LIVE UPDATES
Bota

Serwer: Fitorja e Trumpit përfundimisht do të ishte katastrofë për Ballkanin

Duke folur për Televizionin FaceTv të Sarajevës, Serwer, tha se “amerikanët duhet t’i kundërvihen kësaj dhe të përmirësojnë situatën, jo vetëm në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi, madje edhe në Maqedoni.

6 Shkurt 2024, 19:43 Nga h.k
Serwer: Fitorja e Trumpit përfundimisht do të ishte katastrofë
Foto ilustruese

SERBI- Daniel Serwer njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, ka folur me tone kritike për rolin e misionit ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe ndikimin e Beogradit në entitetin serb të njohur si Republika Serpska.

Duke folur për Televizionin FaceTv të Sarajevës, Serwer, tha se “amerikanët duhet t’i kundërvihen kësaj dhe të përmirësojnë situatën, jo vetëm në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi, madje edhe në Maqedoni.

Është krejtësisht e qartë se tani Serbia është shumë aktive në ofrimin e mbështetjes për (Milorad) Dodikun dhe bashkëpunimin e tij me (Dragan)Çoviqin, si kurrë më parë. Presidenti Vuçiq përfundimisht është kthyer nga Lindja dhe gjithnjë e më shumë po anon nga Moska dhe madje edhe nga autokratët e vegjël, si Alijevi Orbani dhe Lukashenko. Vendimi i pardjeshëm i Gjykatës (në Beograd) për lirimin nga fajësia të vrasësve të gazetarit (Slavko) Quruvija për Kongresin (amerikan) është treguesi i qartë se Vuçiqi ka përqafuar anën e errët të politikës serbe. Dhe, kjo ka për të qenë tepër e rëndësishme për amerikanët që t’i kundërvihen kësaj dhe të përmirësojnë situatën jo vetëm në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi, madje edhe në Maqedoni”, ka deklaruar Serwer.

Trump përfundimisht do të ishte katastrofë për Ballkanin. Dhe, këtë ai e thotë do ditë, se ai, Trumpi, do t’ia dorëzonte Ballkanin Beogradit dhe ky kishte për të qenë fundi.”, ka thënë Serwe

NATO-ja nuk është e dobët, NATO-ja është e fuqishme. Me presidentin Biden ndihmoi Ukrainën të luftojë në këtë luftë të vështirë kundër Rusisë. Rusia po humb sipas të gjitha masave të arsyes. Ukraina nuk fitoi pjesë të madhe të territoreve, vitin e kaluar, por përfundimisht Rusisë do t’i duhen dekada për të rikthyer fuqinë e ushtrisë së saj në nivelin e mëparshëm. NATO-ja është pjesë thelbësore e koalicionit që po e mbështet Ukrainën. Rizgjedhja e Trumpit do ta dobësonte NATO-n, ndoshta edhe do ta shkatërronte, për hir të vërtetës, ama ata të cilët kujtojnë se presidenti Trump do të rizgjidhet, duhet të kujtojnë disa fakte jetike: Ai humbi zgjedhjet e kaluara me një diferencë prej shtatë milionë votash… Ai nuk mund të fitojë vota por mund të marrë pushtetin për shkak të Kolegjit elektoral që disa shtete i vë në pozicion që të luajnë rol vendimtar. Unë besoj se presidenti Biden i cili aktualisht në këto shtete nuk ka rezultate të mira sipas anketave, prapëseprapë ka për të përmirësuar pozicionin e tij. Por e mira, kur është fjala për zgjedhjet amerikane, është se nuk e dini epilogun e tyre para përfundimit të tyre. Pra, do të duhet të jetojmë me këtë pasiguri. Dhe, e di se kjo e vështirëson jetën jo vetëm në Bosnjë e Hercegovinë, mund ta paramendoni se si ndjehen në Kosovë, Ukrainë, në Tajvan, Izrael! Kjo pasiguri e epilogut të zgjedhjeve amerikane do të na përndjekë gjatë dhjetë muajve të ardhshëm, por kjo nuk mund të evitohet. Jemi shtet demokratik dhe kemi të drejtë të marrim kohë dhe të zgjedhim liderët tanë. Mirëpo, unë nuk do ta çregjistroja Presidentin Biden. Mendoj se ai, si president, ka arritur rezultate shumë të mira në më shumë plane. Unë nuk jam pajtuar vazhdimisht me atë që ka bërë ose nuk e ka bërë në Ballkan, por Trump përfundimisht do të ishte katastrofë për Ballkanin. Dhe, këtë ai e thotë açik çdo ditë, se ai, Trumpi, do t’ia dorëzonte Ballkanin Beogradit dhe ky kishte për të qenë fundi. Ky gabim do të ishte katastrofë për Bosnjë e Hercegovinën. Unë e kuptoj pse jeni të shqetësuar, por nuk besoj se kjo ka për të ndodhur”, ka deklaruar Serwer. 

serbia trump ballkani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj