LIVE UPDATES
Bota

"Lirimi i pengjeve", SHBA propozon draft-rezolutën për armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Diplomati amerikan e bëri këtë njoftim gjatë turneut në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë edhe një vizitë në Izrael.

21 Mars 2024, 08:09 Nga M.B
"Lirimi i pengjeve", SHBA propozon draft-rezolutën për
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Shtetet e Bashkuara kanë qarkulluar një draft-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm të lidhur me lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës", tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Diplomati amerikan e bëri këtë njoftim gjatë turneut në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë edhe një vizitë në Izrael. SHBA-ja, aleate kyçe e Izraelit, më herët kishte vendosur veto në Këshillin e Sigurimit për rezolutat lidhur me Gazën. Rasti i fundit ishte në shkurt, kur Uashingtoni kundërshtoi përdorimin e fjalës “menjëhershëm” në draftin e dorëzuar nga Algjeria.

Javët e fundit, megjithatë Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Izraelit, përderisa insiston që Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, duhet të lirojë menjëherë pengjet e marra gjatë sulmit në jug të Izraelit më 7 tetor.

“Në fakt, ne kemi një rezolutë që e kemi dërguar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm të lidhur me lirimin e pengjeve dhe shpresojmë që çdo shtet ta mbështetë atë”, tha Blinken gjatë vizitës në Arabinë Saduite.

“Mendoj se do të dërgonte një mesazh të fortë, një sinjal të fortë”, tha ai për median saudite Al Hadath.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin në shenjë hakmarrjeje për sulmin e 7 tetorit.

“Sigurisht, ne qëndrojmë me Izraelin në të drejtën e tij për të mbrojtur veten... por, në të njëjtën kohë, është imperative që civilët që gjenden në zona të luftimeve dhe të cilët po vuajnë në mënyrë të tmerrshme – të përqendrohemi te ta, le t’i bëjmë ata prioritet, pra mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e ndihmës humanitare”, tha Blinken.

Zyrtarët amerikanë kanë negociuar për një tekst alternativ të rezolutës që kur bllokuan draft-rezolutën algjeriane që bënte thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm në Gazë”. Ajo alternativë, që përqendrohej në mbështetjen e një armëpushimi gjashtëjavor në këmbim të lirimit të pengjeve, kishte pak shanse të kalonte, thanë burimet diplomatike, sipas AFP-së. Kjo agjenci e lajmeve ka parë një version të ri të tekstit ku theksohet “nevoja për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të mbrojtur civilët, lejimi i ndihmës thelbësore për të lehtësuar vuajtjen... në lidhje me lirimin e pengjeve që po mbahen”.

Ende nuk është caktuar ndonjë seancë ku do të mund të votohej ky tekst. Një ditë më herët, Blinken në Arabinë Saudite u takua me krerët shtetërorë, ndërkaq të enjten do të qëndrojë në Egjipt dhe të premten në Izrael. Turneu i Blinkenit, që është i gjashti në rajon që kur nisi lufta, zhvillohet paralelisht me bisedimet që mbahen në Katar, ku ndërmjetësit për të tretën ditë me radhë u takuan të mërkurën në përpjekje për të arritur një armëpushim. Megjithatë, ka pak tregues se ata mund të arrijnë shpejt një marrëveshje. Plani që po diskutohet në Katar do të mundësonte ndaljen e përkohshme të luftimeve në këmbim të lirimit të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë. Gjatë kësaj periudhe, po ashtu do të rriteshin dërgesat me ndihmë humanitare në Rripin e Gazës./ REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj