LIVE UPDATES
Bota

Sekretari Rubio përfundon vizitën në Panama, në takime u përqendrua tek ndikimi kinez dhe emigrimi

Në ditën e dytë dhe të fundit në Panama, pjesë e vizitës së planifikuar në pesë shtete të Amerikës Qendrore, Sekretari Rubio u përqendrua nga Kanali i Panamasë dhe ndikimi i Kinës në çështjen të cilës Presidenti Trump po i jep rëndësinë kryesore: imigrimit.

3 Shkurt 2025, 20:50 Nga N.F
Sekretari Rubio përfundon vizitën në Panama, në takime u
Foto ilustruese

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit mbylli vizitën e tij në Panama të hënën, ku ishte i pranishëm në riatdhesimin e 43 imigrantëve që ishin nisur drejt Shteteve të Bashkuara duke përdorur Panamanë si vend tranzit. Në ditën e dytë dhe të fundit në Panama, pjesë e vizitës së planifikuar në pesë shtete të Amerikës Qendrore, Sekretari Rubio u përqendrua nga Kanali i Panamasë dhe ndikimi i Kinës në çështjen të cilës Presidenti Trump po i jep rëndësinë kryesore: imigrimit.

Avioni po kthente 32 burra dhe 11 gra në Kolumbi pasi kishin kaluar në Luginën Darien dhe ishin ndalur në Panama. Disa nga imigrantët hynë në aeroplan para se të vinte Sekretari Rubio. Departamenti amerikan i Shtetit tha se dëbime të tilla dërgojnë mesazhin e fuqishëm të parandalimit dhe se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Panamasë ndihmë financiare në vlerë prej 2.7 milionë dollarësh për aeroplanë dhe bileta.

“Migrimi në masë është njëra prej tragjedive më të mëdha të epokës moderne”, deklaroi Rubio. “Ka ndikim në tërë botën. E dimë që shumë nga njerëzit që e marrin rrugën e migrimit në masë janë shpesh viktima ose viktimizohen në rrugë e sipër dhe kjo nuk është në të mirën e askujt”.

Riatdhesimi i së hënës erdhi ndërkohë që Presidenti Trump po kërcënon se do t’i ndëshkojë vendet që nuk i pranojnë fluturimet e riatdhesimit të shtetasve të tyre nga Shtetet e Bashkuara. Ai ndëshkoi me dënime Kolumbinë për një kohë të shkurtër gjatë javës së kaluar pasi ky shtet refuzoi të pranojë dy fluturime. Panamaja është treguar më bashkëpunuese dhe ka lejuar fluturime nga të dëbuarit e shteteve të treta që të ulen në hapësirën e saj dhe ka kthyer pas imigrantë para se ata të arrinin në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino e konfirmoi këtë qëndrim dhe të dielën ra dakord të tërhiqet nga nisma kineze ‘Një Brez një Rrugë’ pasi Sekretari Rubio kërkoi nga ai uljen e rolit të Kinës në veprimtarinë në kanal ose të përballet me hakmarrjen e Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët e imigracionit në Panama thanë se ata kanë kryer 44 operacione dëbimi të 2 mijë imigrantëve, që kur u nënshkrua marrëveshja për ndihmë financiare me Shtetet e Bashkuara në korrikun e vitit të kaluar. Shumica e të dëbuarve ishin kolumbianë dhe nga Ekuadori.

Muajin e fundit Panamaja njoftoi se numri i imigrantëve që po kalonin nga Kolumbia përmes Luginës Darien ishte pakësuar më shumë se 90 për qind në janar, krahasuar me një muaj më herët. Administrata e Presidentit Mulino e lidh rënien e numrit të imigrantëve me përpjekjet e ndërmarra për të dërguar imigrantët përmes pikave të kufizuara kufitare dhe patrullimeve në luginën e rrethuar nga xhungla.

Presidenti Mulino tha të dielën se i kishte ofruar Sekretarit Rubio qasje në pistën e fluturimit në Darien që t’u shërbejë Shteteve të Bashkuara si urë për të dëbuar imigrantët nga vendet e tjera. Por shtetasit e Venezuelës përbëjnë shumicën e imigrantëve që kaluan nëpër Luginën Darien vitet e fundit dhe Venezuela nuk po pranon fluturimet as nga Panamaja. Sekretari Rubio e theksoi bashkëpunimin e Panamasë të hënën, duke vënë në pah se numrat e imigrantëve kanë rënë në mënyrë dramatike.

“Kjo është mënyrë efektive për të ndalur valën e imigrimit të jashtëligjshëm, të imigrimit në masë, i cili është shkatërrues dhe i paqëndrueshëm”, tha Rubio. “Do të ishte e pamundur që kjo të arrihet pa një partneritet të fuqishëm të cilin e kemi këtu me miqtë dhe aleatët tanë në Panama. Do të vazhdojmë”.

Ai po ashtu i bëri jehonë një ndjenje që është e zakonshme në rajon por që zakonisht nuk thuhet nga zyrtarët amerikanë: “Ne gjithashtu e kuptojmë në Shtetet e Bashkuara që shumica e njerëzve që vinë këtu synojnë të shkojnë në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi ai. “Prandaj, deri në një pikë, kufiri ynë nuk fillon në Teksas apo në Meksikë. Fillon shumë më larg”.

Më pas, Sekretari Rubio u nis për vizitë në El Salvador, ku imigrimi do të jetë tema kryesore në agjendën e tij. Ai po ashtu do të vizitojë Kosta Rikën, Guatemalën dhe Republikën Dominikane. Vizita e tij vjen në një kohë kur ndihmat amerikane për shtetet e huaja janë ngrirë dhe udhëzimet për të mos vazhduar punën kanë mbyllur programe të financuara nga Shtetet e Bashkuara për të parandaluar imigrimin e jashtëligjshëm dhe kriminalitetin në shtetet e Amerikës Qendrore. Departamenti i Shtetit tha të dielën se Rubio e ka autorizuar vazhdimin e disa programeve kritike në shtetet të cilat ai po viziton, por nuk u dhanë detaje të tjera./ VOA

panama marco rubio

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj