3 Maj 2023, 14:39
Nga A.B

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës rreth 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake, në kohën kur luftëtarët ukrainas po përgatiten për një ofensivë pranverore kundër ushtrisë pushtuese ruse.
Njoftimi zyrtar për ndihmën pritet të bëhet gjatë ditës së sotme, thanë zyrtarët amerikanë.
Paketa do të përfshijë fishekë për artileri, obusë, raketa për sistemin Himars, mortaja dhe pushkë antitank.
Për herë të parë, SHBA-ja do të dërgojë edhe raketa Hydra-70, të cilat lëshohen nga avionët dhe mund të përdoren si mbështetje nga ajri për avancimin e forcave tokësore të Ukrainës.
Armët do të nxirren nga stoqet e Pentagonit.
Kjo do të jetë dërgesa e 37-të e armëve nga SHBA-ja në Ukrainë, prej se Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022.
Perëndimi e ka ndihmuar vazhdimisht Ukrainën me armatim, ndërsa kundër Rusisë ka ndërmarrë sanksione të ashpra.
Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në lindje të Ukrainës, e sidomos në qytetin e Bahmutit.
Shtëpia e Bardhë vlerësoi këtë javë se 20.000 luftëtarë rusë janë vrarë në Ukrainën lindore që nga dhjetori.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se pothuajse gjysma e tyre ishin pjesëtarë të grupit mercenar, Wagner.
Kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, tha se luftëtarët e tij nuk po marrin furnizimet që u nevojiten, për shkak të mungesës së mbështetjes nga Moska./REL
shba
Bota
3 Maj 2023, 14:37
k.m.
Foto ilustruese
Operatorët telefonikë nga Ballkani Perëndimor dhe nga vendet e Bashkimit Evropian kanë nënshkruar një marr&eu...
Bota
3 Maj 2023, 14:36
k.m.
f
Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës rreth 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake, në kohën kur luft&...
Bota
3 Maj 2023, 14:28
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot ndodhi në një s...
Bota
3 Maj 2023, 14:09
k.m.
Foto ilustruese
SERBI- Del momenti i arrestimit të 14-vjeçarit, i cili 8 persona në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar&r...
Bota
3 Maj 2023, 14:06
m.s
SERBI- Detaje të reja janë hedhur në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Beograd, ku një i mitur vrau tetë...
Bota
3 Maj 2023, 13:28
f.i
Pjetër Shala
HAGË- Në gjykatën e Hagës po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të gjashtë në gjykimin kundë...
Bota
3 Maj 2023, 13:13
f.i
pamje nga vendngjarja
SERBI- Një nxënëse në klasën e shkollës “Vladislav Ribnikar” ku ka ndodhur sulmi, ka t...
Bota
3 Maj 2023, 13:07
f.i
SHBA- Agjencia meteorologjike e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për rritjen e gjasave për zhvillimin e...
Bota
3 Maj 2023, 12:20
f.i
Pamje nga vendngjarja
SERBI- Nxënësit e shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, ku ndodhi vrasja masiv...
Bota
3 Maj 2023, 12:34
m.s
Roman Protasevich
BJELLORUSI- Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar me tetë vite burg gazetarin dhe aktivistin Roman Protasevich, ba...