10 Qershor 2024, 21:33
Nga I.A

SARAJEVË- Deklarata e përbashkët “gjithëserbe” mes Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës (BeH), Republika Sërpska (RS), buron nga dezinformatat ligjore dhe është e mbushur me plot gabime, tha të hënën Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë.
Një i ashtuquajtur “kuvend gjithëserb” u mblodh të shtunën në Beograd, ku udhëheqës të Serbisë dhe të Republikës Sërpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin.
Në një postim në rrjetin social X, Ambasada amerikane tha se “deklarata nuk përbën mbrojtjen e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, siç pretendojnë autorët, por është sulm i qëllimshëm ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës. Kjo është e rrezikshme”.
Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend - Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.
Ambasada amerikane tha se deklarata e bëra nga zyrtarët e Republikës Sërpska, posaçërisht nga presidenti i saj Millorad Dodik dhe nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të RS-së, Nenad Stevandiq, rreth “deklaratës dhe planeve të Republikës Sërpska për ‘shkëputje’ – një emër tjetër për fjalën ndarje – përbëjnë sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe karakterit shumetnik të Bosnje e Hercegovinës”.
Ajo tha se Marrëveshja e Dejtonit për paqe dhe Kushtetuta e Bonje e Hercegovinës theksojnë në mënyrë eksplicite se Bosnja e Hercegovina është trashëgimtarja e vetme e Republikës së Bosnje e Hercegovinës me strukturën e saj të brendshme të modifikuar për t’u përbërë nga dy entitete.
“As Marrëveshja e Dejtonit e as Kushtetuta e BeH nuk u jep të drejtë entiteteve, apo ndonjë organi tjetër nënshtetëror, për ndarje, ‘shkëputje’, apo çfarë sinonimi tjetër të patakt për ndarje që sajohet nga zyrtarët e RS-së. RS-ja nuk është shtet dhe ajo mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnje e Hercegovinës”, thuhet në reagim.
Ambasada vlerësoi se planet e Dodikut e rrezikojnë të ardhmen paqësore dhe demokratike brenda institucioneve euroatlantike që e do populli i Bosnjës, përfshirë banorët e RS-së.
Marrë nga REL
shba
Bota
10 Qershor 2024, 21:26
E. D
foto ilustruese
POLONI- Një shpërthim ndodhi në fabrikën e armëve Mesko në qytetin juglindor polak të Skarzysko-Kamienna...
Bota
10 Qershor 2024, 21:25
E. D
foto ilustruese
LIBAN- Një dron izraelit që operonte mbi Libanin jugor është rrëzuar nga një raketë tokë-ajër,...
Bota
10 Qershor 2024, 21:00
E. D
Petr Fiala
ÇEKI- Autoritetet çeke dyshojnë se Rusia mund të jetë përgjegjëse për një tentim për t&rsq...
Bota
10 Qershor 2024, 20:31
E. D
Viktor Orban
HUNGARi- Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka folur për rezultatet e PE duke thënë se Evropa u zhvendos në të ...
Bota
10 Qershor 2024, 19:49
E. D
foto ilustruese
KOREJA E VERIUT- Motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un paralajmëroi për kund&eum...
Bota
10 Qershor 2024, 19:59
I.A
F-16
UKRAINË- Shefi i aviacionit në Forcat Ajrore të Ukrainës thotë se dhjetëra avionë të avancuar luftarakë, ...
Bota
10 Qershor 2024, 19:33
E. D
foto ilustruese
GAZA- SHBA-ja ka bërë thirrje për të votuar rezolutën e paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-s...
Bota
10 Qershor 2024, 19:22
E. D
Saulos Chilima
AFRIKË- Një aeroplan që transportonte zëvendëspresidentin e Malavisë, Saulos Chilima dhe nëntë t&eu...
Bota
10 Qershor 2024, 19:21
I.A
Rezultatet
BRUKSEL- Zgjedhjet katërditore për Parlamentin Evropian kanë tronditur themelet e këtij parlamenti. Partitë e djathta t...
Bota
10 Qershor 2024, 18:49
E. D
autori
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunitetin lokal të Pirgos në Greqi. Bëhet me dije se një vja...