LIVE UPDATES
Bota

Serbia kushtëzoi hapjen e urës me zgjerim të Mitrovicës së Veriut

Në dy prej tri dokumenteve të Brukselit që trajtojnë çështjen e Urës mbi lumin Ibër, pjesë e aranzhimeve ka qenë edhe përcaktimi i kufijve kadastralë mes Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut.

10 Gusht 2024, 09:39 Nga r.ll
Serbia kushtëzoi hapjen e urës me zgjerim të Mitrovicës
foto ilustruese

KOSOVË- Veç mungesës së dakordimit për hapjen e urës mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, çështje e pazgjidhur vazhdon të mbetet edhe caktimi i kufijve komunalë mes Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut. Përcaktimi i kufijve komunalë ka qenë pjesë e marrëveshjeve që kanë trajtuar hapjen e Urës mbi Ibër, të cilën e riktheu së fundi në agjendë qeveria aktuale me gjithë kundërshtimin e ndërkombëtarëve

Në dy prej tri dokumenteve të Brukselit që trajtojnë çështjen e Urës mbi lumin Ibër, pjesë e aranzhimeve ka qenë edhe përcaktimi i kufijve kadastralë mes Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut. Njësoj sikurse Ura të cilën e aktualizoi së fundi Qeveria me paralajmërimin se do ta hapë për qarkullimin e veturave, edhe caktimi i kufijve komunalë ka mbetur peng i mungesës së dakordimit mes palëve.

Marrëveshja e parë u referohet konkluzioneve për heqjen e barrikadave dhe rivitalizimin e urës në Mitrovicë, e arritur më 22 korrik 2014 në Bruksel. Aty përcaktohej se palët përmbahen nga vendosja e pengesave dhe se BE-ja do të nisë angazhimet për rivitalizimin e urës.

Më 25 gusht 2015 palët u pajtuan edhe për dokumentin tjetër që përmbante pesë pika. Derisa katër të parat flasin për restaurimin e urës dhe hapësirës përreth, pika e pestë flet për kufijtë kadastralë të cilët duhet vendosur mes dy komunave.

“Deri më 10 tetor 2015, hartat e kufijve administrativë të zonave kadastrale në zonën e Suhadollit dhe Kroit të Vitakut do të zgjidhen përmes Memorandumit të Mirëkuptimit për Planet Zhvillimore Komunale, Hartës Zonale Komunale dhe Planit Rregullues të Detajuar ndërmjet ministrive përkatëse dhe dy komunave”, shkruan në Marrëveshjen e vitit 2015.  
Më 5 gusht 2016 ishte miratuar edhe Plani i BE-së për zbatimin e Marrëveshjes për Urën e Mitrovicës.

Sa u përket kufijve kadastralë, aty vihej një afat tjetër për zgjidhjen e kontestit, tetori i vitit 2016.

“Për çështjen e zbatimit të nenit 5 të marrëveshjes për Urën e Mitrovicës, ministritë përkatëse dhe dy komunat do të gjejnë zgjidhje deri më 14 tetor 2016”, shkruan aty.
E, zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë këmbëngulur atë kohë se mbërritja e marrëveshjes për kufijtë administrativë midis komunave është kusht për fillimin e punimeve dhe hapjen e Urës së Ibrit. Beogradi zyrtar synon që krahas Suhodollit, Komunës së veriut t’i kalojë edhe Kroi i Vitakut.

Përfaqësues të dy komunave që tani udhëhiqen nga shqiptarë nuk janë përgjigjur në pyetjet e KOHËS rreth kësaj çështjeje. Ato nuk treguan as nëse kanë pasur koordinim pasi qeveria mori veprimet drejt hapjes së urës, duke e testuar qëndrueshmërinë e saj. Sqarime për moszbatim të kësaj pike të premten nuk kanë ofruar as në Qeverinë e Kosovës e as nga Bashkimi Evropian.

Testimet që duhet bërë urës kanë qenë pjesë edhe e planit të BE-së për rivitalizimin e saj.

“Ura e Mitrovicës do të hapet për këmbësorët dhe për automjetet në të dyja drejtimet në përputhje me rekomandimet e vlerësimit teknik dhe dizajnit arkitektonik të dakorduar nga të dyja palët në qershor 2015”, shkruan në Planin e Zbatimit.
Edhe politikanë shqiptarë nga veriu thonë se nënshkrimi i memorandumit që përcakton kufirin mes Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore ka mbetur peng i mosmarrëveshjeve rreth vijës administrative. Shkaktar është bërë fshati Suhodoll që ndodhet në anën veriore të lumit Ibër.

“Jam kanë për atë ide që sa më shumë me pasë territor edhe Komuna veriore, edhe popullatë, që me pasë njëfarë balanci. Mirëpo jo, nuk ka ende një vijë ekzakte si duhet të ndahet, por ka qenë pjesë e dy komunave”, ka thënë Skender Sadiku, zëvendëskryesues në Komunën e Mitrovicës së Veriut. Sipas tij, kjo çështje mbeti e pazgjidhur më shumë për fajin e vendorëve. 
“Nuk varet kjo prej të huajve pasi është dashur që dy komunat ta bëjnë ndarjen territoriale pasi kjo i kishte ndihmuar regjistrimit të popullatës, sepse ke në të dyja anët që munden me prishë balancën e votuesve edhe numrin e banorëve. Në këtë çështje do të duhej ta ofronte ndihmën e vet edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal”, është shprehur Sadiku. 
Edhe pse Ligji për kufijtë administrativë thotë se “kufiri në mes të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut do të jetë vija e përcaktuar që do të kalojë nëpër zonën kadastrale të Suhodollit”, kjo ishte kundërshtuar nga ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Në diskutimet që u patën zhvilluar në nëntorin e vitit 2016, veriorët pretendonin se Suhodolli i takon Mitrovicës Veriore dhe se nuk mund të jetë vija ndarëse, tek patën kërkuar rikthimin e çështjes në Bruksel. 

Mbështetur në propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i njohur si Pakoja e presidentit Martti Ahtisaari, qyteti i Mitrovicës është ndarë në dy komuna. Plani mbi bazën e të cilit Kosova e ka shpallur Pavarësinë, saktësonte se duhej të themeloheshin dy komuna të reja, me kufij komunalë të përkufizuar në një shtojcë të këtij dokumenti. Shtojca tregonte se Komuna e Veriut përbëhej nga tri zona kadastrale: Mitrovica Veri, Suhodoll i Epërm dhe Suhodoll i Poshtëm. Suhodollin nuk e kishte përfshirë në të. Ligji për kufijtë administrativë të komunave është hartuar mbi bazën e dispozitave të Pakos Ahtisaari. Edhe aty të njëjtat zona kadastrale i përshkruhen Mitrovicës Veriore, ndërsa Suhodolli i përshkruhet Komunës Jugore.

Bashkimi Evropian e ShBA-ja kanë shprehur shqetësim për mundësinë e rikthimit të tensioneve mbi Urën e Ibrit, pas paralajmërimit të Qeverisë se ajo do të hapet për qarkullimin e automjeteve pasi t’i kryhen testet e qëndrueshmërisë. Bashkimi Evropian do ta konsiderojë edhe shtimin e sanksioneve ndaj Kosovës, “nëse Qeveria e Kosovës vazhdon me veprime të njëanshme e të pakoordinuara”.

Ura mbi lumin Ibër, apo siç e kishin pagëzuar ushtarët e KFOR-it francez, “Austerlitz”, si sinonim i betejës së përgjakshme të para 219 vjetëve kundër austro-hungarezëve, vazhdon të jetë simbol i ndarjes etnike ndërmjet shqiptarëve e serbëve.

Historikisht ura ka qenë burim tensionesh e konfliktesh. Në shtator të vitit 2009 ishte rihapur pjesërisht për qarkullim, por e përforcuar me forca policore vendëse e ndërkombëtare. Por ura u betonua me rërë e gurë nga banorët lokalë serbë në korrik të vitit 2011, në shenjë kundërshtimi ndaj përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për të vendosur autoritetin në veri të vendit dhe për të marrë nën kontroll pikat kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak. Një polic i Njësisë Speciale të Kosovës ishte vrarë në këtë aksion.

Pas largimit të gurëve e rërës, veriorët ndërtuan një të ashtuquajtur “Park i paqes”. Ky park, që zëvendësoi barrikadën, e la të lirë urën vetëm për disa orë. Por me marrëveshje tjetër, palët u dakorduan që barrikada park të largohet dhe rivitalizimin e urës ta bëjë Bashkimi Evropian.

Ndërtimi i një muri të lartë dy metra e gjysmë brenda javës kishte rikthyer tensionet përreth. Pengesa u vendos në mes të rrugës nga Komuna e Veriut. Për të shmangur përdorimin e forcës nga Prishtina, veriorët e rrënuan atë. Ndodhi kjo në shkurt të vitit 2016 pas marrëveshjes shumëpalëshe mes Qeverisë së Kosovës, Komunës së Mitrovicës së Veriut, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Paralelisht rinisi punimet BE-ja për rivitalizimin e urës dhe qeverisja lokale e veriut punimet për kthimin në shëtitore të rrugës “Mbreti Pjetër”.

Megjithëse janë kryer punimet prej vitesh në të dyja anët, Bashkimi Evropian e ka përsëritur disa herë se vendimi për hapjen e urës duhet të merret brenda dialogut të Brukselit. Marrë nga Koha.net

kosove ura e ibrit serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj