LIVE UPDATES
Bota

Schmidt ndryshon Kushtetutën për ta mundësuar formimin e qeverisë në Bosnje

Federata Boshnjako-Kroate, një rajon autonom, nuk ka arritur ta formojë qeverinë që nga zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, sepse partia më e madhe boshnjake, SDA, ka bllokuar çdo propozim që nuk përfshinte ministrat e saj.

27 Prill 2023, 22:24 Nga k.m.
Schmidt ndryshon Kushtetutën për ta mundësuar formimin e
Christian Schmidt

Më 27 prill, përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, bëri ndryshime të përkohshme në Kushtetutën e entitetit të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, që pritet ta lehtësojnë formimin e Qeverisë së Federatës si dhe ligjeve penale për parandalimin e mashtrimeve zgjedhore.

Këto ndryshime u bënë për të ndihmuar formimin e një qeverie rajonale pas një bllokimi të gjatë. Kjo i jep parlamentit të Bosnje dhe Hercegovinës një vit kohë për ta hartuar versionin e vet të amendamenteve kushtetuese. Federata Boshnjako-Kroate, një rajon autonom, nuk ka arritur ta formojë qeverinë që nga zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, sepse partia më e madhe boshnjake, SDA, ka bllokuar çdo propozim që nuk përfshinte ministrat e saj.

Ish-politikani gjerman, Christian Schmidt, i cili ka kompetenca të mëdha si Përfaqësues i Lartë ndërkombëtar në Bosnjën e pasluftës, bëri ndryshime në kushtetutë në mënyrë që vetëm dy nga tre anëtarët e presidencës së Federatës duhet ta mbështesin një qeveri të propozuar për ta dërguar atë në parlament, duke anashkaluar kështu anëtarin e presidencës nga SDA-ja.

“Ne duhet të themi se ajo që ne kemi parë është një ngërç politik, jo një luftë mes popujve përbërës”, tha Schmidt gjatë një konferencë për media.

Schmidt, i cili ka kompetenca për të ndryshuar ligjet dhe për të shkarkuar zyrtarë që shihen si pengues të marrëveshjes së paqes me Bosnje dhe Hercegovinën, u kritikua shumë për ndryshimin e ligjit zgjedhor në natën e zgjedhjeve tetorin e kaluar, që synonte gjithashtu të hiqte bllokadat e formimit të qeverisë së Federatës.

Shumë politikanë dhe analistë thanë se ai kishte shkelur procesin demokratik. SDA-ja dhe aleatët e saj kritikuan vendimin e Schmidtit, duke e quajtur atë një “pezullim skandaloz të kushtetutës së Federatës”. Pas luftës shkatërruese në vitet e 90-ta, në të cilën vdiqën rreth 100.000 njerëz, Bosnja dhe Hercegovina u nda në dy rajone autonome me bazë etnike, Federatën Boshnjako-Kroate dhe Republikën Serbe, të lidhura mes vete nga një qeveri e dobët qendrore. Ndërsa qeveritë në nivel shtetëror dhe në Republikën Serbe u formuan shpejt pas zgjedhjeve të tetorit, SDA-ja ka bllokuar qeverinë e Federatës pasi u formua një koalicion i ri qeverisës nga një numër i partive boshnjake, kroate dhe shumë-etnike që nuk e donin SDA-në.

Federata kryesohet nga një kroat, me nënpresidentë boshnjakë dhe serbë, të cilët para ndryshimit duhej ta mbështesnin të gjithë qeverinë e propozuar.

Schmidt tha se ai veproi sepse kushtetuta nuk zgjidhte situata të tilla, duke shtuar se vendimi i tij do të hyjë në fuqi nëse parlamenti nuk ndryshon kushtetutën brenda një viti për t’i parandaluar bllokimet e ardhshme në formimin e qeverisë së Federatës.

Përplasje të ngjashme politike kishin penguar formimin e një qeverie të Federatës pas zgjedhjeve të vitit 2018.

Bosnja, e dëmtuar nga përplasjet e shpeshta politike me bazë etnike dhe korrupsioni endemik, ka përjetuar trazira politike gjatë viteve të fundit, me qeveritë shpesh të bllokuara si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë rajonal./REL

christian schmidt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj