LIVE UPDATES
Bota

Senatori Murphy: Marrëveshja Kosovë-Serbi është një hap përpara për të dy palët

Senatori amerikan ka thënë se çështja e afateve kohore për zbatim të marrëveshjes, duhet të trajtohet nga negociatorët dhe ekspertët, mirëpo beson se duhet vepruar shpejt. Murphy ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, dhe zbatimi i saj, janë shumë të rëndësishme për veriun e Kosovës.

25 Maj 2023, 20:18 Nga f.i
Senatori Murphy: Marrëveshja Kosovë-Serbi është një hap
Chris Murphy

SERBI- Senatori amerikan Chris Murphy, ka thënë të enjten në Beograd se, Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, është një hap përpara, për të cilin, duhet të jenë krenare të dyja palët. Megjithatë, ai ka theksuar se marrëveshja duhet të zbatohet shpejt.

“Ndonjëherë, është më e lehtë të arrihet marrëveshja, sesa të zbatohet”, ka thënë ai.

Murphy ka thënë, po ashtu, se e di që në Beograd, fokusi qëndron te formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, mirëpo, sipas tij, “marrëveshja kërkon që të dyja palët të marrin hapa drejt zbatimit”. Senatori amerikan ka thënë se çështja e afateve kohore për zbatim të marrëveshjes, duhet të trajtohet nga negociatorët dhe ekspertët, mirëpo beson se duhet vepruar shpejt.

“Nuk mendoj se duhet të kalojë edhe një vit për ta kuptuar si të krijohet Asociacioni, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nuk duhet të kalojë edhe një vit që Serbia t’i përmbushë obligimet, dhe ta lejojë Kosovën që t’iu bashkohet organizatave ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve, derisa më 18 mars, janë pajtuar për aneksin e zbatimit. Marrëveshja me 11 nene nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. 

Komentet për rezultatin e zgjedhjeve në veri të Kosovës
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Murphy ka folur edhe për zgjedhjet në veri të Kosovës, të mbajtura më 23 prill.

Kryetarët e zgjedhur, të gjithë shqiptarë, janë betuar më 19 dhe 25 maj.

Komunat në veri, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, janë të banuara me shumicë serbe. Këto zgjedhje janë bojkotuar nga popullsia serbe dhe nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë. Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës janë mbajtur më 23 prill, pas dorëheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS - Republika e Kosovës.

Murphy ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, dhe zbatimi i saj, janë shumë të rëndësishme për veriun e Kosovës.

“Mënyra më e shpejtë për t’i zgjidhur këto tensione në komunat me shumicë serbe, sa u përket zgjedhjeve dhe zyrtarëve policorë – është që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, ta zbatojnë marrëveshjen”, ka thënë ai.

Murphy është takuar të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Bërnabiq. Murphy, dhe senatori tjetër amerikan, Gary Peters, janë duke realizuar vizita nëpër Ballkanin Perëndimor. Deri më tani, ata i kanë vizituar zyrtarët më të lartë në Prishtinë dhe Podgoricë.

Marrë nga REL

chris murphy marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj