Dita e 7-të e sulmeve/ Raketat e Iranit dëmtojnë një nga spitalet kryesore izraelite, Netanyahu: Teherani do të paguajë çmim të lartë!
Opsionet e Iranit për t'u hakmarrë kundër agresionit përfshijnë edhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit 19 Qe...
Opsionet e Iranit për t'u hakmarrë kundër agresionit përfshijnë edhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit 19 Qe...
Takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit në Strasburg/ Balla: Shqipëria është e vendosur për anë...
Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni 18 Qershor, 11:43 Spiunë, dron&eu...
GBU-57 Bomba "gjigante" që kërcënon arsenalin bërthamor të Iranit/ A do ta përdorë Trump atë në luf...
Në një konferencë shtypi në selinë e NATO-s në Bruksel, Sekretari Hegseth hodhi poshtë kritikat ndaj strategjisë negociuese të Uashingtonit me Rusinë mbi luftën në Ukrainë dhe paralajmëroi Evropën që të mos i shfrytëzojnë Shtetet e Bashkuara duke i bërë përgjegjëse për mbrojtjen e saj.
BRUKSEL- Në fund të vizitës së tij në NATO, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se Shtetet e Bashkuara synojnë një zgjidhje diplomatike e paqësore të luftës në Ukrainë, që mundëson një paqe të qëndrueshme. Në një konferencë shtypi në selinë e NATO-s në Bruksel, Sekretari Hegseth hodhi poshtë kritikat ndaj strategjisë negociuese të Uashingtonit me Rusinë mbi luftën në Ukrainë dhe paralajmëroi Evropën që të mos i shfrytëzojnë Shtetet e Bashkuara duke i bërë përgjegjëse për mbrojtjen e saj.
Ai tha se aleatët evropian duhet të marrin përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e Evropës. Hegseth po ashtu mbrojti komentet e bëra një ditë më parë rreth kufijve të Ukrainës, duke thënë se ato nuk janë lëshime ndaj Rusisë, por vetëm njohje e realitetit në terren.
Një ditë më herët, Sekretari Hegseth tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është realist dhe sugjeroi se Kievi duhet të hiqte dorë nga shpresat se do t’i kthejë të gjithë territorin e saj nga Rusia dhe se në vend të kësaj duhet të përgatitet për një marrëveshje paqeje të negociuar, zbatimi i së cilës do të mbështetet nga forcat ndërkombëtare.
Sekretari Hegseth po ashtu deklaroi se është e drejtë të thuhet se fondet për Ukrainën në të ardhmen do të jenë pjesë e negociatave. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se është e rëndësishme që Presidenti rus Vladimir Putin e kupton që Perëndimi është “i bashkuar” ndërkohë që fillojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën.
“Natyrisht, nuk e di se çfarë saktësisht po mendon Presidenti Putin. Ai është negociator i fuqishëm, është shumë i paparashikueshëm, porn ë fund nëse duam një marrëveshje paqësore atëherë ai na duhet aty”, deklaroi Rutte.
Ai shtoi se Ukraina do të jetë e përfshirë në çdo formë në një marrëveshje paqeje. Sekretari Rutte po ashtu tha se udhëheqësit kurrë nuk i kishin premtuar Ukrainës se do të bëhej anëtare e NATO-s nëse arrin një marrëveshje paqeje me Rusinë.
“Duhet të sigurohemi se Vladimir Putin kurrë nuk do të përpiqet që të sulmojë sërish Ukrainën, kjo është thelbësore… por Ukrainës kurrë nuk i është premtuar që pjesë e marrëveshjes paqësore do të jetë pjesë e NATO-s”, deklaroi Sekretari Rutte.
Tuman SHBA - Një aksident detar raportohet të ketë ndodhur në brigjet e Egjiptit, këtë të enjte. Aeroplanmbajtë...
Alexander Vinnik dhe Marc Fogel SHBA- I akuzuari rus për pastrim parash, Alexander Vinnik, do të lirohet nga paraburgimi në SHBA në k&e...
Robert F Kennedy Jr SHBA- Robert F Kennedy Jr është konfirmuar si sekretar i shëndetësisë nga Senati. Senati votoi 52 vota pro d...
SHBA- Google Maps ka bllokuar rishikimet për Gjirin e Meksikës, pas kritikave për vendimin e tij për ta etiketuar atë Gjiri i Amerik&...
Ministrat e Jashtëm të vendeve të mëdha evropiane SHBA- Me të mbërritur në selinë e NATO-s herët të enjte...
Zelenksy SHBA - Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka reaguar ashpër marrëveshjes së presidentit amerikan, Donald Trump me president...
Foto ilustruese SHBA- Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi Programin e Dytë të Politikave për Q...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për dënimin e autorit të sulmit të Mynihut ...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se plani i presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosu...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëves...