LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Ekspertët analizojnë paralajmërimet ruse për përdorimin e armëve bërthamore

Rusia ka rezervën më të madhe të armëve bërthamore në botë dhe ekspertët thonë se ajo ka 10 herë më shumë armë bërthamore taktike se sa Shtetet e Bashkuara. Në mars 2018, Presidenti rus Vladimir Putin paraqiti një sërë armësh të reja, duke thënë se ato mund të godasin pothuajse kudo në botë dhe të mos kapen.

6 Tetor 2022, 15:55 Nga I.A
SHBA: Ekspertët analizojnë paralajmërimet ruse për
Avionet

SHBA- Mes njoftimeve të pakonfirmuara se një tren i divizionit bërthamor të Rusisë është parë duke u nisur drejt Ukrainës, Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka shenja se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, ekspertët e armëve bërthamore thonë se Shtetet e Bashkuara do ta dinin nëse Rusia do të lëvizte armët bërthamore drejt kufirit ukrainas.

Rusia ka rezervën më të madhe të armëve bërthamore në botë dhe ekspertët thonë se ajo ka 10 herë më shumë armë bërthamore taktike se sa Shtetet e Bashkuara. Në mars 2018, Presidenti rus Vladimir Putin paraqiti një sërë armësh të reja, duke thënë se ato mund të godasin pothuajse kudo në botë dhe të mos kapen. Përballë humbjeve ushtarake në Ukrainë, ai ka kërcënuar se do të përdorë "çdo mjet që ka në dispozicion" për të mbrojtur Rusinë.

Të martën, Shtëpia e Bardhë iu përgjigj njoftimeve të pakonfirmuara se Rusia mund të zhvendosë armë bërthamore drejt kufirit me Ukrainën.

"Ne e marrim shumë seriozisht çdo armë bërthamore, ose kërcënim për përdorimin e tyre, por dua të them se nuk kemi parë ndonjë arsye për të ndryshuar gatishmërinë tonë strategjike bërthamore dhe as nuk kemi parë shenja se Rusia po përgatitet të përdorë menjëherë armë bërthamore", tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Përballë humbjeve ushtarake, Rusia shpalli një mobilizim që ka bërë që qindra mijëra rusë të largohen nga vendi. Eksperti i Sigurisë Kombëtare Mitchel Wallerstein thotë se nëse zoti Putin do të përdorte armë bërthamore, ai do t’i jepte fund një norme prej disa dekadash.

"Do të ishte një kapërcim i një vije të kuqe që asnjë vend nuk e ka kaluar që nga Lufta e Dytë Botërore. Shqetësimi është se duke u ndjerë gjithnjë e më shumë nën presion dhe me mundësi të kufizuara, ai mund të përpiqet të përdorë armë të vogla bërthamore taktike, ndoshta shumë më të vogla se ato që u përdorën në Hiroshima dhe Nagasaki, ose për t’u përpjekur të përmbysë pushtetin ukrainas në Kiev ose thjesht për të treguar se çfarë mund të jetë në gjendje të bëjë", i tha Zërit të Amerikës, Mitchel Wallerstein i Këshillit të Çikagos për Marrëdhëniet me Jashtë.

Edhe ekspertë të tjerë janë të shqetësuar. James Acton është bashkëdrejtor i Programit të Politikës Bërthamore në Fondacionin Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.

"Mendoj se nëse kjo luftë merr drejtim shumë të keq për Putinin, nëse ai përballet me një disfatë ushtarake katastrofike, nëse rrezikohet pushteti i tij, nëse ekonomia ruse shkon në prag të dështimit, atëherë nuk mund ta përjashtoj mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia. Nuk mendoj se mundësia është shumë e madhe, por mendoj se ka më shumë gjasa tani se në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Ftohtë", thotë ai për Zërin e Amerikës.

Zoti Acton beson se pavarësisht kërcënimeve të tij, presidenti rus nuk mendon se mund të përdorë armë bërthamore për të fituar luftën kundër Ukrainës.

"Qëllimi është të frikësojë Ukrainën, mbështetësit e saj perëndimorë, Shtetet e Bashkuara në veçanti, se kërcënimi i përshkallëzimit të mëtejshëm, kërcënimi i një lufte bërthamore gjithëpërfshirëse mund t'i bëjë ata të tërhiqen, të bëjnë lëshime, për t'i dhënë Putinit një rrugëdalje nga poshtërimi”, thotë zoti Acton.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, thotë se forcat e tij po avancojnë me shpejtësi, duke rimarrë dhjetëra fshatra në Ukrainën lindore dhe jugore. Ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se forcat ruse janë tërhequr përballë kundërofensive të Ukrainës. Ekspertët bërthamorë i thonë Zërit të Amerikës se nëse presidenti Putin do t'i afronte armët bërthamore më pranë Ukrainës, SHBA-të do të kishin dijeni për një lëvizje të tillë.

Marrë nga VOA

mitchel wallerstein karine jean-pierre

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj