LIVE UPDATES
Bota

Presidentja e Moldavisë: Rusia dëshiron të destabilizojë vendin tonë

Sandu i bëri këto deklarata pak pasi Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë së Moldavisë lëshoi një paralajmërim për planet e Rusisë që të penguar përpjekjet e Moldavisë që të shkëputet nga ndikimi dekadësh i Moskës dhe të afrohet më shumë me Perëndimin.

7 Mars 2024, 11:13 Nga M.B
Presidentja e Moldavisë: Rusia dëshiron të destabilizojë
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu

PARIS- Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, që pritet të nënshkruajë një marrëveshje kyçe të mbrojtjes me Francën më 7 mars, tha se Moska planifikon të minojë stabilitetin e Moldavisë dhe ta largojë shtetin nga rruga drejt integrimit evropian para zgjedhjeve presidenciale dhe një referendumi për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sandu i bëri këto deklarata pak pasi Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë së Moldavisë lëshoi një paralajmërim për planet e Rusisë që të penguar përpjekjet e Moldavisë që të shkëputet nga ndikimi dekadësh i Moskës dhe të afrohet më shumë me Perëndimin.

“Ajo se çfarë Moska do, ne të gjithë e kuptojmë. Moska dëshiron të destabilizojë situatën në Moldavi, Moska dëshiron të frikësojë qytetarët e Moldavisë, veçanërisht pasi këtë vit ne do të kemi referendumin për t’iu bashkuar BE-së, të paktën ky është propozimi im dhe shpresoj që Parlamenti i Moldavisë”, tha Sandu për televizionin Digi24 më 6 mars, pak para se të nisej për në Paris.

Sandu, politikane pro perëndimore, nën të cilën Moldavia bëri një kthesë të madhe duke u larguar nga Rusia e duke iu afruar Evropës, do të garojë për një mandat të dytë gjatë këtij viti. Ajo më 2020 kishte mposhtur presidentin e atëhershëm, Igor Dodon, të mbështetur nga Rusia. Sandu tha se në aspektin ushtarak, Moldavia po mbrohet nga një sulm i mundshëm rus nga fqinja e saj lindore, Ukraina, e cila po përballet me agresionin rus që dy vjet.

“Moska nuk ka asnjë mënyrë që të arrijë në Moldavi, pikë së pari për shkak se Ukraina është mburoja jonë dhe Ukraina po i reziston [agresionit rus] dhe do të vazhdojë t’i rezistojë. Së dyti, për shkak se Moldavia ka miq të fuqishëm që kanë zgjedhur të jenë në anën e botës së lirë”, tha Sandu.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe Sandu pritet të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe atë të ekonomisë.

“Një marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe një udhërrëfyes për bashkëpunim ekonomik do të nënshkruhen gjatë vizitës së saj”, tha Pallati Elize përmes një deklarate, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Presidenti do të përsërisë mbështetjen e Francës për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë e Republikës së Moldavisë, në kontekstin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, u shtua në deklaratë.

Më 5 mars, shefi i inteligjencës së Moldavisë, Alexandru Musteata, tha se agjencia që ai udhëheq posedon “disa të dhëna” lidhur me veprimet që Moska po planifikon të bëjë gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm për të kompromentuar anëtarësimin e shtetit në BE dhe ta sjellë Moldavinë sërish nën sferën e ndikimit rus. Ndryshe, Franca dhe Moldavia shtatorin e vitit të kaluar kishin arritur marrëveshjen e parë për trajnimin e personelit ushtarak, për konsultime të rregullta të mbrojtjes dhe për ndarjen e informacioneve të inteligjencës. Detajet e marrëveshjes mes dy shteteve nuk janë bërë publike, por Macron më 5 mars tha se aleatët perëndimorë dhe evropianë të Ukrainës po ashtu duhet të përqendrohen edhe në forcimin e ndihmës së sigurisë për Moldavinë./ REL

maia sandu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj