Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme e Thesarit (OFAC) vendosi sanksione ndaj korporatës Chilsong Trading, që tha se përdoret nga Koreja e Veriut për të fituar monedha të huaja dhe për të mbledhur inteligjencë.
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive që i akuzoi se kanë gjeneruar paligjshëm të ardhura për Qeverinë e Koresë së Veriut.
Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme e Thesarit (OFAC) vendosi sanksione ndaj korporatës Chilsong Trading, që tha se përdoret nga Koreja e Veriut për të fituar monedha të huaja dhe për të mbledhur inteligjencë. Po ashtu, është sanksionuar korporata Korea Paekho Trading, që akuzohet se ka gjeneruar fonde për Qeverinë e Koresë së Veriut që nga vitet ’80, përmes projekteve ndërtimore në mbarë Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.
SHBA-ja po ashtu sanksionoi dy individë - Hwang Kil Su and Pak Hwa Song – për ndihmën që i kanë dhënë Qeverisë verikoreane për të fituar të ardhura, u tha në deklaratën e Thesarit amerikan. Thesari po ashtu tha se këta dy persona kanë themeluar kompaninë e quajtur Aconde SARL në Republikën Demokratike të Kongos me qëllim që të fitojnë të ardhura nga projektet ndërtimore me qeveritë lokale.
Javën e kaluar, media shtetërore tha se Koreja e Veriut ka testuar raketën e katërt strategjike lundruese gjatë stërvitjeve ushtarake që synonin të demonstronin aftësinë e shtetit për të kryer kundërsulme bërthamore kundër, siç u tha, forcave armike.
“Programi i paligjshëm i armëve të shkatërrimit në masë dhe i raketave balistike” të Koresë së Veriut “kërcënon sigurinë ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal”, tha Brian Nelson, zyrtar i lartë për sanksione në Departamentin amerikan të Thesarit.
“SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të shënjestruar rrjetet e paligjshme të regjimit që gjenerojnë të ardhura për këto aktivitete destabilizuese”, shtoi ai.
Muajin e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke qëndruar përkrah homologëve të tij nga Koreja e Jugut dhe Japonia, u bëri thirrje shteteve që të rrisin sanksionet kundër Koresë së Veriut në përgjigje të lëshimeve të fundit të raketave balistike. Koreja e Veriut po vazhdon të zhvillojë dhe prodhojë raketa të reja, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga rezolutat e Kombeve të Bashkuara që ndalojnë aktivitetet bërthamore dhe raketore të shtetit. SHBA-ja dhe Koreja e Veriut së fundmi kanë marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta që ishin të përqendruara në mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Koreja e Veriut./VOA
Binjaket dhe Kushërira GREQI- Dy motrat binjake Thomi dhe Chrysa Plakia dhe kushërira e tyre e parë Anastasia që humbën jet&e...
makina e policit holandez Hicham Argani BRITANI- Balonat spiune, kineze që kanë qarkulluar në SHBA kanë qenë së fundmi ...
Oliver Veran FRANCË- Përfaqësuesi i qeverisë së Macron pas mbledhjes së kabinetet ka dalë me një konferencë p&...
Merrick Garland SHBA- Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland doli para një Komiteti të Senatit të mërkurën, ...
Ekonomia në Kinë KINË- Ekonomia e Kinës po përjeton rritje pas përfundimit të politikës së rreptë &ldquo...
Merrick SHBA- Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit të mercenarëve rusë, Wagner ...
Mbreti Charles III dhe Princ Harry SHBA- Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex u është kërkuar të lirojn&...
Takimi në Bruksel KOSOVË- Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirce Geoana, ka zhvilluar një bisedë tel...
Besnik Beslimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian dhe dialog i Republikës së Kosov&eum...
Krykios Mitsotakis GREQI- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë një deklaratë të jashtëzakonshme pas kthimi...