6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Nuk ka asnjë bazë ligjore, faktike apo racionale për thirrjet për “ndarje paqësore” të Bosnjë e Hercegovinës, njoftoi zyra e BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, duke shtuar se thirrje të tilla nuk çojnë askund dhe krijojnë frika të papranueshme në mesin e qytetarëve.
BOSNJE-HERCEGOVINA- Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar reaguan ashpër ndaj njoftimit të autoriteteve të Republikës Sërpska se ky entitet do t’i dërgojë një propozim për “ndarje paqësore” entitetit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.
Nuk ka asnjë bazë ligjore, faktike apo racionale për thirrjet për “ndarje paqësore” të Bosnjë e Hercegovinës, njoftoi zyra e BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, duke shtuar se thirrje të tilla nuk çojnë askund dhe krijojnë frika të papranueshme në mesin e qytetarëve. Ambasada amerikane në Sarajevë tha se “ndarja” e Republikës Sërpska nuk nënkupton fundin e Bosnjë e Hercegovinës, por të Republikës Sërpska.
Ambasadori britanik, Julian Rielly, reagoi ngjashëm, duke shkruar në X, që më herët njihej si Twitter, se “nuk është e vërtetë që Republika Sërpska mund të shkëputet nga Bosnja dhe as që mund të ekzistojë jashtë shtetit”, por vetëm ekziston si një entitet brenda Bosnjë e Hercegovinës.
Më 23 maj, në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, Qeveria e Republikës Sërpska tha se brenda 30 ditësh, do të shkruajë një propozim për marrëveshje, lidhur me ndarjen paqësore në Bosnjë e Hercegovinë.
“BE-ja, mes tjerash, dhe përmes EUROF-it, është e përkushtuar për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Bosnjë e Hercegovinës, dhe për të ofruar një mjedis të sigurt”, tha zyra e BE-së në Bosnje.
Blloku evropian u bëri thirrje udhëheqësve të Bosnjë e Hercegovinës “që të fokusojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një mjedis për pajtim dhe të kryejnë reformat e nevojshme për të arritur përparim në rrugën evropiane”. Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, pas mbledhjes së Qeverisë në këtë entitet tha se do të kërkojë mbështetjen nga udhëheqja serbe për vendimin për ndarje. Një përpjekje për ndarjen e Republikës Sërpska do të përbënte shkelje të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe të Kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës, në të cilën specifikohet statusi i të dy entiteteve./REL
foto nga vendngjarja KOSOVë- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Pejë tek tek ura e Drinit...
Kabosu JAPONI- Kabosu, qeni pas memes virale ka ngordhur pas 14 vitesh famë në internet. Shiba inu japoneze frymëzoi një brez n&eu...
foto ilustruese Presidenti i SHBA Joe Biden hodhi poshtë të enjten thirrjet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-a...
Foto ilustruese SUEDI - Suedia, anëtarja më e re e NATO-s, njoftoi këtë javë një plan tre-vjeçar për të ofru...
pamje nga vendngjarja UKRAINA- Një video është publikuar ku shihet një ushtar ukrainas i cili u është bashkuar forcave ruse&n...
foto ilustruese GREQI- Policia greke raportoi se po mban në paraburgim nëntë egjiptianët nga frikës se mund të largohen nga v...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Rebelët jemenas, Huthi, kanë sulmuar tri anije në Detin e Kuq, Detin Mesdhe dhe Detin Arabik, tha zëdh&...
foto ilustruese KOSOVË- Dy persona janë arrestuar në Kosovë të cilët akuzohen për rrëmbim. Bëhet me dije se ar...
Rishi Sunak ANGLI- Kur kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi të mërkurën se Mbretëria e Bashkuar do të zhvillonte zgjedhjet e...
Albin Kurti KOSOVË - Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka komentuar sërish miratimin e Rezolutës së OKB-së, për Gjenocidin ...