare nga buxhetet e tyre të rregullta.

Kina vend në zhvillim?


Berlini zyrtar po këmbëngul që vende si Kina dhe shtetet e pasura të Gjirit, të cilat kanë fituar shumë para nga nafta, gazi dhe qymyri, të kontribuojnë gjithashtu në pagesat ndaj vendeve të tjera. Sipas një klasifikimi 30-vjeçar të OKB-së, ato - si India - konsiderohen ende shtete në zhvillim dhe për këtë arsye vende përfituese. Nuk ka mirëkuptim për këtë. Ministri nigerian i Mjedisit Balarabe Abbas Laëal i tha Guardian: "Kina dhe India nuk mund të grupohen në të njëjtën kategori si Nigeria dhe vendet e tjera afrikane". Edhe ministrja e Mjedisit e Kolumbisë, Susana Muhamad, i tha gazetës se kategoritë e vjetra ishin "të vjetruara". Deklarata si këto mund të rrisin presionin ndaj Kinës.

Dokumenti paraprak në Baku gjithashtu thekson nevojën për përpjekje të mëtejshme për të kufizuar rritjen e temperaturës globale nën dy gradë, dhe nëse është e mundur në 1.5 gradë Celsius. Duke i referuar debatit financiar, theksohet se një kufi i tillë do të reduktonte ndjeshëm rreziqet dhe dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Konferenca për klimën përfundon zyrtarisht këtë të premte, por ka të ngjarë të zgjatet deri në fundjavë.

samit i klimes be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj