LIVE UPDATES
Bota

Serbia i mohon vazhdimin e lejes së qëndrimit aktivistit rus kundër luftës

Volokhonski i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi për mos vazhdimin e lejes së qëndrimit të tij është një “formë e presionit politik”.

25 Korrik 2023, 20:06 Nga k.m.
Serbia i mohon vazhdimin e lejes së qëndrimit aktivistit rus
Vladimir Volokhonsky

Autoritetet e Serbisë i kanë mohuar vazhdimin e lejes së qëndrimit të përkohshëm aktivistit rus kundër luftës Vladimir Volokhonsky, më pak se dy javë pasi i refuzuan përkohësisht hyrjen Peter Nikitinit. Këta dy shtetas rusë kanë themeluar organizatën joqeveritare Shoqëria Demokratike Ruse. Shoqëria Demokratike Ruse - një shoqatë emigrantësh ruse në të cilën janë anëtarësuar dhjetëra mijëra njerëz që kur Rusia pushtoi Ukrainën - tha se Volokhonsky, i cili mbërriti nga Shën Petersburgu në maj të vitit të kaluar dhe iu dha një leje qëndrimi e përkohshme, u informua për vendimin më 25 korrik.

Volokhonski i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi për mos vazhdimin e lejes së qëndrimit të tij është një “formë e presionit politik”.

“Meqenëse aktivitetet e mia, si të gjitha aktivitetet e Shoqërisë Demokratike Ruse, janë plotësisht publike dhe të ligjshme, nuk shoh asnjë arsye për ta konsideruar veten si një kërcënim për sigurinë e shtetit në asnjë mënyrë”, tha ai.

Pas kundërshtimit të tij të hapur ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska, Vladimir Volokhonsky, një këshilltar i opozitës në Shën Petersburg, u largua nga Rusia në muajin mars të vitit të kaluar. Këtë vendim ai e mori pasi u ndalua dhe shtëpia e tij u kontrollua nga autoritetet e sigurisë ruse.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për një përgjigje se pse Volokhonskyt iu refuzua zgjatja e lejes së qëndrimit. Volokhonsky është kërcënuar së bashku me kundërshtarët e tjerë të politikave të Kremlinit dhe luftës së tij në Ukrainë. Ai ishte shënjestruar në Telegram nga organizata ruse e ekstremit të djathtë "Shqiponjat e Qendrës Ruso-Serbe" me qendër në Shën Petersburg.

Sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë, grupi ka lidhje me partitë e krahut të djathtë në Serbi. Aktivistët kundër luftës nga grupi "Rusët, ukrainasit, bjellorusët dhe serbët së bashku kundër luftës" thanë se i kanë dërguar një kërkesë publike policisë për të anuluar vendimin kundër Volokhonskyt.

"Kthimi i Vladimir Volokhonsky në Rusi sigurisht që do të nënkuptonte arrestimin e tij dhe burgosjen afatgjatë në kampet e punës, pasi të gjithë kundërshtarët e regjimit të [presidentit rus Vladimir] Putin kalojnë nëpër të njëjtin proces", tha grupi.

Shoqëria Demokratike Ruse, e kërcënuar më parë me dëbim nga Serbia, është shprehur se mohimi i zgjatjes së lejes së qëndrimit të Vladimir Volokhonsky është një vazhdim i presionit të paligjshëm ndaj komunitetit rus kundër luftës në Serbi.

Më pak se dy javë më parë, Peter Nikitin u përball me një situatë të ngjashme kur atij iu refuzua hyrja në Serbi, pavarësisht se kishte një leje qëndrimi të vlefshme afatgjatë, është i martuar me një shtetase serbe dhe ka dy fëmijë të lindur në Serbi. Pasi kaloi dy ditë në aeroportin ndërkombëtar të Beogradit, atij iu lejua përfundimisht hyrja në vend më 14 korrik.

Volokhonsky tha se disa zyrtarë serbë po "e dëmtojnë Serbinë" dhe me këto veprime po krijojnë perceptimin se Serbia është një vend i pasigurt ku të drejtat nuk mbrohen në mënyrë adekuate, duke dekurajuar zhvendosjen.

"Por unë jam i bindur se nuk është kështu. Do të qëndroj këtu për një muaj dhe më pas ndoshta do të largohem nga vendi. Sigurisht, kthimi në Rusi nuk është një opsion, sepse atje do të arrestohem", tha ai./REL

vladimir volokhonsky

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj