LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston krahun lindor të NATO-s

Fondet, që janë miratuar këtë javë në kuadër të shpenzimeve për vitin fiskal 2026, garantojnë fonde për Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë nën Iniciativën për Siguri të Baltikut.

5 Shkurt 2026, 11:01 Nga E. D
SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston krahun lindor
Donald Trump

SHBA- Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një fond prej 200 milionë dollarëve si asistencë sigurie për shtetet e Baltikut, teksa intensifikohet aktiviteti rus në krahun lindor të NATO-s.

Fondet, që janë miratuar këtë javë në kuadër të shpenzimeve për vitin fiskal 2026, garantojnë fonde për Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë nën Iniciativën për Siguri të Baltikut.

Paketa prej 838.7 milionë dollarëve, e nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 3 shkurt, parasheh rritje të bashkëpunimit me tri shtetet baltike, pavarësisht përpjekjeve të kaluara të Pentagonit për t’i eliminuar ato.

Rreth 10 milionë dollarë shtesë i janë ndarë Estonisë nga programin për financim të ushtrive të huaja, fonde të cilat Tallini i ka përdorur më parë për të blerë pajisje HIMARS, raketa Javelin dhe predha artilerie të kalibrit të madh.

“Ky është parandalim shumë i mirë për aleatët tanë të Baltikut”, ka thënë kongresisti Don Bacon në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se kjo çështje është kthyer në prioritet pasi Departamenti amerikan i Mbrojtjes* ka dhënë sinjale për ndalje të fondeve për programin.

“Kongresi është i përkushtuar për aleancë të fuqishme të NATO-s dhe ne e dimë që duhet vëmendje më e madhe sa i përket Baltikut”, ka thënë ai, duke shtuar se historia është dëshmi për rrezikun që kanoset nga braktisja e angazhimeve globale.

“Shumica në Kongres janë të përkushtuar për NATO-n dhe ne e dimë që kemi nevojë për miq për ta luftuar Kinën, Rusinë dhe Iranin. Nuk mund ta bëjmë vetë. Amerika vetëm është një Amerikë e dobësuar”, ka thënë Bacon.

Tri shtetet baltike, të gjitha anëtare të NATO-s dhe mbështetëse të Ukrainës, kanë parë shkelje të hapësirave të tyre territoriale nga aeroplanët dhe dronët rusë në muajt e fundit.

Bacon ka thënë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës, që shpejt po hyn në vitin e pestë, është kërcënim përtej kufijve të Ukrainës. Ai ka thënë se mënyra se si përfundon konflikti, më i përgjakshmi në Evropë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, do të formësojë ambientin e sigurisë për shtetet baltike dhe fqinjët tjerë më të brishtë.

“Nëse Ukraina humb, atëherë duhet ta dimë që Moldavia do të jetë e radhës. Ne nuk duhet të jemi neutralë. Ne duhet të qëndrojmë në anën e lirisë dhe kundër një banditi diktator”, ka thënë ai.

Për shtetet baltike, miratimi i fondeve shkon përtej vendimeve buxhetore. Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 4 shkurt se vendimi vërteton se ky rajon përbën linjën e frontit të NATO-s.

Budrys i ka përmendur edhe rreziqet tjera që i kanosen rajonit, përfshirë operacionet hibride ruse dhe bjelloruse.

Kristen Taylor, nga Iniciativa për Siguri Transatlantike në Këshillin Atlantik, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se legjislacioni është miratuar në kohën e urgjencës në rritje, për shkak të aktivitetit rus. Sipas saj, ky financim është miratuar për t’i rritur kapacitetet ushtarake për aleatët e Baltikut./REL

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj