LIVE UPDATES
Bota

Serbët kremtojnë ditën e Republikës Serbe në Bosnjë/ Pse 9 Janari shkakton reagime të forta dhe çfarë përfaqëson?

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të martën se kremtimet janë në kundërshtim me kushtetutën e Bosnjës dhe marrëveshjen e paqes së vitit 1995, dhe si të tilla paraqesin “vepër penale”.

9 Janar 2024, 22:54 Nga r.ll
Serbët kremtojnë ditën e Republikës Serbe në
pamje nga kremtimi

SARAJEVË- Me flamujt e Serbisë e Rusisë dhe fotografitë e presidentit rus Vladimir Putin, udhëheqësit e Republikës Serbe në Bosnjë kremtuan 9 janarin, ditën e këtij entiteti, që është shpallur festë e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe është kundërshtuar nga perëndimi.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të martën se kremtimet janë në kundërshtim me kushtetutën e Bosnjës dhe marrëveshjen e paqes së vitit 1995, dhe si të tilla paraqesin “vepër penale”.

Ambasada amerikane në Sarajeve u kërkoi në një deklaratë autoriteteve ligjore të Bosnjës të "hetojnë çdo shkelje të ligjit" në lidhje me shënimin e 9 janarit si dita e entitetit të Republikës Serbe. Kremtimet shënojnë 9 janarin e vitit 1992 kur serbët e Bosnjës shpallën krijimin e shtetit të tyre, duke filluar luftën shkatërruese katërvjeçare që la pas vetes mbi 100,000 të vrarë.

Gjatë luftës, serbët e Bosnjës dëbuan dhe vranë boshnjakët, të cilët janë kryesisht myslimanë, si dhe kroatët nga territoret që ata kontrollonin. Konflikti mori fund në vjeshtën e vitit 1995 me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Marrëveshja e arritur në Dejton çoi në krijimin e entitetit serb dhe atij boshnjako-kroat në Bosnje, që mbahen të lidhura nga institucione të dobëta qendrore.

Serbët e Bosnjës, megjithatë, synojnë të fitojnë sa më shumë pavarësi të jetë e mundur. Udhëheqësi nacionalist pro-rus Milorad Dodik ka bërë thirrje hapur për shkëputje nga Bosnja, duke sfiduar sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë ndaj tij për shkak të qasjes politike.

Të hënën, dy avionë amerikanë fluturuan mbi Bosnjë në një demonstrim të mbështetjes për tërësinë tokësore të vendit ballkanik. Kremtimet e së martës në qytetin veriperëndimor të Banja Llukës përfshinë një parakalim të forcave të policisë dhe ndezje fishekzjarrësh në qytetet serbe të Bosnjës dhe në Beograd, kryeqytetin e Serbisë fqinje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka uruar Milorad Dodikun me rastin e 9 janarit, duke u zotuar për mbështetje ndaj tërësisë tokësore të Bosnjës, por edhe duke u ankuar për përpjekjet e pretenduara prej tij për ta "zhbërë Republikën Serbe”. Serbia, tha Vuçiç, do të "rezistojë fuqishëm çdo përpjekje për anulim apo poshtërim të Republikës Serbe”.

Aleksandar Vuçi një ish ultranacionalist që mbështeti agresionin kundër joserbëve në ish Jugosllavi gjatë viteve 1990, tani thotë se është pro evropian, por ruan lidhje të ngushta me Rusinë, ndërsa Milorad Dodiku mbetet një aleat i ngushtë dhe të dy takohen rregullisht.

Ai dërgoi të birin dhe zyrtarë te lartë të qeverisë së tij në Banja Llukë për të marrë pjesë në kremtime.

Bashkimi Evropian tha të martën se kremtimet me 9 janar janë kundërkushtetuese. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se “sovraniteti, tërësia tokësore dhe rendi kushtetues i Bosnjës, duhet të respektohet. Të gjithë në Bosnje e Hercegovinë duhet ta kenë parasysh këtë. Të gjithë duhet të përmbahen nga retorika që vë në dyshim këto parime, sidomos në Republikën Serbe”.

Zëdhënësi Stano theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë janë vlera dhe kushte që duhet të respektohen nga të gjitha shtetet e rajonit që duan të integrohen në BE.

“Veprimet, deklaratat, apo gjestet që kanë ndikim negativ në bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë, që ndikojnë në thellimin e ndasive nuk ndihmojnë. Bëjmë thirrje, sidomos për Serbinë, që të veprojë me përgjegjësi dhe të mos hedh në dyshim këto parime”, tha ai duke paralajmëruar se ata që kryejnë veprime kundër tërësisë tokësore të Bosnjës do të përballen me pasoja serioze, por pa e saktësuar se për çfarë pasojash bëhet fjalë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë gjithashtu javën e kaluar paralajmëroi se caktimi i 9 janarit si festë kombëtare e Republikës Serbe paraqet një "akt diskriminimi" dhe është kundërkushtetues.

Në një ditë të ftohtë rreth 3,400 oficerë policie, veteranë të kohës së luftës dhe civilë parakaluan përgjatë rrugëve të kryeqytetit de facto të rajonit Banja Llukë, shumë të mbledhur me autobusë nga qytete të tjera.

"Këta njerëz kanë të drejtë të shënojnë Ditën e Republikës së tyre në këtë mënyrë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë", tha Milorad Dodiku, duke folur gjatë parakalimit. "Kushdo që përpiqet ta ndalojë atë nuk do të ketë sukses", tha ai.

Gjatë një ceremonie të hënën, ai përsëriti se qëllimi serb mbetet një "shtet serb në këto hapësira".

Vendet perëndimore kanë frikë se Rusia mund të përpiqet të nxisë telashe në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në shkallë të gjerë në Ukrainë, të cilin Moska e nisi gati dy vjet më parë. Milorad Dodiku është një aleat i Kremlinit.

Bosnja synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por përpjekjet kanë ngecur për shkak të reformave të ngadalta dhe ndarjeve të brendshme./VOA

bosnje-hercegovine republika serbe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj