Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Senati prej 100 anëtarësh pritet ta miratojë me lehtësi masën ndërsa kërkohet shumica e dy të tretave, ose 67 vota të nevojshme për të mbështetur ratifikimin e dokumenteve të pranimit në NATO të të dy vendeve.
SHBA- Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, zgjerimi më domethënës i aleancës me 30 anëtarë që nga vitet 1990, ndërsa ajo përballet me pasojat e agresionit rus në Ukrainë.
Senati prej 100 anëtarësh pritet ta miratojë me lehtësi masën ndërsa kërkohet shumica e dy të tretave, ose 67 vota të nevojshme për të mbështetur ratifikimin e dokumenteve të pranimit në NATO të të dy vendeve.
Shumica e demokratëve dhe republikanëve kanë shprehur mbështetje të fortë për zgjerimin. Muajin e kaluar, Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë mbështeti ratifikimin gjatë një votimi me zë, ku vetëm një nga 22 anëtarët nuk u prononcua.
Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer ftoi ambasadorët dhe diplomatët e tjerë të dy vendeve në Uashington, për ta ndjekur debatin dhe votimin.
“Votimi për NATO-n është një votë shumë e rëndësishme për sigurinë amerikane në mbarë botën. Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do ta forcojë edhe më tej NATO-n dhe kjo është edhe më urgjente duke patur parasysh agresionin rus”, tha zoti Schumer në fjalën e hapjes para Senatit të mërkurën.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë. Moska i ka paralajmëruar vazhdimisht të dy vendet kundër anëtarësimit në aleancë.
30 vendet anëtare të NATO-s nënshkruan muajin e kaluar protokollin e pranimit të Finlandës dhe Suedisë, duke i lejuar ato vende të bashkohen me aleancën e cila ka armë bërthamore, sapo anëtarët e saj ta ratifikojnë vendimin.
Në atë pikë, Helsinki dhe Stokholmi ishin në gjendje të merrnin pjesë në takimet e NATO-s dhe të kanë qasje më të madhe mbi të dhënat e zbulimit, por nuk mbrohen nga Neni 5 i aleancës që thotë se një sulm ndaj një anëtari është sulm ndaj të gjithëve.
Aderimi duhet të ratifikohet nga parlamentet e të 30 vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, përpara se Finlanda dhe Suedia të mbrohen nga Neni 5 i aleancës. Ratifikimi mund të zgjasë deri në një vit.
Marrë nga VOA
Fermeret TAJLANDË- Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të luftës në Ukrainë, ekspertët n&eum...
Kondicioneret SPANJË- Qeveria spanjolle ka rënë dakord të prezantojë masa urgjente për të kursyer energji për shkak...
Ushtaret ARMENI- Armenia i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ndihmojë që të ndalë “v...
Nagorno Karabakh ARMENI- Përleshjet midis forcave armene dhe azerbajxhanas rifilluan të mërkurën në rajonin separatist të Nag...
Foto ilustruese KIEV- Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse nga misioni i NATO-s në Kosovë. Këtë e ko...
Bozhidar Deliç SERBI- Bozhidar Deliç, që komandoi në brigadën e 549 të motorizuar të ushtrisë jugosllave, q&eum...
Jörn Rohde dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e G...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç...
TAIWAN- Kryetarja e SHBA-së, Nancy Pelosi është larguar nga Tajvani pas një vizite të shkurtër por të diskutueshme. BBC shk...
Anija LIBAN- Anija e parë me drithë që u largua nga Ukraina dhe përshkoi Detin e Zi, kaloi inspektimin të mërkurën n&eum...