Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mbetet e paqartë se sa banorë ishin në ndërtesën e shembur. Por punonjësit e shpëtimit janë në një garë me kohën për të evakuuar ndërtesat fqinje të dëmtuara, gjithashtu në rrezik shembjeje.
FRANCË- Një ndërtesë katërkatëshe është shembur në Marsejë të Francës duke shkaktuar 5 persona të plëgaour. Mediat vendase raportojnë se pas shembjes, ndërtesa ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 të mëngjesit, ndërsa kryebashkikau i zonës paralajmëroi se pritet të ketë viktim, pasi ndërhyrja e zjarrëfikëses ishte shumë e vështirë për shkak të zjarrit.
"Zjarri është jashtëzakonisht i vështirë për t'u kontrolluar [...] Zjarrfikësit po gjykojnë minutë pas minute se si ta shuajnë më mirë këtë zjarr, sepse ka potencialisht njerëz të gjallë brenda. Duhet të përgatitemi që të kemi viktima në këtë tragjedi të tmerrshme”, tha Payan.
Zjarrfikësit janë përpjekur të kalojnë nëpër mbeturinat e ndërtesës së rrënuar.
"Ne po përpiqemi të përshpejtojmë (operacionet e kërkimit dhe shpëtimit) sepse koha është thelbësore," por qentë e kërkimit nuk mund të qëndrojnë në vapë, tha komandanti i zjarrfikësve detarë të Marsejës, Lionel Mathieu.
Mbetet e paqartë se sa banorë ishin në ndërtesën e shembur. Por punonjësit e shpëtimit janë në një garë me kohën për të evakuuar ndërtesat fqinje të dëmtuara, gjithashtu në rrezik shembjeje.
“Për momentin po pastrojmë ndërtesat ngjitur, duke u kujdesur që të mos rrezikojmë njerëzit që mund të ndodhen nën rrënoja. Dukej si një shpërthim”, tha kryebashkiaku.
Në pallatet përreth janë prekur mbi 30 banorë. Të gjithë të evakuuarit aktualisht janë strehuar në shkolla dhe çerdhe. Prefekti rajonal Christophe Mirmand tha se kishte dyshime të forta se një shpërthim nga rrjedhja e gazit mund të ketë shkaktuar shembjen.
Një shitës ushqimesh natën vonë që punonte në rrugë tha se gjithçka u drodh gjatë asaj që dukej si një shpërthim.
"Ne pamë njerëz që vraponin dhe kishte tym kudo," tha Aziz, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij.
Një tjetër kolaps i madh strukturor ndodhi në Marsejë në nëntor 2018, kur dy ndërtesa të rrënuara në lagjen e klasës punëtore të Noailles u rrëzuan, duke vrarë tetë njerëz. Aksidenti hodhi dritë mbi standardet e banimit të qytetit.
Dmitry Medvedev RUSI- Zyrtari i lartë i sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev paralajmëron se Ukraina do të zhduket si shtet, pasi as...
Sulmet IZRAEL- Izraeli goditi objektiva të shumta ushtarake në Siri pasi raketat u hodhën në territorin që ai kontrollon gjatë...
Foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në qytetin e Vushtrrisë. Një fë...
Joe Biden SHBA- Një tufë dokumentesh të zbuluara kanë treguar madhësinë e spiunazhit të Amerikës në mbar...
Beteja e Koshares KOSOVË- Janë bërë 24 vjet nga Beteja e Koshares e cila konsiderohet si një ndër betejat më të p&...
Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se presidenti i sapozgjedhur Jakov M...
Policia e Kosovës KOSOVË- Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka vdekur në Vushtrri, ku shkaku dyshohet të jet&eum...
Maya dhe Rina Dee IZRAEL- Personat që po shikoni janë Maya dhe Rina Dee, motrat që mbretën të vrara në sulmin e ndodhur t&eum...
Britani e Madhe BRITANI E MADHE- Në Angli, një grevë katër-ditore e planifikuar nga dhjetëra mijëra mjekë javën e a...
Foto Ilustruese UKRAINË- Organizata humanitare “Save Ukraine” tha se 31 fëmijë që ishin rrëmbyer nga trupat ruse n&eum...