LIVE UPDATES
Bota

Sfidat e Joe Biden- A do të bëhet presidenti i parë 86-vjeçar?

Biden preferon Trumpin si kundërshtar... dhe nuk e fsheh.

25 Prill 2023, 17:29 Nga k.m.
Sfidat e Joe Biden- A do të bëhet presidenti i parë
Joe Biden

SHBA- Duhet të japë siguri për moshën e tij; të kontrollojë kërcënimet gjeopolitike; e të përgatitet për një kundërshtar të fortë, ndoshta dhe Donald Trump. Kjo është rruga që e pret para Joe Biden drejt zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, e është plot me gracka.

Mosha... 86!

E para është më e dukshme: Presidenti demokrat, i cili sapo shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij, është tashmë personi më i vjetër që kërkon të rizgjidhet president në Shtetet e Bashkuara. Dhe tani në të 80-at, ai po u kërkon amerikanëve t'i japin çelësat e Shtëpisë së Bardhë deri në moshën 86-vjeçare. Analizat mjekësore, të cilave ai iu nënshtrua në nëntor 2021 dhe shkurt 2023, treguan se shëndeti i tij është “në gjendje të mirë” dhe ai është “ i aftë” për të kryer detyrat e tij.

Por Joe Biden, i cili e ka zakon të ngatërrojë fjalët e tij dhe ka prirje për gafa dhe rrëzime që shumë herë e kanë kthyer në një "gaztor" për Amerikën. Dhe në këtë moment ai fillon një detyrë të vështirë: Të kryejë një fushatë me lëvizje të vazhdueshme, duke ushtruar detyrat e një prej zyrave më të vështira në botë.

“Kam më shumë përvojë se çdo president tjetër në historinë amerikane. Kjo nuk më bën më të mirë apo më të keq, por më jep një lehtësim,”-tha ai.

Trump…apo jo Trump?

Joe Biden nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se kundërshtari i tij i preferuar për vitin 2024 është Donald Trump, i cili tashmë ka nisur fushatën e tij. Sepse tashmë e ka mundur njëherë. Por po ashtu sepse miliarderit do t’i duhet të balancojë mirë kohën e tij mes fushatës dhe "xhirove" në gjyq.

Rreziqet ndërkombëtare

Çdo përshkallëzim me Pekinin, për shembull mbi Tajvanin, përpara zgjedhjeve presidenciale mund të prishë fushatën e Joe Biden, i cili ka formësuar politikën e tij të jashtme rreth rivalitetit me Kinën. Në të njëjtën kohë, nëse presidenti amerikan deri më tani ka arritur të mbledhë perëndimorët, por edhe opinionin publik në vendin e tij në favor të Ukrainës, çfarë do të ndodhë pas një apo dy vitesh? 

Dhe ka edhe kërcënime të tjera: agresioni i Koresë së Veriut, programi bërthamor iranian...etj.

Ekonomia

Deri më tani, të gjithë treguesit janë se fuqia kryesore ekonomike në botë po shkon drejt një "ulje të butë". Kjo, në një kohë kur opozita republikane është e vendosur të përdorë të gjitha levat e mundshme ushtrojnë presion për të përmbysur planin buxhetor të Joe Biden.

Familja

Joe Biden ka kaluar shumë sprova në nivel personal: Vdekja e gruas së tij të parë dhe foshnjës së tyre në 1972, e ndjekur nga vdekja e djalit të tij më të madh Beau në 2015 nga kanceri. Sot ai është edhe më i lidhur me familjen, ku mbështetja kryesore është bashkëshortja e tij Jill Biden. Fushata e tij do të mbështetet shumë në mbështetjen e saj. Ai mund të dobësohet nga sulmet ndaj djalit të tij më të vogël Hunter, i cili ka luftuar me varësinë në të kaluarën dhe marrëdhëniet e biznesit të të cilit në të kaluarën janë vënë nën kritika nga republikanët.

Nga këto tragjedi, Joe Biden fitoi një besim të padiskutueshëm në aftësitë e tij për t'u rikthyer dhe për të sfiduar parashikimet për të ardhmen e tij politike. Por ai thotë gjithashtu se ka fituar një përulësi përballë goditjeve të tilla: Kam shumë respekt për fatin.

joe biden shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj